Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me ligjin Nr. 04/L-034

Agjencia është e vendosur për të trajtuar me shpejtësi ndikimet substanciale negative ekonomike dhe sociale
si dhe nxitjen e investimeve në Ndërmarrjet Shoqërore, përmes autorizimeve të gjëra publike administrative
që i ka Agjencia Kosovare e Privatizimit mbi këto ndërmarrje dhe asete, duke përfshirë, por pa u kufizuar,
mandatin dhe autoritetin për sh*tjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve tek investitorët
privatë, ose likuidimin e tyre përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Nga objekt i pashfrytëzuar në kapacitet prodhues: Electro Plus nis prodhimin e transformatorëve në Zubin PotokFabrika “L...
14/09/2026

Nga objekt i pashfrytëzuar në kapacitet prodhues: Electro Plus nis prodhimin e transformatorëve në Zubin Potok

Fabrika “LOLA – Fabrika e Veglërisë” në Zubin Potok, e cila për shumë vite kishte qenë jashtë funksionit, sot është rikthyer në prodhim. Falë investimeve të kompanisë “Electro Plus”, fabrika tashmë prodhon transformatorë vendorë nën markën ENERKOS TRAFO, duke i dhënë jetë të re një pjese të rëndësishme të historisë së industrisë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka mundësuar këtë hap përmes vënies në dispozicion të shfrytëzimit të objektit që është në pronësi shoqërore dhe që administrohet nga AKP, kompanisë Electro Plus për zhvillimin e aktivitetit afarist, ku përveç prodhimit, do të bëhet edhe testimi dhe certifikimi i transformatorëve përmes teknologjisë së avancuar.
Në hapjen zyrtare të fillimit të prodhimit të transformatorëve morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore e lokale, ndërsa mori pjesë edhe kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Hekuran Nikçi, i cili në emër të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përgëzoj kompaninë Electro Plus për investimin dhe për vizionin për ta zhvilluar këtë kapacitet prodhues. Ai tha se kjo është një dëshmi se si një aset kthehet në vlerë. “Ky është një shembull konkret i asaj që ne në AKP besojmë se rezultati i punës sonë duhet të jetë: jo thjesht administrimi i aseteve, por aktivizimi i potencialit të tyre ekonomik. Sepse një aset i mbyllur nuk krijon vende pune. Një objekt i pashfrytëzuar nuk gjeneron zhvillim”.
“Electro Plus” aktivitet më parë e zhvillonte në Vushtrri, me kapacitet më të vogël. Në lokacionin e ri janë punësuar 23 punëtorët, ndërsa është në proces të rritjes së numrit në 45 punëtorë në ditët në vijim dhe përveç prodhimit, do të bëhet edhe testimi dhe certifikimi i transformatorëve përmes teknologjisë së avancuar.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, si institucion i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që vepron në të gjithë territorin e vendit, do të vazhdojë ta kryejë mandatin e saj me përgjegjësi, transparencë dhe fokus të qartë në rritjen e vlerës së aseteve dhe në krijimin e kushteve që ato të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

KOMUNIKATË PËR MEDIAAGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 75Agj...
09/09/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 75

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për sh*tjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 75, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Ceremonia u zhvillua në “Sallën e Konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: www.pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar.

Për 38 asetet për të cilat u pranuan oferta, konkurruan 70 ofertues dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 10,340,229 euro.

Lista e plotë e rezultateve të ofertave është publikuar në ueb-faqen zyrtare të AKP-së: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vepron në të gjithë territorin e vendit dhe ka mandat të plotë për sh*tjen ose bartjen e aseteve dhe ndërmarrjeve shoqërore te investitorët privatë, përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe efikas.

Punë të mbarë
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Phone:+383(0)38 500 400
Email. [email protected]

LIVE - Dorëzimi dhe hapja e ofertave për asetet në sh*tje përmes ShAL 75:
09/09/2026

LIVE - Dorëzimi dhe hapja e ofertave për asetet në sh*tje përmes ShAL 75:

Enjoy the videos and music that you love, upload original content and share it all with friends, family and the world on YouTube.

FTESË PËR MEDIA Agjencia Kosovare e Privatizimit, sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve të ...
09/09/2026

FTESË PËR MEDIA

Agjencia Kosovare e Privatizimit, sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve të sh*tjeve të aseteve përmes Likuidimit nr. 75 (ShAL 75).

Pranimi i ofertave do të bëhet në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.


Ju mirëpresim
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Phone:+383(0)38 500 400
Email. [email protected]

31/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Bordi i AKP-së merr vendime për avancimin e proceseve të administrimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore

Prishtinë - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datë 27 gusht 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

Fillimisht, Bordi diskutoi për pronat e Ndërmarrjeve shoqërore (NSh) që ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe kontestet gjyqësore që ndërlidhen me to dhe vendosi që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të zgjeroj bashkëpunimin me shtetet ku ndodhen këto asete. Bordi diskutoi edhe për asetet jothelbësore të N.Sh. “Trepça”, të cilat sipas Ligjit për Trepça ShA kanë mbetur nën menaxhim të AKP-së.

Bordi aprovoi Shtojcën e Rregullores për Ndërmarrjet në Administrim Direkt, përkatësisht Rregulloren për NSh “Inex Sharr Pllanina” - Brezovicë dhe po ashtu emëroi 7 anëtarë të Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje.

Sa i përket sh*tjeve me tender publik, Bordi sipas kërkesave të Komunave Skenderaj dhe Obiliq largoi 3 asete, sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë Bordi largoi 90 asete - të gjitha këto sipas kërkuesve për interes të përgjithshëm publik. Bordi po ashtu largoi 1 aset sipas kërkesës së një pale, pasi që e njëjta ishte në trajtim për sh*tje direkte. Ndërsa, sa i përket procesit të sh*tjeve direkte, Bordi shqyrtoi raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 4 kërkesa u aprovuan për procedurë të mëtutjeshme dhe 11 kërkesa u refuzuan. Po ashtu u miratuan 13 raporte përfundimtare të sh*tjes direkte, në të cilat është aprovuar çmimi i sh*tjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e përmbylljes së sh*tjes.

Në këtë mbledhje Bordi refuzoi 3 kërkesa për blerjen e banesave të NSh-ve, pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore për aprovim.

Sipas kërkesës, Bordit iu paraqit Raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe Raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira - evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim: 1) NSh “Hotel Mineral”, GJI091 në shumë prej 17,302.00 € për 1 kreditor, 2) NSh “Ramiz Sadiku”, PRN035 në shumë prej 6,809.67 Euro për tre (3) kreditor.

Lidhur me procedurën e arbitrazhit UNCITRAL – Rasti nr. AC-II-25-0001 ndërmjet NR Agro Kosova Holding Sh.P.K. dhe Q.M.I. – Qendra e Mobileve Italiane Sh.P.K. kundër AKP-së, Bordi aprovoi angazhimi i dy eksperteve për nevoja të mbrojtjes së AKP-së. Bordi po ashtu vendosi për angazhim të një eksperti ligjor për draftimin e strategjisë për transformimin e AKP-së dhe aktivitetet të tjera që ndërlidhen me transformimin.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e transformimt, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

KOMUNIKATË PËR MEDIAAKP shpall sh*tjen e re të aseteve, 258 prona në sh*tje në gjithë KosovënAgjencia Kosovare e Privati...
19/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
AKP shpall sh*tjen e re të aseteve, 258 prona në sh*tje në gjithë Kosovën

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall sh*tjen e re të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim - ShAL 75 dhe fton të gjithë investitorët e interesuar që të marrin pjesë dhe të konkurojnë me ofertat e tyre për blerjen e aseteve të tenderuara.

Janë gjithsej 258 asete të ndara sipas kategorive dhe potencialit zhvillimor, prej të cilave ka njësi bujqësore, shumë prej tyre me tokë të cilësisë së lartë për bujqësi intensive dhe pemëtari; njësi rezidenciale, ideale për zhvillim të banimit urban e rural; asete me funksione të ndryshme komerciale, të përshtatshme për investime afariste; depo me potencial për shfrytëzim logjistik apo magazinues dhe lokale afarist, që përfaqësojnë mundësi të rralla për zhvillim biznesi.

Asetet janë të shpërndara në 6 rajonet e Kosovës. Kjo valë e sh*tjeve synon të nxisë zhvillimin ekonomik përmes krijimit të mundësive konkrete për investime në bujqësi, banim, tregti dhe shërbime, kurse pronat janë me sipërfaqe që variojnë nga njësi të vogla për investitorë individualë, deri në prona të mëdha që mund të transformohen në qendra zhvillimi rural, agrobiznesi apo projekte banimi.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në sh*tje përmes Sh*tjes së Aseteve me Likuidim nr.75 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 09.09.2026, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilën njësi. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për sh*tje.

AKP fton të gjithë të interesuarit, individë, biznese, diasporë dhe investitorë të huaj, që të aplikojnë përmes një procesi transparent dhe të mbikëqyrur dhe të mos e humbin këtë mundësi për të investuar në prona me vlerë dhe me potencial të madh zhvillimor.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të vizitojnë faqen www.pak-ks.org, të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo përmes email adresës [email protected].

NJOFTIM ri shpallje publike për qiradhënie   Kushtet e përgjithshme: Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi v...
18/08/2026

NJOFTIM
ri shpallje publike për qiradhënie

Kushtet e përgjithshme:
Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu edhe ndërprerje për shkaqe të privatizimit ose çështjeve tjera relevante. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore.
Qiramarrësi potencial duhet te paguaj shumën që është e barabartë me shumën pagesës së qirasë për një muaj menjëherë pas nënshkrimit të kontratës;
Ofertat për qiradhëniet komerciale apo mujore duhet të dorëzohen nga personat juridik apo përfaqësuesit e tyre për secilën njësi veç e veç.
Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (një zarf - një ofertë për një njësi) në Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë.
Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: nr. i Njësisë, emri i NSh-së dhe vendndodhja e asetit.
Në rastet e qiradhënies në vlera prej € 300.00 e mbi mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka), të lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës
Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari adekuat për Dorëzim të Ofertës, formulari për qiradhënie mujore (për qiradhënie komerciale), të cilët formularë mund të merren në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt të AKP-së, apo të shkarkohen nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Nëse nuk përdoret forma adekuate e ofertimit, ofertuesi do të diskualifikohet.
Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Ofertat do të pranohen në datën 28.08.2026 prej orës 10:00 – 11:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç.
Zarfet do të hapen publikisht në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt, Zyra Qendrore e AKP-së në Prishtinë me datën 28.08.2026 nga ora 11:10
Ofertat përmes faksit nuk do të pranohen.
Palët e interesuara për marrjen e informatave dhe shikimin fizik të asetit Njësia nr:1 mund të kontaktojnë Koordinatorin e Ndërmarrjes “Inex Sharr Planina Brezovicë” z. Slobodan Staletovic në nr. tel 045/513-239, ndërsa për Njësinë nr:2, 3 dhe 4 Koordinatorin e Ndërmarrjes “Jatex” z. Gzim Radoniqi në nr.tel 044/921-891.
Sipërfaqet e prezantuara më lart janë të përafërta dhe të dhënat më të sakta me ortofoto mund të merren nga personat kontaktues të lartpërmendur.
Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media në gjuhën Shqipe dhe Serbe në Kosovë do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të AKP-së;

Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
Në ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.

Pagesa e Qiramarrjes:
Ofertuesi fitues është i obliguar që të paguaj shumat me pagesa të rregullta paraprake mujore, duke filluar me pagesën e parë të caktuar në fillimin e kësaj Kontrate të Qirasë, dhe, deri në masën që është e zbatueshme, me pagesa mujore në vijim, të caktuara në të njëjtën ditë të muajit vijues, (apo më herët në rast se data e pagesës së parë apo ndonjë pagesë tjetër mujore rastis të jetë ndonjë festë publike.

Dispozita të përgjithshme:
Pronat /asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovica dhe Jatex Gjakovë, paraqitur si më lartë ofrohen për qiradhënie dhe Ofertuesit kanë përgjegjësinë të verifikojnë përshkrimin dhe kushtet e aseteve (gjendjen faktike) dhe AKP do të konsiderojë se ofertuesit kanë dijeni të mjaftueshme në lidhje me pronat e ofruara për qiradhënie dhe nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë pengim të posedimit/shfrytëzimit eventual.
Të gjitha njësitë ofrohen për qiradhënie si njësi të veçanta.
Në rast se ofertat janë nën çmimin e tregut të vlerësuar bazuar në asetet e tjera të dhëna me qira, komisioni për vlerësimin e ofertave ka të drejtë të refuzoj ato oferta.

Ofertuesit me ndalesë ofertimi:
• Personat fizik apo juridik të cilët kanë uzurpuar paluajtshmërinë në pronësi shoqërore, ndaj të cilëve Agjencia apo NSh -ja ka iniciuar procedurë gjyqësore për lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmeve eventuale;
• Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose me çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) personat fizik ose juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund);

Ofertat do të pranohen me në zarf të mbyllur në:
Zyra Qendrore e AKP-së në Prishtinë; Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Nr. 55 Lakrishtë, 10000 Prishtinë
Tel: 038/500-400 lok. 1130; email: [email protected]; www.pak-ks.org

12/08/2026

NJOFTIM

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjitha palët e interesit se, tash e tutje, të gjitha njoftimet zyrtare të Agjencisë do të publikohen vetëm në kanalet zyrtare të komunikimit.

Për informata të përditësuara, vizitoni Ueb-faqen zyrtare të AKP-së: www.pak-ks.org, si dhe ndiqni RTK1 dhe RTK2.

Agjencia Kosovare e Privatizimit
[email protected]
038 500 400
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

OBAVEṦTENJE

Kosovska Agencija za Privatizaciju (KAP) obaveštava sve zainteresovane strane da će se, ubuduće, sva zvanična obaveštenja Agencije objavljivati isključivo putem njenih zvaničnih komunikacionih kanala.
Za najnovije informacije posetite zvaničnu veb-stranicu KAP-a: www.pak-ks.org, kao i RTK1 i RTK2.

Kosovska Agencija za Privatizaciju
[email protected]
038 500 400

FTESË PËR OFERTË - NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica (nën Administrim Direkt)Lënda: Ftesë për dorëzi...
09/08/2026

FTESË PËR OFERTË - NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica (nën Administrim Direkt)

Lënda: Ftesë për dorëzimin e ofertave për realizimin e punimeve të hapjes dhe zgjerimit të rrugës ekzistuese të qasjes dhe pastrimit të pistave të skijimit në Qendrën e Skijimit Brezovica

Nr. i Prokurimit: 02/2026

- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), për nevojat e NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica, fton operatorët ekonomikë të interesuar dhe të kualifikuar që të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e punimeve të hapjes dhe zgjerimit të rrugës ekzistuese të qasjes dhe pastrimit të pistave të skijimit në Qendrën e Skijimit Brezovica, në përputhje me kërkesat, specifikimet teknike dhe kushtet e përcaktuara në Dosjen e Tenderit të cilën e gjeni ne kete link: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

Qëllimi i kësaj procedure është angazhimi i një operatori ekonomik të specializuar për realizimin e punimeve në terren, të cilat përfshijnë hapjen dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese të qasjes për lëvizjen e sigurt të rrafshuesve të borës, largimin e gurëve, shkëmbinjve dhe pengesave të tjera nga pistat e skijimit, si dhe nivelimin dhe përgatitjen e terrenit për sezonin dimëror.

Fondi maksimal i paraparë për realizimin e kontratës është 20,000.00 € (njëzet mijë euro), përfshirë TVSH-në.

Duke marrë parasysh konfiguracionin specifik të terrenit dhe natyrën e punimeve, vizita në terren është obligative për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar, me qëllim të njohjes me gjendjen faktike, vlerësimit të vëllimit të punimeve dhe përcaktimit të makinerive dhe pajisjeve më të përshtatshme për realizimin e tyre.

Oferta financiare duhet të përgatitet në bazë të çmimit për orë pune për makineritë dhe pajisjet e propozuara, në përputhje me kërkesat e Dosjes së Tenderit. Pagesa do të realizohet sipas orëve faktike të punës, të evidentuara dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit përgjegjës të Autoritetit Kontraktues.

Kontrata do t'i jepet operatorit ekonomik me çmimin më të ulët të vlerësuar, me kusht që oferta të jetë e përgjegjshme dhe të përmbushë të gjitha kërkesat teknike, profesionale dhe ligjore të përcaktuara në Dosjen e Tenderit.

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet t'i dorëzojnë ofertat e tyre, së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Dosjes së Tenderit, jo më vonë se më 26.08.2026, në ora 10:00.

Ofertat mund të dorëzohen në:

Agjencia Kosovare e Privatizimit
Rr. “Dritan Hoxha”, nr. 55
10000 Prishtinë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun (PR)

ose në mënyrë elektronike në adresën zyrtare:

[email protected]

Hapja publike e ofertave do të bëhet më 26.08.2026, në ora 11:00, në ambientet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në prani të përfaqësuesve të operatorëve ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë.

Punimet duhet të realizohen sipas planit të aprovuar dhe kërkesave të Autoritetit Kontraktues, ndërsa afati maksimal për përfundimin e tyre është 31 tetor 2026.

Për informata apo sqarime shtesë lidhur me procedurën dhe organizimin e vizitës obligative në terren, operatorët ekonomikë mund t'i drejtohen AKP-së përmes adresës elektronike të lartcekur, brenda afateve të përcaktuara në Dosjen e Tenderit.

Bashkëngjitur:
Dosja e Tenderit – Nr. i Prokurimit 01/2026, me Termat e Referencës, specifikimet teknike, formularët dhe anekset përkatëse.

Me respekt,

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT

Në emër dhe për llogari të:

NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica

30/07/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datë 29 korrik 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për vazhdimin dhe forcimin e qeverisjes institucionale brenda Agjencisë.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi Raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2026 i cili sipas procedurave do të dërgohet të njësia Qendrore Harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe u njoftua me rezultat e auditimit për periudhën gusht - dhjetor 2025.

Sa i përket sh*tjeve me tender publik Bordi shqyrtimi dhe mirato shpalljen e listës së aseteve për Sh*tjen e Aseteve përmes Likuidimit SHAL 75 që përmban 260 asete të cilat janë të ri tenderuara dhe do të bëhen publike së shpejti. Ndërsa sa i përket procesit te sh*tjeve direkte bordi shqyrtoi raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 2 kërkesa u aprovuan për procedurë te mëtutjeshme , 12 u refuzuan. Po ashtu u miratuan 10 raporte përfundimtare, në të cilat është aprovuar çmimi i sh*tjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e kontratës.

Lidhur me banesat në pronësi shoqërore Bordi vendosi që të aprovoj 1 kërkesë, të refuzoj 3 kërkesa për blerjen e banesave pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore ndërsa për 1 rast Agjencia u shpall jo kompetente për të vendosur pasi që kërkesa e subjektit ne procedure nuk kishte të bëjë me ndërmarrje shoqërore.

Sa i përket qiradhënieve Bordi shqyrtoi rezultatet e qiradhënies publike të aseteve të NSh-ve nën Administrim Direkt, ku 5 asete ishin në trajtim: 1 nuk kishte ofertë dhe për 4 të tjera çmimi u refuzua sepse çmimet referuese që janë marrë për bazë për rekomandim do të jenë objekt i rivlerësimit. Bordi po ashtu u informua për qiradhëniet publike të datës 26.06.2026 të aseteve të NSH-ve në likuidim dhe që realizohen nga Autoritetit i Likuidimit – ku në këtë qiradhënie ishin 73 njësi – prej të cilave 8 ishin aprovim të natyrës qira komerciale, 22 aprovim të natyrës qira vjetore – ndërsa asetet tjera nuk kishin pranuar oferta ose ofertuesit ishin tërhequr nga procedura e tenderimit për shkak të rrethanave pronësoro-juridike.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve në vijim: 1) NSh Xim Strezovci, GJI066 - 236,900.20 € në shumën prej për 64 kreditor, dhe 2) NSh Komogllava, GJI135 në shumën prej 24,836.30 € për 8 kreditor. Bordi po ashtu miratoi buxhet shtesë për 5 ndërmarrje shoqërore pasi që për të njëjtat ende nuk kanë përfunduar procedurat e likuidimit.

Në kuadër të akteve nënligjore Bordi aprovoi Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Bordi po ashtu amandamentoi Shtojcën se Procedurave të sh*tjes - Metodologjia e Përcaktimit te Çmimit Orientues, respektivisht nenin 6.4 - duke përcaktuar shkallën e zbritjes së çmimit orientues: 0% në tenderimin e parë, 10% në të dytin, 20% në të tretin dhe 40% nga tenderimi i katërt. Ky ndryshim rrit transparencën, llogaridhënien dhe para shikueshmërinë e procesit, duke siguruar trajtim të njëtrajtshëm dhe pritshmëri më të qarta për të gjithë ofertuesit.

Bordi po ashtu vendosi që pas procedurave në një nga mbledhjet e ardhshme të aprovoj Rregulloren për NSh Inex Sharr Planina Brezovicë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e privatizimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Address

Rruga “Dritan Hoxha”, Nr. 55, Lakrishtë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kosovare e Privatizimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kosovare e Privatizimit:

Shortcuts

Share