28/08/2026
Ky në foto këtu me buzëqeshje servile me Aleksandër Vucic-in është Faik Ispahiu, bashkëthemelues i Kallxo-com të Jeta Xharrës dhe po ashtu producent ekzekutiv i programeve televizive të Kallxo-s.
Por, për Vetëvendosjen kjo nuk paraqet problem, sepse ky është me Albin Kurtin.
Madje, Vetëvendosja e sheh Kallxo-n si mediumin më të mirë.
Siç po tregojnë të dhënat disponueshme lehtësisht në internet, ky Faiku ka bashkëpunuar me Fatmir Shehollin, si drejtues i Internews Kosova, kishin pas organizu bashkë debate multietnike e sen.
Prapë, as kjo nuk paraqet problem për Vetëvendosjen.
Këtu ti e merr vesh që këta edhe Fatmir Shehollin ta mbrojnë, veç i mjafton atij me u anëtarësu në Vetëvendosje, ose edhe veç me dalë në mbrojtje të Kurtit.
Para një kohe, Prokuroria i pati arrestuar edhe nja dy spiunë në Ferizaj.
Djali i njërit prej spiunëve ka qenë gazetar, panelist i rregullt në një televizion në Kosovë dhe mbrojtës i flaktë i Vetëvendosjes dhe kjo pati mjaftuar që askush nga Vetëvendosja të mos flas fare për atë gazetarin.
Për ma tepër, ai gazetari ka pas qenë në ekip të Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Maqedoni. Pra, punëtor direkt.
E qeshtu tybe...