18/04/2026
𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄
Tash e sa kohë, banorët e Kodrës së Trimave II janë duke u përballur me një situatë të papranueshme dhe të padurueshme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, kjo një e drejtë elementare për jetë, e cila sot po na mohohet në mënyrë të vazhdueshme.
Përkundër thirrjeve të shumta, kërkesave të përsëritura dhe ankesave të drejtpërdrejta drejtuar KRU Prishtina, situata jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar ndjeshëm.
Reduktimet janë bërë më të shpeshta, më të gjata dhe mbi të gjitha, po realizohen pa asnjë njoftim paraprak, duke e lënë komunitetin tonë në errësirë të plotë dhe pa asnjë mundësi planifikimi.
Kjo nuk është më çështje teknike apo arsyetime se po zhvillohen punë në pêrmirësim të infrastrukturës, kjo tashmë është shpërfillje e hapur ndaj qytetarëve tê zonës sonë. Ky është trajtim i papërgjegjshëm dhe denigrues ndaj një komuniteti që paguan obligimet e veta dhe kërkon vetëm minimumin jetik: UJË.
Ne i bëjmë thirrje urgjente menaxhmentit të Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina" që të ndalojë këtë qasje neglizhente dhe të fillojë të trajtojë qytetarët me dinjitet. Furnizimi me ujë nuk është luks, është detyrim bazë institucional dhe përgjegjësi që nuk mund të anashkalohet apo të relativizohet.
Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje edhe Komuna e Prishtinës, repektivisht nga Kryetari Perparim Rama që të mos qëndrojnë spektatorë ndaj kësaj gjendjeje. Autoritetet komunale kanë përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të tyre dhe duhet të ushtrojnë presion të menjëhershëm dhe konkret mbi KRU Prishtina për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë.
Durimi i qytetarëve ka arritur kulmin.
Kodra e Trimave nuk do të pranojë më arsyetime boshe dhe zvarritje të pafundme. Nëse kjo situatë vazhdon, ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa të tjerë për të mbrojtur të drejtat tona legjitime.
është . Dhe jeta nuk negociohet.
Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II
https://www.facebook.com/share/v/1VFFwcy1BJ/