Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës Projekti për SAS Reformën zbatohet nga MPFVLC dhe financohet nga IDA/Banka Botërore.

✨ Histori suksesi - Projekti SAS ✨Me kënaqësi ju prezantojmë storjen e suksesit të znj. Remzije Pllana, përfituese e Pro...
17/06/2026

✨ Histori suksesi - Projekti SAS ✨

Me kënaqësi ju prezantojmë storjen e suksesit të znj. Remzije Pllana, përfituese e Projektit SAS, e cila ka arritur të integrohet me sukses në tregun e punës pas një procesi të vazhdueshëm këshillimi dhe orientimi profesional.

Falë mbështetjes së Projektit SAS dhe angazhimit të këshilltarit të punësimit, znj. Pllana ka identifikuar dhe zhvilluar aftësitë e saj, duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut të punës. Ky proces ka rezultuar me punësimin e saj dhe një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit profesional.

Në këtë rrugëtim ka kontribuar edhe organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians përmes programit “Puna Ime e Parë”, duke lehtësuar integrimin e saj në vendin e punës dhe fuqizimin e saj profesional.

💬 “Falë mbështetjes së Projektit SAS dhe angazhimit të këshilltarit të punësimit, kam arritur të integrohem me sukses në tregun e punës. Përmes këshillimit dhe orientimit profesional, kam identifikuar dhe zhvilluar aftësitë e mia, duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut.”- Remzije Pllana, përfituese e Projektit SAS

Mbahet trajnim për këshilltarët e punësimit të projektit SASNë kuadër të Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës...
04/06/2026

Mbahet trajnim për këshilltarët e punësimit të projektit SAS

Në kuadër të Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale, u realizua një trajnim për këshilltarët e punësimit dhe stafin e Help Desk-ut të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Trajnimi u udhëhoq nga Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihu, dhe u fokusua në forcimin e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve për zbatimin e aktiviteteve që ndërlidhen me reformën e sistemit të asistencës sociale.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet forcimi i kapaciteteve profesionale të stafit, me fokus mbështetjen e procesit të aktivizimit dhe integrimit në tregun e punës të personave të aftë për punë, përfitues të Skemës së re të Asistencës Sociale, duke kontribuar në rritjen e mundësive për punësim dhe përfshirje të qëndrueshme ekonomike.

🤝🌸 Bashkëpunim për fuqizimin e grave në Shtime - Takim me biznesin “Butterfly” për projektin SASPërfaqësuesit e Zyrës së...
02/06/2026

🤝🌸 Bashkëpunim për fuqizimin e grave në Shtime - Takim me biznesin “Butterfly” për projektin SAS

Përfaqësuesit e Zyrës së Punësimit në Shtime realizuan takim me biznesin “Butterfly” në kuadër të projektit SAS, për të diskutuar mundësitë e punësimit të përfituesve të pilotimit të asistencës sociale, me fokus të veçantë tek gratë.

“Butterfly”, i cili punëson mbi 40 gra në pozita të paketimit dhe ambalazhimit, ishte ndër bizneset në komunën e Shtimes që iu bashkua projektit SAS, duke krijuar mundësi punësimi për gratë përfituese të asistencës sociale.

Ky partneritet dëshmon rolin e rëndësishëm të sektorit privat në krijimin e mundësive për punësim dhe integrim në tregun e punës të grupeve më të cenueshme.

📌 Disa informacione rreth llogarisë së pagesave me shërbime bazike
01/06/2026

📌 Disa informacione rreth llogarisë së pagesave me shërbime bazike

Zyra e Punësimit në Pejë vazhdon bashkëpunimin me Voice of Roma, Ashkali and EgyptiansNë kuadër të angazhimit për fuqizi...
28/05/2026

Zyra e Punësimit në Pejë vazhdon bashkëpunimin me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians

Në kuadër të angazhimit për fuqizimin dhe integrimin në tregun e punës të përfituesve të pilot projektit SAS, po vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, me synim ndërmjetësimin dhe finalizimin e punësimeve për përfituesit e projektit.

Përmes këtij bashkëpunimi po krijohen mundësi konkrete për përfshirje profesionale, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje drejt integrimit ekonomik e social të komuniteteve përfituese.

Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke kontribuar në rritjen e mundësive për punësim dhe mirëqenie sociale.

18/05/2026

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë u organizua një takim informues me prindër përfitues të Qendra Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje (QMFF), për t’i njoftuar nga afër me Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës .

Mbi 45 prindër patën mundësi të marrin informacione të rëndësishme rreth mundësive, kritereve dhe mbështetjes që kjo skemë ofron për familjet në nevojë.
Ky takim u realizua në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Punësimit dhe këshilltarët e projektit SAS, të cilët ndanë informacione praktike dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve.📝

Në SOS, besojmë se fuqizimi i familjes fillon me informim, mbështetje dhe qasje në mundësi. Sepse kur një familje ndihet e përkrahur, edhe fëmijët rriten me më shumë siguri, kujdes dhe shpresë.🤝

Faleminderit Zyrës së Punësimit dhe këshilltarëve të projektit SAS për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në mbështetje të familjeve përfituese.🙏

Përfituesit e skemës së reformuar të asistencës sociale përfshihen në tregun e punës përmes skemës "Qeveria për Familjet...
14/05/2026

Përfituesit e skemës së reformuar të asistencës sociale përfshihen në tregun e punës përmes skemës "Qeveria për Familjet"

Përfaqësuesit nga Zyra e Punësimit Ferizaj / Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, me Mbikëqyrësin e ZP-së, Bekim Dernjani, dhe drejtorin e Stacionit të Autobusëve - Ferizaj, Denis Rash*ti, realizuan një vizitë monitoruese tek i angazhuari, përfitues nga projekti SAS i cili është integruar në tregun e punës përmes skemës "Qeveria për Familjet".

Gjatë vizitës u pa nga afër angazhimi i përfituesit në vendin e punës si dhe u vlerësuan kushtet e përgjithshme të ambientit të punës si pjesë e monitorimit të rregullt.

APRK mbetet e përkushtuar në zbatimin dhe avancimin e programeve që mbështesin punësimin e kategorive në nevojë dhe bashkëpunimin me bizneset për krijimin e mundësive të reja.

Zyra e Punësimit në Lipjan priti në takim Drejtoren e Institucionit Parashkollor “Kopshti i Yjeve”Këshilltarët e punësim...
05/05/2026

Zyra e Punësimit në Lipjan priti në takim Drejtoren e Institucionit Parashkollor “Kopshti i Yjeve”

Këshilltarët e punësimit zhvilluan një takim me znj. Xhevahire Mehmeti-Nishori me qëllim vazhdimin e bashkëpunimit. Në të kaluarën, një përfitues është ndërmjetësuar me sukses në këtë institucion përmes masës “subvencionim në pagë”, dhe në këtë frymë, palët diskutuan mundësi të reja për ndërmjetësim të kandidatëve të tjerë.

Bashkëpunimi i deritanishëm paraqet një shembull pozitiv të integrimit dhe punësimit të qëndrueshëm. Palët u dakorduan të identifikojnë kandidatë të përshtatshëm dhe të shqyrtojnë mundësinë e angazhimit të tyre në pozita të ndryshme brenda kopshtit.

Kjo nismë dhe angazhimi i përbashkët mbeten një model i suksesshëm i bashkëpunimit institucional dhe përkrahjes së punësimit.

Zyra e Punësimit në Shtime zhvillon takim me kompaninë InterexUdhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Shtime, së bashku me kë...
23/04/2026

Zyra e Punësimit në Shtime zhvillon takim me kompaninë Interex

Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Shtime, së bashku me këshilltarët e projektit SAS, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e kompanisë Interex.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e punësimit të përfituesve të asistencës sociale, si dhe për skemat e subvencionimit të pagave për kompanitë që angazhojnë këtë kategori.

Palët u dakorduan për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm me qëllim identifikimin dhe shfrytëzimin e mundësive konkrete për integrimin e përfituesve të reformës së skemës së asistencës sociale në tregun e punës.

Address

Rr. Edit Durham Nr. 46, Kati 1, Zyrja 107
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share