Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor.

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësor

e janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Sot profesionistët e KPSH-së mjekë dhe infermierë familjar në bashkëpunim me DSH-në e Kryeqytetit, në ambientet e QMF-1 ...
12/06/2026

Sot profesionistët e KPSH-së mjekë dhe infermierë familjar në bashkëpunim me DSH-në e Kryeqytetit, në ambientet e QMF-1 organizuan aktivitete dhe ligjërata vetëdijësuese edukativo-shëndetësore lidhur me parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës dhe për Tuberkulozin, me qytetarët e komunitetit Rom, Ashkali, dhe Egjiptian.

Gjatë aktiviteteve, profesionistët e KPSH - së ofruan informacione të rëndësishme për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe mbrojtjen përmes vaksinimit kundër HPV-së.

Takimi ishte interaktiv, me qytetarët është diskutuar rëndësia e kontrollave të rregullta, pasi që ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm i çdo sëmundje janë thelbësor për parandalim dhe trajtim të suksesshëm.

Kanceri i qafës së mitrës është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri i grave në shumë vende nëpër botë, por megjithatë me veprime parandaluese të duhura si bërja e rregullt e PAP testit dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, po ashtu nëse diagnostikohet herët mund të trajtohet në mënyrë efektive.

U theksua gjithashtu rëndësia e madhe e vaksinimit kundër HPV-së në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me këtë virus, i cili mund të prekë të dy gjinitë.

Poashtu u zhvillua ligjërata edukativo-shëndetësore dhe vetëdijësuese për Tuberkulozin, e cila me zbulim të hershëm, dhe trajtim të duhur, shërohet dhe parandalohet përhapja e saj në rrethin e afërt familjar dhe shoqëri në përgjithësi.

Gjatë aktiviteteve u theksua për rëndësinë e njohjes së simptomave të kësaj sëmundje që përfshijnë:
Një kollë që zgjatë më shumë se dy javë, kollitje me gjak ose pështymë(gëlbazë nga thellësia e mushkërive), dhimbje gjoksi, plogështi, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, ethe dhe djerësitje natën, vështirësi në frymëmarrje, nëse keni ndonjërën nga këto shenja konsultohuni me mjekun tuaj familjarë që nëse dyshon në Tuberkuloz atëherë mjeku do të ju udhëzoj për ekzaminimet e nevojshme në Njësin e Tuberkulozit pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, diagnostikimi dhe trajtimi për TB ofrohet falas në institucionet shëndetësore publike për të gjithë pacientët në vendin tone.

Gjatë aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale informuese dhe edukativo-shëndetësore.

Sot u mbajt takimi i dytë i Grupit Punues për shqyrtimin e administrimit të Imipenemit në Kujdesin Parësor Shëndetësor (...
09/06/2026

Sot u mbajt takimi i dytë i Grupit Punues për shqyrtimin e administrimit të Imipenemit në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh), me ç’rast u finalizua raporti me rekomandime profesionale të bazuara në evidencë shkencore, legjislacionin në fuqi dhe dokumentet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke qenë se gjatë viteve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve të administrimit të Imipenemit në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, Menaxhmenti me Grupin Punues ka analizuar këtë praktikë duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi, Udhëzuesin për Përdorimin e Antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Procedurën Standarde Operative për Kujdestarinë e Antibiotikëve, klasifikimin AWaRe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe parimet ndërkombëtare të Kujdestarisë për Antibiotikët (Antimicrobial Stewardship).

Raporti adreson aspektet klinike, organizative dhe të sigurisë së pacientit, duke theksuar rëndësinë e përdorimit racional të antibiotikëve rezervë, monitorimit adekuat klinik dhe laboratorik, si dhe respektimit të kompetencave të niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor.

Qëllimi i rekomandimeve është forcimi i sigurisë së pacientit, parandalimi i rezistencës antimikrobike dhe harmonizimi i praktikave profesionale me standardet dhe rekomandimet bashkëkohore në fushën e përdorimit të antibiotikëve.

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majitNga 16 prilli e deri më ...
07/06/2026

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Nga 16 prilli e deri më 1 qershor, janë raportuar 25 raste fëmijëve të cilët janë prekur nga fruthi.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku vetëm në javën e fundit të majit ishin raportuar pesë raste të reja.

E gjithë këto raste po vijnë si shkak i hezitimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Për fat të keq, ato teoritë konspirative që gjoja vaksina shkakton autizëm ka bërë që prindërit të hezitojnë ta sjellin fëmijën për vaksinim. Por pastaj studime të tëra kanë bërë që kjo nuk është e vërtetë”, tha mjeku Rush*t Ismaili.

Mjeku familjar që punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka treguar simptomat kryesore të fruthit.

“Për fat, kohëve të fundit prindërit e kanë kuptuar që është shumë e rëndësishme që të vaksinohet fëmija kundër fruthit, është një sëmundje goxha e rëndë e cila paraqitet me skuqje, me temperaturë shumë të lartë, në qoftë se përkeqësohet mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore”, thotë ai.

Që interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët është rritur pas rasteve të fundit e thotë edhe infermieria përgjegjëse në këtë QKMF, Flora Rashani.

“Interesimi i prindërve për t’i paraqitur fëmijët në Qendrat e vaksinimit, po flas për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në 16 qendra të tjera ku ekziston njësia vaksinimi numri i prindërve që sjellin fëmijët për tu vaksinuar kundër fruthit është dukshëm i madh. Numri i fëmijëve vetëm këtë muaj ka arritur mbi 1 mijë fëmijë, grupmosha 1-5 vjeç”, tha Rashani.

Doza e parë e kësaj vaksine jepet në moshën 12 muajshe, kurse doza e dytë jepet para fillimit të shkollës (5-6 vjeç).

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin maj është mbajtur ligjerata  me titull "HIPER...
31/05/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin maj është mbajtur ligjerata me titull "HIPERTENSIONI ARTERIAL-KUJDESI INFERMIEROR ", ku morën pjesë 250 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri,
Teuta Mehmeti.

Dita Botërore kundër duhanit dhe drogaveMe rastin e shënimit të Ditës Botërore Kundër Duhanit me moton “Zbulimi i joshje...
29/05/2026

Dita Botërore kundër duhanit dhe drogave

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore Kundër Duhanit me moton “Zbulimi i joshjes – kundër varësisë nga nikotina dhe duhani” qendrat e KPSH-së të komunës së Prishtinës me profesionistët shëndetësor organizuan ligjërata vetëdijësuese, edukativo-shëndetësore në shkollat afër qendrave përkatëse për nxënësit si dhe në ambientet e QMF-ve me pacientët, qytetarët dhe komunitetin.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të të rinjve dhe të gjithë popullatës mbi pasojat e dëmshme të përdorimit të duhanit në shëndetin e njeriut. U theksua se duhani ndikon negativisht pothuajse në çdo organ të trupit, duke rritur rrezikun për sëmundje të shumta kronike dhe duke dëmtuar seriozisht cilësinë e jetës.

Gjithashtu, u përcoll mesazhi se konsumimi i duhanit nuk dëmton vetëm shëndetin e duhanpirësit, por edhe të personave përreth përmes ekspozimit ndaj tymit pasiv, dhe qëllimi është promovimi i një jete pa duhan dhe ruajtja e shëndetit të jëtë përgjegjësi e përbashkët për familjen dhe komunitetin.

Poashtu në këtë ditë profesionistët e KPSH-së organizuan ligjëratë edukativo-shëndetësore lidhur me parandalimin e përdorimit të drogave, informimin e saktë dhe të drejtë të nxënësve mbi rreziqet, pasojat nga përdorimi i drogave, dëmet shëndetësore dhe sociale që ato krijojnë. Gjatë aktiviteve të pranishëm ishin edhe zyrtarët për shëndetësi nga Drejtoria e Shëndetësis së Komunës së Prishtinës.

Duhani mbetet ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parandalueshme në botë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e miliona njerëzve.

Largimi nga duhani sjell përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për organizmin:Ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, mushkërive dhe kancer, përmirëson funksionin e mushkërive dhe qarkullimin e gjakut, ndikon pozitivisht në mirëqenie dhe cilësi më të mirë të jetës.

Rritja e ndërgjegjësimit për dëmet që shkakton duhani, alkooli dhe substancat e tjera të dëmshme mbetet thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht tek të rinjtë.

Parandalimi dhe largimi nga duhani janë hapa të rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme, me më shumë mirëqenie për individin, familjen dhe komunitetin.
Le të përcjellim së bashku mesazhin për një jetë pa duhan dhe me më shumë shëndet.

Delegacioni i ICARS Danimarkë u prit në QKMF PrishtinëTë hënën, më 25 maj 2026, në QKMF Prishtinë u prit një delegacion ...
25/05/2026

Delegacioni i ICARS Danimarkë u prit në QKMF Prishtinë

Të hënën, më 25 maj 2026, në QKMF Prishtinë u prit një delegacion nga ICARS Danimarkë, në kuadër të aktiviteteve për Kujdestarinë e Antimikrobikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Delegacioni u prit nga Dr. Valdet Hashani, Drejtor i QKMF-së Prishtinë, Dr. Rush*t Ismajli, Koordinator i Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, Dr. Violeta Haxhiaj Nobrdali, drejtuese e grupit për Kujdestarinë e Antimikrobikëve, si dhe Z. Erton Hysenaj, farmacist.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që QKMF Prishtinë ka realizuar dhe vazhdon të zbatojë në fushën e Kujdestarisë së Antimikrobikëve, me fokus në përdorimin racional të antibiotikëve, edukimin e profesionistëve shëndetësorë dhe ndërgjegjësimin e pacientëve për parandalimin e rezistencës antimikrobike.

Po ashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të Procedurës Standarde Operative për Kujdestarinë e Antibiotikëve, si kornizë orientuese për standardizimin e praktikave në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

QKMF Prishtinë mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, forcimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve dhe bashkëpunimin me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në këtë fushë të rëndësishme të shëndetit publik.

Raport për aktivitetin e ZHVP-sëData: 20 maj 2026Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në QKM...
21/05/2026

Raport për aktivitetin e ZHVP-së
Data: 20 maj 2026

Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në QKMF Prishtinë, më 20 maj 2026 u realizua ligjërata dhe bashkëbisedimi profesional me temën “Reanimacioni kardiopulmonar dhe përdorimi i defibrilatorit”.

Ligjërues i këtij aktiviteti ishte Dr. Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë, i cili prezantoi aspektet kryesore teorike dhe praktike lidhur me reanimacionin kardiopulmonar, njohjen e hershme të arrestimit kardiak, rëndësinë e kompresioneve torakale cilësore dhe përdorimin e sigurt e efektiv të defibrilatorit në situata emergjente.

Në aktivitet morën pjesë specialistë të mjekësisë familjare dhe specialistë të specialiteteve të tjera, të cilët kontribuuan në diskutim përmes pyetjeve, komenteve dhe ndarjes së përvojave profesionale nga praktika e përditshme.

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të stafit shëndetësor në rastet emergjente, si dhe nevoja për rifreskimin e vazhdueshëm të njohurive praktike në këtë fushë. Aktiviteti shërbeu si mundësi e mirë për forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ky aktivitet paraqet një kontribut të rëndësishëm në kuadër të ZHVP-së dhe në përgatitjen e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë për menaxhimin sa më efektiv të situatave emergjente në kujdesin parësor shëndetësor.

Me data 22 dhe 29 prill në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në Prishtinë,  u mbajt ligjër...
20/05/2026

Me data 22 dhe 29 prill në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në Prishtinë, u mbajt ligjërata me temën “Infeksionet e pakomplikuara të traktit të poshtëm urinar – paraqitja e tyre klinike, diagnoza dhe trajtimi”, e prezantuar nga Dr. Arieta P**a.

Aktiviteti kishte për qëllim përditësimin e njohurive të profesionistëve shëndetësorë lidhur me njohjen klinike, diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të pakomplikuara të traktit të poshtëm urinar, me fokus të veçantë në praktikën e mjekësisë familjare. Gjatë prezantimit u diskutuan simptomat kryesore, kriteret diagnostike, rastet kur nevojiten ekzaminime laboratorike, si dhe parimet e përdorimit racional të antibiotikëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë mjekë familjarë nga QKMF Prishtinë, si dhe profesionistë të specialiteteve të tjera, të cilët kontribuan në diskutim përmes pyetjeve, komenteve dhe ndarjes së përvojave nga praktika klinike.

Aktiviteti u vlerësua si i dobishëm dhe me rëndësi praktike për përmirësimin e menaxhimit të pacientëve me infeksione të pakomplikuara urinare në kujdesin parësor shëndetësor, si dhe për fuqizimin e qasjes së bazuar në evidencë dhe përdorim racional të terapisë antimikrobike.

Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare  në Kryeqytet vazhdon të ketë rol kyç në ndërtimin dhe fo...
20/05/2026

Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet vazhdon të ketë rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të cilësisë në qendrat e mjekësisë familjare në Kryeqytet, përmes monitorimit të vazhdueshëm, identifikimit të mundësive për përmirësim, rritjes së sigurisë për pacientët dhe stafin shëndetësor, si dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.

Gjithashtu, Komiteti vazhdon të ofrojë rekomandime profesionale për menaxhmentin dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Kryeqytet, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Cilësisë me Drejtorin e QKMF-së, Dr. Valdet Hashani, lidhur me raportimin dhe analizën e monitorimit të kritereve obligative të cilësisë bazuar në standardet ndërkombëtare ISO 9001:2015 të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC) në QMF Arbëri, QMF Veternik dhe QMF Hajvali si dhe planifikimin e monitorimit të qendrës së radhës.

DITA BOTËRORE E MJEKUT FAMILJAR-19 MAJSot shënojmë Ditën Botërore të Mjekut Familjar, një ditë kushtuar profesionistëve ...
19/05/2026

DITA BOTËRORE E MJEKUT FAMILJAR-19 MAJ

Sot shënojmë Ditën Botërore të Mjekut Familjar, një ditë kushtuar profesionistëve shëndetësorë që janë pranë qytetarëve në çdo etapë të jetës, duke ofruar kujdes, mbështetje dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Në takimin solemn të organizuar në sallën e kuvendit të Komunës së Prishtinës në këtë ditë të veçant,në fjalën hyrëse Drejtori i DSH-së së Kryeqytetit Dr.Bujar Gashi theksoi për rolin e pazëvendësueshëm të mjekut familjar që është shtylla më e afërt e kujdesit shëndetësor për qytetarët dhe njëherit falenderoj të gjithë mjekët familjarë dhe ekipet e kujdesit parësor për kontributin e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama falenderoj mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit, ai poashtu theksoi se Kryeqyteti vazhdon të mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, kushteve të punës dhe mbështetjes së vazhdueshme për profesionistët shëndetësor.

Poashtu Drejtori i QKMF-së Dr.Valdet Hashani shprehi falenderim për të gjithë mjekët familjarë dhe profesionistët e KPSH-së për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën e palodhur në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit.

U.D e Drejtorit Dr.Arlinda Abdullahu nga QMU shprehi falenderim të sinqertë për punën dhe kujdesin që ofrojnë mjekët dhe profesionistët e KPSH-së.

Në këtë ditë të veçantë Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama dhe Drejtori i DSH-së Dr.Bujar Gashi me respekt dhe nderim ndanë mirënjohje për mjekët familjarë si shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
Aktivitetet u zhvilluan edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në këtë ditë të shënuar ku profesionistët e KPSH-së ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët e Kryqytetit, këshilla të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit si dhe u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore

Urime Dita Botërore e Mjekut Familjar-19 maj 2026!

Faleminderit për përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin tuaj të pandalshëm ndaj pacientëve dhe komunitetit.

Address

Rr. Fehmi Agani, Nr. 29
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share