Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është institucion që në përbërje t?

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) përbehet nga institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor është institucion unik, i formuar sipas Ligjit për Shëndetësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

04/06/2026

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) mirëpret Raportin e Auditimit për vitin 2025 dhe vlerëson rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në forcimin e transparencës.

Lidhur me produktet e evidentuara me afat të skaduar, sqarojmë se ato nuk janë barna, janë uniforma të cilat nuk janë pranuat me afat të skaduar, por janë rezerva të pandemisë, që nuk janë përdorur dhe kanë arritur afatin e përdorimit. Këto produkte janë larguar nga sistemi dhe rekomandimet për këtë çështje janë implementuar.

SHSKUK konsideron të rëndësishme të theksojë se raporti nuk ka identifikuar raste të keqpërdorimit të mjeteve publike, dëmtimit të buxhetit, përfitimeve të kundërligjshme apo humbjeve financiare për institucionin. Gjetjet e evidentuara lidhen kryesisht me çështje teknike, procedurale dhe të raportimit financiar.

Si një nga organizatat buxhetore më të mëdha në vend, me afër 8,000 punonjës, mbi 10 milionë shërbime shëndetësore të ofruara gjatë vitit dhe një buxhet vjetor prej rreth 200 milionë eurosh, SHSKUK menaxhon një sistem kompleks që përfshin QKUK-në, spitalet e përgjithshme, institucionet e shëndetit mendor dhe njësitë e tjera përbërëse. Pavarësisht kompleksitetit të këtij sistemi, gjetjet e auditorit kanë të bëjnë kryesisht me përmirësime administrative dhe teknike, e jo me keqmenaxhim financiar apo dëmtim të buxhetit.

Menjëherë pas pranimit të draft-raportit të auditimit, SHSKUK ka filluar implementimin e rekomandimeve dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e tyre.

Lidhur me menaxhimin e pasurive, janë harmonizuar dhe përditësuar evidencat përkatëse, ndërsa është forcuar koordinimi ndërmjet njësive përgjegjëse. Një pjesë e rekomandimeve tashmë janë implementuar.

Për klasifikimin e shpenzimeve dhe raportimin financiar, janë rishikuar procedurat e brendshme, janë dhënë udhëzime shtesë për stafin financiar dhe janë vendosur kontrolle shtesë për të siguruar raportim më të saktë financiar. Implementimi i rekomandimeve ka filluar dhe po vazhdon sipas planit të veprimit.

Për detyrimet kontingjente është iniciuar harmonizimi i evidencave me Zyrën Ligjore dhe është vendosur rishikim periodik i kontesteve gjyqësore. Procesi i implementimit tashmë është në zhvillim.

Sa i përket pasurisë për të cilën është evidentuar mungesë e dëshmisë së ekzistencës fizike, rasti ndodhet në trajtim nga organet kompetente të drejtësisë. SHSKUK vazhdon bashkëpunimin e plotë me institucionet përgjegjëse, ndërsa paralelisht janë forcuar mekanizmat e kontrollit të pasurive.

Në lidhje me pozitat drejtuese të mbuluara me ushtrues detyre, SHSKUK ka filluar procedurat për shpalljen e konkurseve dhe plotësimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lidhur me vonesat në pagesën e faturave, theksojmë se ato kanë ndodhur kryesisht si rezultat i rritjes së kërkesave për furnizime në fund të vitit fiskal, nevojës për sigurimin e rezervave për tremujorin e parë të vitit pasues, si dhe rritjes së vazhdueshme të shërbimeve shëndetësore. Megjithatë, janë ndërmarrë masa konkrete për monitorim më të mirë të detyrimeve financiare dhe planifikim më efikas të pagesave. Implementimi i rekomandimeve ka filluar menjëherë dhe një pjesë e masave tashmë janë zbatuar.

SHSKUK mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike dhe zbatimit të plotë të rekomandimeve të auditorit. Një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve tashmë janë implementuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces zbatimi.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), është kryer realizimi  i  Obturatorit - protezë speci...
04/06/2026

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), është kryer realizimi i Obturatorit - protezë speciale dentare që mbyll defektet e qiellzës ose nofullës së sipërme për të rikthyer funksionin dhe estetikën.

Pacienti A.S. i lindur me 1971 pas trajtimit kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale me diagnozë OSCC gr. III, ku është realizuar Maxillectomia Partialis Inferioris, ka vazhduar konsultat dhe trajtimin onkologjik sipas rekomandimeve të onkologut.

Pas vlerësimit klinik të defektit postoperativ të krijuar nga ndërhyrja kirurgjikale, është vendosur që rehabilitimi funksional dhe estetik i pacientit të realizohet përmes rehabilitimit protetik me obturator protetik , rezultat i një bashkëpunimi profesional në trajtim të rasteve komplekse të kësaj natyre e në përputhje me protokollin e Protetikës Maksillo-Faciale.

Ky rehabilitim ka për qëllim përmirësimin e funksioneve orale, duke përfshirë të folurin, gëlltitjen, mastikacionin, si dhe rikthimin e integritetit anatomik dhe cilësisë së jetës së pacientit.

26/05/2026

Bazuar në Vendimin, Nr. 04/16, të Datës: 30.04.2026, e Qeverisë së Republikës së Kosovës është formuar Bordi Drejtues Nr. V i SHSKUK-së në këtë përbërje;

Dr. Faik Shatri - Përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. I zgjedhur Kryesues i Bordit Drejtues me mandat 1 vjeçar, në mbledhjen e Bordit Drejtues të mbajtura me datë: 26.05.2026;
Dr. Tetore Olloni - Përfaqësuese nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
Dr. Ardita Baraku - Përfaqësuese nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;
Z. Osman Hajdari – Përfaqësues nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
Dr. Vjollca Zeqiri – Përfaqësuese nga Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
Z. Mentor Sadiku - Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.


Z. Fahredin Majkovci, Sekretar i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, i përzgjedhur me konkurs publik.

26/05/2026

Prishtinë, 26 maj 2026
Bordi Drejtues i ShSKUK-së
Komunikatë për medie

Njoftim për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 26.05.2026, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, me 6 vota për, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Faik Shatrin.

Me këtë rast, Bordi Drejtues shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe angazhimin e Bordit Drejtues të mandatit paraprak në zhvillimin dhe funksionimin e SHSKUK-së.

Kryesuesi i sapozgjedhur, Dr. Faik Shatri, falënderoi anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e rolit të SHSKUK-së në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

20/05/2026
08/05/2026

Address

Lagjja E Spitalit
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës:

Share