10/06/2026
🚀 Rritja e kapaciteteve të bizneseve për të aplikuar në programe të BE-së ishte qëllimi i punëtorisë së zhvilluar sot në Mitrovicë në kuadër të Akademisë së Biznesit.
Aktiviteti, i organizuar nga BPB dhe BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë , dhe i implementuar nga Prishtina REA, mblodhi rreth 34 pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit, të cilët u informuan mbi mundësitë e financimit, procedurat e aplikimit në programet e Bashkimit Evropian, përfshirë EU Single Market Programme (SMP), Horizon Europe dhe Digital Europe Programme (DEP) si dhe praktikat e procesit aplikues në këto programe ku bizneset kosovare kanë çasje të plotë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe interesimin e treguar!