09/11/2021
Mirëmëngjesi Prishtinë! 🤍💙
NË KUJTESË TË ALI PODRIMJES
Mëngjesin e së martës e nisa në Parkun e Qytetit, ne një takim të këndshëm me poeten Naime Beqiraj. Gjatë çasteve të lira, me kënaqësi i jam rikthyer letërsisë. Ali Podrimja është poeti im i preferuar. Vepra e tij "Lum Lumi" dhe vargjet e mëhershme emblematike: "Unë biri yt Kosovë" (logo e tifozēve "Dardanēt"), më kanë shoqëruar nēpēr rrugētimin tim, gjithandej.
Kemi menduar që në Parkun e Qytetit të realizojmë një vepër artistike në kujtesë tē Podrimjes i cili ndërroi jetē në korrik tē vitit 2012, pikërisht në njē park të qytetit Lodevē të Francës, ku po merrte pjesë nē një festival ndërkombëtar të poezisë.
Brenda kompetencave ligjore të qeverisjes lokale kemi menduar që në këtë vend të organizohen orë letrare, debate letrare, eperformansa artistike.
UNË, BIRI YT
Unë, biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat e tua, erërat e fjetura me shekuj.
Unë, biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura.
Unë, biri yt, Kosovë, ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pa gjumë e të shpërthej do si vullkan.
Unë, biri yt, Kosovë, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë
- Ali Podrimja -
https://youtube.com/watch?v=kXUGxR_CPzU&feature=share