08/09/2026
Dita Ndërkombëtare e Shkrimit dhe Leximit
Sot, në shkollën tonë, u zhvillua një aktivitet i veçantë me nxënësit, kushtuar shkrimit, leximit dhe krijimtarisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit, të cilët përmes punimeve të tyre shprehën talentin, imagjinatën dhe dashurinë për gjuhën e shkruar dhe librin. Aktiviteti u shoqërua me: ese dhe krijime letrare, thënie dhe mesazhe kushtuar librit dhe leximit, vizatime dhe punime artistike, lexime dhe interpretime nga nxënësit.
Ky aktivitet ishte një mundësi e bukur për të promovuar kulturën e leximit dhe për të nxitur te nxënësit dashurinë për librin, gjuhën dhe krijimtarinë.
Urime dhe falënderime të gjithë nxënësve për përkushtimin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen e tyre!