31/01/2021
LIDHJA E PRIZRENIT - EFEKTET DIPLOMATIKE TË SAJ!
Populli shqiptar, gjatë përiudhës së vetë historike, ka disa ngjarje me rëndësi të madhe, të cilat, herë pas heret, provojnë aftësinë e kombit shqiptar, për mendime të larta dhe teori të mdha.
Në shek. XV luftëtarët e Skenderbeut me një grusht njerëzish kundrejt një Përandorie ushtarake, si ajo e Turqisë, e cila atëherë ndodhej në kulmin e fuçisë, formojnë tragjedinë e parë historike të këtij kombi.
Lidhja e Prizrenit formon kunorën e dytë të Glores shqiptare.
Lufta e Vlorës prej një grusht njerëzish kundra një pushteti të madh prej 40 milion formon kunorën e tretë.
Që nga lufta e Skenderbeut e gjërë në vitin 1878 që është fillimi i kongresit kombëtar të Prizrenit, populli shqiptar prej Europës së qytetruar konsiderohej si i thëthitur prej popullit turk dhe si një anëtar i familjes së madhe muslimane, që nuk pranonte kombësi të veëantë. Si përfundim i këtij mendimi Shqipëria konsiderohej si një kuptim gjeografik dhe populli shqiptar i destinuar për të pësuar fatin e turqve të Ballkanit dmth. për t'u zhdukur nga kjo tokë e për t'u mërguar, shpejt ose vonë në Azinë e Vogël.
Lidhja e Prizrenit ishte faktori i parë i rëndësishëm që përmbysi kuptimin e keq të Europës Oksidentale rreth populli nshqiptar.
Veprimet e Lidhjes treguan faqe botës së populli shqiptar kundrejt rrezikut mund të bashkohet dhe ky komb luftëtar kur të bashkohet me zemër me të vërtetë mund të bëjë mrekulli. Shpirtësuesi i kësaj lëvizje kombëtare ishte një njeri i jashtëzakonshëm nga cilësi e nga karakteri i cili quhej Abdyl bej Frashëri.
Duke qenë së mbledhja e Prizrenit në fillim kishte një trajtë fanatike, e cila do të rezultonte më tëpër e damshme së sa e dobijshme. Abdyl beu me intelegjencën e shquar, me mendjen e këthjellt, me karakterin e lartë të tij, me ndihmën e një kulture oksidentale formoj qëndrën e Frashërit; hartoj programin dhe me një shpirt bteorie i ndryshoj fazën Lidhjes dhe i dha frymën nacioanale dhe kuptimin europian.
Kjo vepër e meritueshme u kurorzua me rënjën viktimë të iniciatorit dhe shokëve të tij, me fitimin parcial të idealit kombëtar.
I ndjeri Abdyl bej Frashëri kishte shënuar kujtimet e tij, në një dorshkrim të rreshtuar në gjuhën turqishte; por, për fat të keq ky dorëshkrim tëpër i çmueshëm, duke qenë i depozituar në shtëpinë e Kahreman bej Vrionit në Fier, në kohën e luftërave që u zhvilluan në atë vend (pra, në Fier - vr. ime) në mes të ushtarëve italianë dhe austriakë, u zhduk për të mos rënë në dorë asnjë herë tjetër.
Veprimet e Lidhjes së Prizrenit vazhduanë tri vjetë që nga viti 1878 gjërë në vitin 1881 që ishte data e zgjidhjes të çështjeve kufitare të Shqipërisë, njëkohsisht dhe data e arrestimit të Abfyl beut Frashërit me shokët e tij, Gani e Nazif bej Frashërit, ashtu edhe dënimi i tyre prej gjyqit ushtarak të Prizrenit të kryesuar prej gjeneralit turk, Dervish Pashës.
Që nga kjo Lëvizje e pastaj çdo ngjarje politike që zhvillohej në Ballkan e që bëhej objekt bisedimi në qarqët diplomatike, filloj të zën vend edhe çështja shqiptare si një çështje kombësie e veçantë.
(Mehdi Frashëri)
II
Lidhja e Prizrenit formon kapitullin e parë të Rilindjes shqiptare, prandej ka një rëndësi të veçantë për brezat e rinj.
Lidhja e Prizrenit nuk u kufizue në diskutime dhe fjalë boshe; por ajo mori masa energjike për mbrojtjen e vendit. L.P. përdori të gjitha mënyrat që kishte në dispozicion duke filluar nga protestat që ia dërgoj Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mdha e gjërë të organizimi i një qëndrese të armatosur që ishte mjeti më i sigurtë i shpëtimit kombëtar.
Qëndresa me armë e shqiptarëve e bëri çështjen e Shqipërisë si një problem ndërkombëtar dhe e detyroj Kongresin e Berlinit që ta ndryshoj disa herë aneksimin e tokave shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Edhe pse L.P. nuk arriti ta vëjë në veprim programin e saj për shkaqe tashmë të njohura; por Lidhja ishte i tërë roli historik i reagimit të shqiptarëve si Komb. Këtu edhe qëndron suksesi i Lidhjes së Prizrenit.
Po e përfundoj me këtë thënje të Hasan Prishtinës të thënë në Mbledhjen e Prizrenit. Po e citoj: "Shqiptarë! Mos luftoni për hesap te të huajve dhe për të zgjedhur së kujt të ia dorëzoni çëlsat e Shqipërisë. Mundohuni t'i dalloni interesat tuaja nga ato te të huajve dhe të luftojmë për vetën tonë, për lirinë tonë. Të nngulim në mendje një herë e përgjithmonë që vetëm me vetën tonë, në bashkimin tonë, në mirëkuptimin tonë,qëndron edhe shpëtimi jonë. Atdheu dhe Kombi mbi të gjitha.
(Agim Curri)