Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration

Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration Kjo faqe ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian.

Kosova merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në DublinKryenegociatori i Republikës së Kosov...
03/09/2026

Kosova merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Dublin

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po përfaqëson Kosovën në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që po mbahet më 3 dhe 4 shtator në Dublin nën Presidencën Irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Takimi mbledhë ministrat e shteteve anëtare të BE-së, homologët e tyre nga vendet kandidate dhe kandidate potenciale, Komisionerë evropianë dhe deputetë të Parlamentit Evropian. Në agjendë janë tri tema kryesore: Korniza Financiare Shumëvjeçare 2028-2034, zgjerimi i BE-së dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike të Bashkimit Evropian.

Ministrat e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale do t'u bashkohen shteteve anëtare në një sesion pune të dedikuar për zgjerimin, ku Kryenegociatori Zulfaj do të ketë një intervenim. Në fjalën e tij, ai do të artikulojë prioritetet e Kosovës, me theks të veçantë te marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, si hapa të merituar mbi bazën e reformave dhe rezultateve të vendit.

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe në avancimin e reformave që e afrojnë vendin me familjen evropiane.

Kryenegociatori Zulfaj priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Sh.T. Bernard Çobaj.Mali i Zi po bën hapa...
26/08/2026

Kryenegociatori Zulfaj priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Sh.T. Bernard Çobaj.

Mali i Zi po bën hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe përvoja e tij në këtë proces është e vlefshme për Kosovën në funksion të përgatitjeve për fazat e ardhshme. Pas punëtorisë për shkëmbimin e përvojave të zhvilluar së fundmi në Tiranë me ekipin negociues të Shqipërisë, Kryenegociatori Zulfaj shprehu interesimin që një shkëmbim i tillë të zhvillohet edhe me Malin e Zi.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe Procesin e Berlinit. Mali i Zi është për herë të parë nikoqir i Procesit të Berlinit këtë vit, prandaj në takim u bisedua për mundësitë që ofron ky proces për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Procesi i Berlinit është platformë e rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij duhet të zbatohen, pasi prej tyre përfitojnë të gjithë qytetarët e rajonit, e sidomos të rinjtë.

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin "Integrimi në Bashkim...
12/08/2026

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin "Integrimi në Bashkimin Evropian dhe Mekanizmat Rajonalë", në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, ku diskutoi me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE, si dhe rolin e rëndësinë e diplomacisë sonë në avancimin e statusit kandidat dhe hapjes së negociatave.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka argumente të fuqishme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim. Kosova është një demokraci dinamike, me ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje, plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe një partner proaktiv e i besueshëm i Bashkimit Evropian. Përparimi i Kosovës drejt BE-së forcon institucionet demokratike dhe i kontribuon paqes, sigurisë dhe perspektivës demokratike të gjithë rajonit.

Kryenegociatori vlerësoi se misionet diplomatike të Kosovës kanë rol të rëndësishëm në shtyrjen përpara të argumenteve tek shtetet anëtare të BE-së.

Gjatë bashkëbisedimit dhe sesionit të pyetjeve e përgjigjeve, u diskutua më gjerësisht qasja e Kosovës ndaj procesit të anëtarësimit, dinamikat brenda BE-së dhe vendeve anëtare, reformat dhe mënyra se si misionet diplomatike mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së anëtarësimit.

Përveç mekanizmave të paraparë në kuadër të Instrumentit të Reformave dhe Rritjes, përfshirja e drejtpërdrejtë sekretarë...
04/08/2026

Përveç mekanizmave të paraparë në kuadër të Instrumentit të Reformave dhe Rritjes, përfshirja e drejtpërdrejtë sekretarëve të përgjithshëm është e rëndësishme për zbatimin e reformave.

Sot diskutuam për avancimin e projektligjeve dhe strategjive që bien në përgjegjësinë e ministrive përkatëse, si dhe për miratimin dhe zbatimin e rregulloreve për organizimin e brendshëm të ministrive dhe institucioneve vartëse. Theksi ishte tek roli pro-aktiv i sekretarëve të përgjithshëm, si Zyrtarë Kryesorë Administrativë, në përmbushjen cilësore të hapave reformues.

Falënderoj MDAP-në për kordinimin e takimit dhe të gjithë sekretarët, drejtorët dhe zyrtarët e përfshirë për bashkëpunimin.

Pas përmbylljes së afatit të qershorit, fillojnë përgatitjet për afatin e dhjetorit në Agjendën e Reformave.Në mbledhjen...
30/07/2026

Pas përmbylljes së afatit të qershorit, fillojnë përgatitjet për afatin e dhjetorit në Agjendën e Reformave.

Në mbledhjen e VIII-të të Komitetit Zbatues institucionet përgjegjëse prezantuan planet e përditësuara për zbatimin e reformave dhe së bashku shqyrtuam planet dinamike për arritjen e hapave që për afat shtesë dhe të rregullt e kanë 31 dhjetorin e këtij viti.

Në listën e prioriteteve për seancat e radhës të Kuvendit janë gjithashtu ligjet të cilat nuk arritën të aprovoheshin në afatin e qershorit.

Përmes takimeve të rregullta me institucionet, sigurohemi që po ndërmerren të gjithë hapat brenda kompetencave të institucioneve për zbatimin e reformave të parapara dhe kështu të avancojmë procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Takim i rregullt me Zyrën e BE-së.Me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatovën, biseduam...
24/07/2026

Takim i rregullt me Zyrën e BE-së.

Me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatovën, biseduam për temat e përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE: Instrumentin për Reforma dhe Rritje, projektet e IPA-s dhe zhvillimet aktuale. 🇽🇰🇪🇺

Address

Ndërtesa E Qeverisë, Sheshi Skenderbeu P. N
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Integrimi Evropian i Kosovës - Kosovo's European Integration posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share