22/11/2025
Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit është institucioni më i lartë për avokimin e të drejtave të fëmijëve në nivel komunal, ku zëri i fëmijëve dëgjohet fuqishëm!
Pas përfundimit të mandatit të kryetares Mjalta Lezi u bë ristrukturimi i kryesisë së re në Asamble!
Mjalta Lezi në detyrën si kryetare e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit udhëheqi me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim të plotë detyrat e saj në këtë pozit!
Në takimin e dorëzimit të mandatit Mjalta theksoi qartë përvojat e saj gjatë këtij rrugëtimi!
Mjalta u shpreh:
“Kur hyra në Sallën e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u njoftova me shumë zëra të fuqishëm, me përgjegjësi të vërteta dhe mundësi të arritjeve akademike dhe personale! Asambleja ishte vendi ku u zhvillova, ku mësova sa rëndësi ka zëri i fëmijëve dhe sa larg mund të dëgjohet zëri kur beson në kauzën që përfaqëson.
Çdo sfidë më mësoi, çdo bashkëpunim më ndihmoi dhe çdo sukses i përbashkët më dha edhe më shumë besim në veten dhe te bashkëmoshatarët e mi.
Sot, teksa e dorëzoj mandatin, ndihem mirënjohëse për rrugëtimin, dhe krenare për gjithçka që kemi arritur.”
Këtë përgjegjësi të rëndësishme Mjalta e dorëzoi te kryetari i ri, Kaon Krasniqi, të cilit i uroi shumë suksese në rrugëtimin e tij në këtë “familje të madhe fëmijësh” !
“Dëgjoni zërin e fëmijëve dhe respektoni çdo mendim. Edhe një ide e vogël mund të bëjë ndryshim të madh. Udhëhiqni me dinjitet dhe përgjegjësi. Të folurit është e rëndësishme, por të dëgjuarit dhe vepruarit drejtësisht është fuqia e vërtetë e një lideri!”
Suksese gjatë mandatit tuaj Kaon dhe ju asambleistë, vazhdoni që të ruani imazhin e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit!
Me mirënjohje,
Mjalta Lezi 😍