Sistemi Prokurorial

Sistemi Prokurorial Mirë se vini në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës!

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në GjakovëGjakovë, 8 qershor 2026 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departame...
08/06/2026

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Gjakovë, 8 qershor 2026 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se dje, më datë 7 qershor 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e Rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.

Prokurori i Shtetit deri në këto momente  ka ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit  Prish...
07/06/2026

Prokurori i Shtetit deri në këto momente ka ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit


Prishtinë, 7 qershor 2026 - Mbi 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt.

Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.

Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor   Prishtin...
07/06/2026

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Prishtinë, 7 qershor 2026 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura P**a.

Me këtë rast U.D. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, e cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren P**a dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.

Në dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, po qëndron edhe një zyrtar nga Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX, i cili po monitoron rastet penale që mund të ndodhin gjatë ditës, e të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve sot mbi 100 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial ...
07/06/2026

Për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve sot mbi 100 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial po qëndrojnë kujdestarë


Prishtinë, 7 qershor 2026 - Për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura P**a po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për fajdePrizren, 06 Qershor 2026 –  Prokuroria The...
06/06/2026

Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për fajde

Prizren, 06 Qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale "Fajdeja", ndërsa një person tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër penale gjendet në arrati dhe është në kërkim nga organet kompetente.

Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëkryerje duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, me ç'rast kanë kontraktuar dhe përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me huanë e dhënë.

Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se në shtator të vitit 2021 është lidhur një marrëveshje huazimi në shumën prej 50,000 euro, me kushte të rënda financiare për të dëmtuarin, duke përfshirë kamata mujore dhe përfitime të konsiderueshme pasurore në favor të të pandehurve. Më pas, përmes kërkesave të vazhdueshme për pagesë dhe presionit të ushtruar ndaj familjarëve të të dëmtuarit, është kërkuar kthimi i shumave shumëfish më të larta se huaja fillestare.

Sipas hetimeve, të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar gjithsej rreth 150,000 euro pa llogaritur borxhin bazë.

Po ashtu, Prokuroria është duke zhvilluar hetime edhe ndaj një personi tjetër, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale "Manipulimi me prova", për shkak të dyshimeve se ka ndërmarrë veprime me qëllim të pengimit ose vështirësimit të procedurës penale dhe administrimit të drejtë të provave.

Prokurori i Shtetit, duke vlerësuar rrethanat e rastit, peshën e veprave penale, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë, mundësinë e pengimit të procedurës penale si dhe rrezikun e ikjes, ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të arrestuar.

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë sigurinë juridike dhe ekonomike të qytetarëve dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe do të jetë e përkushtuar në luftën kundër fajdeve.

Komunikatë e përbashkët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policia e KosovësProkurori i Shtetit dhe Policia e Koso...
06/06/2026

Komunikatë e përbashkët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policia e Kosovës

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 6 qershor 2026 - Gjatë javëve të fundit, institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Po ashtu, më 4 qershor 2026, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin.
Këto veprime dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve.
Institucionet relevante janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të
Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor.

Katër persona ndalohen për 48 orëGjakovë, 5 qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rë...
05/06/2026

Katër persona ndalohen për 48 orë

Gjakovë, 5 qershor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me inicialet M.K., V.K., Z.Z., dhe M.K., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot më datë 05.06.2026, ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,
Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,
Një (1) armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,
Një (1) pushkë ajrore pa numër serik,
90 fishekë kalibër të ndryshëm,
Para të gatshme në shumë 6536.76 Euro, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicerane,
Pesë (5) telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve M.K.,V.K.,Z.Z., dhe M.K., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Kryeprokurorja e Pejës znj.Lumturie Vuçetaj, pjesë e panelit në tryezën e organizuar nga EULEX-i,  me temën"Hartëzimi dh...
05/06/2026

Kryeprokurorja e Pejës znj.Lumturie Vuçetaj, pjesë e panelit në tryezën e organizuar nga EULEX-i, me temën
"Hartëzimi dhe vlerësimi paraprak i shkallës dhe lokacionit të deponive ilegale të mbeturinave në Kosovë", ka four për rolin e institucioneve të sundimit të ligjit në rastet e krimeve mjedisore në Kosovë.

https://www.facebook.com/share/p/1DuyubrKRy/

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 60 raste për periudhën 29.05.2026-05.06.2026Prishtinë, 5 qershor 2...
05/06/2026

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 60 raste për periudhën 29.05.2026-05.06.2026

Prishtinë, 5 qershor 2026 – Gjatë periudhës së punës 29.05.2026–05.06.2026, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 60 raste të reja. Prej tyre:
• 53 raste – dhunë në familje
• 1 rast – dhunim
• 1 rast – ngacmim seksual
• 1 rast – sulm seksual
• 2 raste – vrasje në tentativë
• 1 rast – krime lufte
• 1 rast – shkelje e UM-së
• 8 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (K*M) të parashtruara në gjykatë
• 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (K*ME)
• 2 kërkesa për ndryshim të UM-së
• 9 aktvendime të aprovuara
• 2 aktvendime të refuzuara
• 1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave
• 2 deklarata të pëlqimit të viktimës për ndihmë
• 73 seanca gjyqësore
• 13 seanca në prokurori
• 61 këshilla juridike
• 17 aktgjykime dënuese
• 2 aktgjykime liruese
• 1 përfaqësim i viktimës në strehimore
• 4 referime të rastit në QPS
• 8 deklarata mbi dëmin

Komisioni për Çështje Normative finalizon tetë draftakte të rëndësishme nënligjore në punëtorinë dyditorePrishtinë, 5 qe...
05/06/2026

Komisioni për Çështje Normative finalizon tetë draftakte të rëndësishme nënligjore në punëtorinë dyditore

Prishtinë, 5 qershor 2026 - Me qëllim të avancimit të kornizës rregullative dhe përmbylljes së procesit të hartimit të akteve nënligjore, Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, Visar Krasniqi, ka organizuar një punëtori dyditore me pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve punuese të angazhuara në këtë proces.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, A***n Gashi, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, anëtarë të Këshillit, kryeprokurorë, prokurorë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, si dhe përfaqësues të administratës së KPK-së.

Gjatë punëtorisë janë shqyrtuar në detaje draft-aktet e përgatitura nga grupet punuese, me fokus në harmonizimin e dispozitave, adresimin e komenteve të pranuara dhe finalizimin e teksteve për procedim të mëtejmë.

Për më shumë informata gjeni linkun: https://prokuroria-rks.org/artikulli/13887

Address

Rr. "Luan Haradinaj", Nr. 100
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sistemi Prokurorial posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category