24/08/2026
Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), u mbajt ligjërata me temën:
“Menaxhimi i krizës hipertensive dhe kujdesi infermieror ndaj këtyre pacientëve në KPS”
Ligjërata u realizua nga Dr. Spec. Milaim Ramadani, ish-punonjës në Shërbimin e Urgjencës, i cili aktualisht punon në Gjermani, dhe pjesa praktike nga, Inf. B*h. Fexhrije Shehu.
Një vlerë e veçantë e kësaj ligjërate ishte ndërthurja e njohurive teorike me përvojën praktike. Dr. Ramadani ndau me pjesëmarrësit përvojën e tij profesionale si dhe praktikat dhe qasjet e përvetësuara gjatë angazhimit të tij profesional në Gjermani.
Falënderojmë ligjëruesit për kontributin e tyre, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në edukimin e vazhdueshëm profesional.