Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit Adresa: Sheshi ”Nëna Terezë” nr.35, Prishtina, Kosova

Tel: +383 38 211 637

Në Gjakovë u mbajt koncerti festiv “Liria na Bashkon”, për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, me pjesëmarrjen e tri a...
13/06/2026

Në Gjakovë u mbajt koncerti festiv “Liria na Bashkon”, për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, me pjesëmarrjen e tri ansambleve kombëtare shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 🇽🇰🇦🇱

🎤 Në skenë u sollën këngë e valle tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, në një mbrëmje që u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku dhe përcolli mesazhin e bashkimit përmes artit dhe kulturës.

U përmbyll edicioni i 16-të i Chopin Piano Fest Prishtina.Në natën finale të festivalit, publiku pati mundësinë të shijo...
13/06/2026

U përmbyll edicioni i 16-të i Chopin Piano Fest Prishtina.

Në natën finale të festivalit, publiku pati mundësinë të shijojë performancën e pianistit dhe kompozitorit me famë botërore, Fazıl Say, në një koncert të realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja solli premierën kombëtare të veprës “Mother Earth”, si dhe interpretimin e Simfonisë nr. 5 të Dmitri Shostakovich, duke shënuar një përmbyllje të denjë të festivalit.

Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e ngjarjeve që pasurojnë jetën kulturore dhe forcojnë lidhjet artistike ndërkombëtare. 🎹👏🏻

Në Prizren u shënua edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të instituc...
13/06/2026

Në Prizren u shënua edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria.

Konferenca shënoi dhjetë vjet bashkëpunim dhe angazhim për ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare. Arkivat mbeten një nga shtyllat kryesore të kujtesës institucionale dhe kombëtare, me rol të rëndësishëm në mbështetjen e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e politikave publike.

Ky jubile dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të lidhjeve kulturore e akademike në mbarë hapësirën shqiptare.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i MKT-së, Bislim Bislimi, drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Auron Rrokaj, si dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Mentor Alishani.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u hap e...
12/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “KFOR and Kosova +25”, e cila sjell përmes fotografive kujtesën e viteve të para pas luftës dhe rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike.

Fotografitë e ekspozuara dokumentojnë procesin e rindërtimit të vendit dhe transformimet shoqërore e politike që hodhën themelet e Republikës së Kosovës, duke dëshmuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve tanë dhe rolin e KFOR-it në këtë periudhë historike.

Duke ruajtur kujtesën për sakrificën dhe rezistencën e popullit tonë, ekspozita rikujton vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.

Në hapjen e ekspozitës, ndër personalitete të shumtë, morën pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimi.

Edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days” ka nisur, duke sjellë në Mitrovicë artistë e kitaristë të njohur nd...
12/06/2026

Edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days” ka nisur, duke sjellë në Mitrovicë artistë e kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete artistike që e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali u hap me performancën e artistes me renome botërore, Carlotta Dalia, e cila para publikut solli një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes financimit trevjeçar, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tij afatgjatë.

Në koncertin hapës mori pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi.

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke ...
12/06/2026

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga fondi më i pasur i kulturës sonë kombëtare.

🎶 Pjesëmarrës:

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” – Kosovë
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore – Shqipëri
Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut

📍 Shtëpia e Kulturës “Asim Vokshi” – Gjakovë
🗓️ 12 qershor 2026 (e premte)
🕖 Ora 19:00

Ju mirëpresim! ❤️🖤

KFOR-i dhe Kosova +25Në shënim të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bog...
12/06/2026

KFOR-i dhe Kosova +25

Në shënim të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, hap ekspozitën fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim njerëzor mbi Kosovën në periudhën e pasluftës, duke dokumentuar jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që përjetuan vitet e para të rindërtimit.

E prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe e rikthyer sot, 25 vjet më vonë, në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, ekspozita fton publikun në kujtim, reflektim dhe dialog mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës.

📅 12 Qershor 2026| 16:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij rrëfimi vizual që na rikujton jo vetëm fundin e një lufte, por edhe fillimin e një kohe të re për Kosovën.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi...
10/06/2026

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor të shqiptarëve.

Në Kompleksin e Lidhjes, në Prizreni u shënua 148-vjetori i saj, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Nënkryetarit të Kuvendit Ardian Gola, Zëvendësministres së Kulturës Nora Arapi Krasniqi, Kryetarit të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Në fjalimet e mbajtura, u theksua rëndësia historike e Lidhja Shqiptare e Prizrenit si një nga momentet kyçe në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe në proceset e shtetformimit shqiptar.

Në kuadër të aktivitetit u prezantua projekti për rikonceptimin e ekspozitave të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe u hap ekspozita “Monumentet historiko-kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga autori Parim Kosova.

Programi u pasurua me performancë artistike nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

10/06/2026

Rrjeti Bibliotekar i Kosovës është lansuar zyrtarisht përmes Platformës Kombëtare të Katalogut të Bibliotekave – KOHA.

Kjo platformë shënon një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve bibliotekare dhe në krijimin e një sistemi të unifikuar për bibliotekat në mbarë vendin. Në këtë fazë, ajo përfshin të dhënat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ndërsa në vijim do të integrohen edhe 48 bibliotekat publike të Kosovës.

Përmes KOHA mundësohet qasje e lehtë dhe e centralizuar në katalogët bibliotekarë, duke avancuar bashkëpunimin dhe modernizimin e rrjetit bibliotekar në vend.

Agjenda e shënimit të 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
09/06/2026

Agjenda e shënimit të 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Address

Sheshi "Nena Tereze", Nr. 35
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338211637

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Kulturës dhe Turizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria e Kulturës dhe Turizmit:

Share