28/08/2026
Agjencia e Menaxhimit Emergjent me aktor relevant, organizon punëtori me temë „ Të kuptuarit e rrezikut dhe parashikimi bazuar në ndikim“
Prishtinë,
28.08.2026
Me mbështetje nga komisioni evropian, i lehtësuar nga banka botërore, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Drejtori të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Kryqin i Kuq të Kosovës dhe pjesëmarrës relevant, u takuan në punëtori dy ditore, ku fokus ishte tema“ Të kuptuarit e rrezikut dhe parashikimit bazuar ne ndikim“ , kërkesë e dalë nga niveli Komunal përgjatë zbatimit te projektit TAFF 2024.
Ngjarjen me një fjalë rasti dhe prezencën e tije e përshëndeti U.D Drejtor Ekzekutiv z. Shefki Abdullahu, i cili ndër tjerash nxori në pah, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional dhe në relacion nga niveli Komunal me nivelin Qendrorë, gjegjësisht Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Të pranishmit nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës, diskutuan dhe këmbyen përvojat në situata emergjente nga e kaluara, me fokus kërkesat të specifikuara në Procedurat Standarde Operative ekzistuese dhe ato që duhet iniciuar për t'i përpiluar, përmes të cilave do bëhej përpjekja për shkurtimin e kohës së intervenimit në raste kur kërkohet ndihma dhe mbështetja nga organet qendrore.
Punëtoria me përfaqësim nga drejtuesit e Agjencisë, prezantoi fushat e përgjegjësisë para te pranishmëve, si dhe rekomandoi dhe inkurajoi nivelin lokal të vazhdojë me Vlerësimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, si dhe bazuar ne këtë të përgatis dhe testoj përmes ushtrimeve Planin Operativ Emergjent Lokal, detyrim ligjor i secilës Komunë. Përpjekje e koordinuar për të avancuar sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit në raste te fatkeqësive nga natyra dhe faktori njeri.