Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore Prishtinë Gjykata Themelore e Prishtinës për nga kompetenca lëndore dhe territoriale është gjykata më e madhe në vend e cila vendos si gjykatë e shkallës së parë.

Prishtinë, 21 Gusht 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen pena...
21/08/2026

Prishtinë, 21 Gusht 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit K.Xh. për veprën penale Kanosja.

Gjykata e ka pranuar marrëveshjen ndërmjet prokurorisë dhe të akuzuarit për pranimin e fajësisë, si të ligjshme, të drejtë, ndërsa ka vendosur që i akuzuari K.Xh. të shpallet fajtor duke e dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 30 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

I akuzuari K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, në lidhje me punën apo me pozitën e tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, seriozisht dhe publikisht e kishte kanosur tani të dëmtuarin A.K., se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që, përmes rrjetit social facebook, nga profili i tij me emrin K.Xh., e ka kanosur të dëmtuarin, duke publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij, me fjalët ‘Ah A. e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reniedhe atij’, çka me këtë veprim, tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200€ si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 100€, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Nëse konstatohet se ka pasur shpenzime tjera, Gjykata do të vendos me aktvendim të veçantë.

I dëmtuari, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të Aktgjykimit.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.M. për shkak të dyshimit se ka kryer pesë vepra penalePrishtinë, 18 Gu...
18/08/2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.M. për shkak të dyshimit se ka kryer pesë vepra penale

Prishtinë, 18 Gusht 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.M., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.G.Prishtinë, 15 Gusht 2026 – Gjykata Themelore...
15/08/2026

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.G.

Prishtinë, 15 Gusht 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.G., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale për të cilën i pandehuri dyshohet, mënyrën dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale si dhe pozitën zyrtare të të pandehurit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit S.LL. për veprat penale Kanosja dhe Nxitja e përçarjes dhe mosdurim...
15/08/2026

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit S.LL. për veprat penale Kanosja dhe Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit

Prishtinë, 04 Gusht 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit S.LL., për shkak të veprave penale Kanosja dhe Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.LL., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që, në rast se i pandehuri lihet në liri, ai të arratiset me qëllim të shmangies dhe fshehjes nga përgjegjësia penale, duke u bërë i paarritshëm për organet e drejtësisë. Një rrethanë e tillë do ta pamundësonte sigurimin e pranisë së tij dhe do të pengonte zhvillimin e rregullt dhe efikas të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit F.S. për veprën penale SpiunazhiPrishtinë, 14 Gusht 2026 – Gjykata Theme...
14/08/2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit F.S. për veprën penale Spiunazhi

Prishtinë, 14 Gusht 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj të pandehurit F.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila llogaritet nga data e arrestimit të tij, 13 gusht 2026 dhe zgjat deri më 13 shtator 2026.

Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën zhvillohen hetimet, si dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Në vlerësimin e Gjykatës janë marrë parasysh rrethanat që lidhen me rrezikun e ikjes, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rrezikun e përsëritjes ose vazhdimit të veprës penale. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale.

Me rastin e marrjes së vendimit, Gjykata ka shqyrtuar edhe pretendimet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të të pandehurit, mirëpo ka ardhur në përfundimin se masa e paraburgimit, për periudhën fillestare prej një muaji, është masë e domosdoshme dhe proporcionale në rrethanat konkrete të çështjes.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë vizitoi Qendrën e Paraburgimit në PrishtinëPrishtinë, 10 gusht 2026 - Kryetar...
10/08/2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Prishtinë, 10 gusht 2026 - Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Ngadhnjim Arrni realizoi vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku u mirëprit nga Drejtori i Qendrës, z. Salih Ademi, dhe Zyrtarja e Lartë për Pranime dhe Lirime, znj. Mirsade Mehmetaj.

Gjatë takimit, Kryetari u njoftua me organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Paraburgimit, procedurat e pranimit dhe vlerësimit të personave të privuar nga liria, si dhe me kapacitetet dhe sfidat operative me të cilat përballet institucioni. U theksua roli i rëndësishëm i kësaj qendre në procesin e vlerësimit dhe sistemimit të personave të privuar nga liria në institucionet korrektuese përkatëse.

Në kuadër të vizitës, Kryetari vizitoi një nga njësitë e akomodimit të të paraburgosurve, hapësirat e dedikuara për aktivitetet e tyre të përditshme, si dhe ambientet administrative të qendrës, përfshirë qendrën e monitorimit, ku realizohet mbikëqyrja e hapësirave të qendrës përmes sistemit të video-vëzhgimit.

Përfaqësuesit e Qendrës prezantuan gjithashtu programet dhe aktivitetet që zhvillohen me personat e privuar nga liria, të orientuara drejt rehabilitimit, risocializimit dhe përgatitjes së tyre për riintegrim në shoqëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Takimi ofroi mundësinë për të diskutuar gjendjen aktuale të qendrës, sfidat me të cilat përballet në përmbushjen e qëllimeve të saj, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të trajtimit të personave të privuar nga liria.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, duke u theksuar rëndësia e koordinimit institucional në funksion të administrimit efikas të drejtësisë dhe respektimit të të drejtave themelore të personave të privuar nga liria.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civilePrishtinë, 03...
03/08/2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 03 Gusht 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit J.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prishtinë 31 Korrik 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen pena...
31/07/2026

Prishtinë 31 Korrik 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve M.P. për veprën penale Krim i Organizuar nga neni 274 paragrafi 3 të Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës, të akuzuarit D.E., N.H. dhe A.M. për veprën penale Krim i Organizuar nga neni 274 paragrafi 2 të Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës.

I akuzuari M.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej 100 mijë euro.

I akuzuari D.E. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej 80 mijë euro.

E akuzuara N.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej 20 mijë euro.

I akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej 30 mijë euro.

Të akuzuarit detyrohen që të paguajnë secili veç e veç të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës, kurse për fondin e kompensimit të viktimave të paguajnë gjithashtu secili veç e veç shumën nga njëqind (100) euro, kurse në emër të paushallit gjyqësor gjithashtu secili veç e veç shumën prej 500 (pesëqind) euro, të gjitha këto në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Konfiskohen 45 ngastrat kadastrale të cilat janë të propozuara në faqen 112 deri në faqen 113 të aktakuzës, si dhe mjetet financiare të cilat gjenden në llogarinë bankare në emër të M.P. dhe të D. E., të cilat janë të propozuara për konfiskim në aktakuzë.

Konform nenit 363 parafrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së të akuzuarit M.P., D.E. dhe A.M. lirohen nga akuza, për veprën penale Shpëlarja e parave nga neni 71 të KPK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit e kanë kryer këtë vepër penale.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civilePris...
29/07/2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 29 Korrik 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja mas, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prishtinë, 24 Korrik 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen pen...
24/07/2026

Prishtinë, 24 Korrik 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.A. për veprën penale Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobosë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal te Republikës së Kosovës.

I akuzuari Sh.A. është shpall fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesë mijë) euro.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100€ si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 100€, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Themelore Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category