Linja e Jetës

Directions Website Contact the organization

Linja e Jetës Qendër për parandalimin e vetëvrasjes.
📞Telefono pa pagesë në 0800 12345 ose shkruaj në chat 💬, çdo ditë nga ora 18:00-22:00.

Projekt i organizatës Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)

https://linktr.ee/linjaejetes

30/09/2026

QIPS këtë vit ka punuar ngushtë me banorët e Runikut për të ndërtuar strategji mbi shëndetin mendor dhe parandalimin e vetëvrasjes. 💚

Duke u nisur nga vetë nevojat dhe idetë e banorëve, përmes takimeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme, u ndërtua një rrjet i besueshëm dhe i qëndrueshëm brenda komunitetit.

📌Në këtë video mund të ndiqni pjesëtarët e grupit punues të Runikut me mesazhet e tyre mbështetëse dhe motivuese për bashkëqytetarët e Runikut e më gjerë. Faleminderit Agronit, Bekimit, Valbonës, Vedatit dhe Naimit për punën e palodhshme në komunitet!

Ne synojmë ta vazhdojmë dhe zgjerojmë këtë nismë edhe në komunitete të tjera, andaj nëse keni ide bashkëpunimi, ju ftojmë të na shkruani! 🌱

*Ky projekt mbështetet nga programi "EJA Kosovë", i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe u bashkëfinancua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për shumë njerëz, pritja për vendimin e nesërm në procesin gjyqësor në Hagë mund të sjellë ndjenja ankthi apo tensioni. ...
15/09/2026

Për shumë njerëz, pritja për vendimin e nesërm në procesin gjyqësor në Hagë mund të sjellë ndjenja ankthi apo tensioni.

Gjithashtu mund të nxisë kujtime të ngjarjeve të vështira që lidhen me luftën, humbjet dhe përjetimet personale, apo të shkaktojë pikëpyetje e pasiguri. Kjo është normale për ngjarjet me rëndësi kombëtare.

Në këtë periudhë të ngarkuar me lajme dhe pritje, vëmendja jonë shkon te personat që po përjetojnë ndjenja të tilla.

Linja e Jetës dëshiron t'ju rikujtojë se nuk jeni vetëm. Nëse po ndiheni të mbingarkuar nga mendimet, ankthi apo pesha e këtyre zhvillimeve, ne jemi këtu për t'ju dëgjuar, me konfidencialitet të plotë.

Jemi këtu për ty. Çdo ditë. 💚

Thirr në: 0800 12345 ose shkruaj përmes chat-it të Linjës

Linja e Jetës - Crisis Support Chat

📢Linja e Jetës ju fton të aplikoni në thirrjen e fundit për këtë vit për trajnimin e vullnetarëve, për t’u bërë pjesë e ...
14/09/2026

📢Linja e Jetës ju fton të aplikoni në thirrjen e fundit për këtë vit për trajnimin e vullnetarëve, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Nëse ndiheni gati të ndryshoni jetën e dikujt dhe dëshironi të jeni pjesë e ndryshimit në komunitetin tonë, atëherë bashkohuni me ekipin tonë të përkushtuar të vullnetarëve të Linjës së Jetës! 💚

Ne në Linjën e Jetës, kemi hartuar një trajnim për vullnetarë, bazuar në përvojën e qendrës telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “113” të Holandës. Po ashtu, ne e kemi kontekstualizuar këtë trajnim duke u mbështetur në informacionet nga Samaritans në Britaninë e Madhe dhe nga Asociacioni Ndërkombëtar për Parandalimin e Vetëvrasjes.

Njohuritë që përfitoni nga trajnimi janë:
-De-eskalimi i situatësTeoritë bashkëkohore mbi vetëvrasjen
-Ndërlidhja mes vetëvrasjes dhe shëndetit mendor
-Ndërlidhja mes vetëvrasjes dhe kontekstit social
-Teknikat për menaxhimin e thirrjeve

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Pranimi i thirrjeve dhe i chat-s nga personat me mendime për vetëvrasje.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: [email protected] me subjektin “Aplikim për punë vullnetare” ose duke plotësuar formularin. Linku për aplikim: tr.ee/jOjJWZJAJl

Linja e Jetës është këtu për ty! 💚

📌Sot, në hapësirat e Concept Library (K2.0), zhvilluam një diskutim të hapur mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e një Lig...
11/09/2026

📌Sot, në hapësirat e Concept Library (K2.0), zhvilluam një diskutim të hapur mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e një Ligji për Parandalimin e Vetëvrasjes në Kosovë.

Nën moderimin e Bind Skejës (drejtor i QIPS), paneli i përbërë nga Genti Behramaj si person me përvojë të jetuar dhe Kushtrim Bislim, zyrtar projekti pranë Linjës Kombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjes në Francë (3114), diskutoi hapur për sfidat e përditshme të shëndetit mendor në shoqërinë tonë dhe nevojën për të kthyer besimin në institucione.

Krijimi i politikave mbrojtëse dhe një kornize ligjore kërkon bashkëpunimin dhe zërin e të gjithëve.

Për të dëgjuar bisedën e plotë, mund ta gjeni videon e live stream, të plotë në profilin tonë.

Ju falënderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj sot! 💛

💛Dje, më 10 shtator, në hapësirat e Project Space Sekhmet u mbajt punëtoria "Parandalimi i vetëvrasjes në komunitet", e ...
11/09/2026

💛Dje, më 10 shtator, në hapësirat e Project Space Sekhmet u mbajt punëtoria "Parandalimi i vetëvrasjes në komunitet", e udhëhequr nga trajneret e Linjës së Jetës, Era Isufi dhe Qëndresa Hyseni.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit/et patën mundësi të thellojnë njohuritë lidhur me faktorët e ndryshëm që nxisin mendimet për vetëvrasje, shenjat e para paralajmëruese te personat që përballen me to, si dhe mënyrat konkrete se si mund t’i mbështesim ata në komunitet për të parandaluar këtë dukuri.

Nëse ti apo dikush që njeh po përballet me mendime për vetëvrasje, mbaje mend se nuk je vetëm. Kontakto Linjën e Jetës në 0800 12345 ose përmes chat-it tonë (https://chat.linja-e-jetes.org/). 🌱

Sot, më datë 10 shtator, për nder të Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, jemi mbledhur bashkë në parkun e qyt...
10/09/2026

Sot, më datë 10 shtator, për nder të Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, jemi mbledhur bashkë në parkun e qytetit të Prishtinës, për të ndezur qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura nga vetëvrasja. 🕯️

Përgjatë këtyre minutave reflektimi, së bashku jemi solidarizuar me të gjithë ata/ato që kanë humbur më të dashurit/at e tyre nga vetëvrasja. I falenderojmë të gjithë personat që kanë qenë prezent sot. 🫂

💛Nëse ti apo dikush që ti njeh është duke u përballur me mendime për vetëvrasje, kontakto Linjën e Jetës në 0800 12345 apo në chat-in e Linjës (https://chat.linja-e-jetes.org/).

Ne jemi këtu për ty! 🌱

10/09/2026

Pse Kosovës i duhet një Ligj për Parandalimin e Vetëvrasjes?

Thirrjet e përditshme për ndihmë dhe kërkesa e qartë qytetare e kanë bërë të domosdoshëm këtë diskutim: parandalimi i vetëvrasjes nuk mund të mbetet më barrë vetëm e shoqërisë civile, por kërkon vendosmëri ligjore.

💛Në këtë video, ekipi ynë zbërthen rëndësinë e kësaj nisme, arsyet pse një ligj i veçantë është jetik, si do të funksiononte ai në praktikë përmes buxhetimit dhe protokolleve konkrete, si dhe shembujt e shteteve ku legjislacioni i ngjashëm ka shpëtuar jetë.

10/09/2026

Në kuadër të 10 Shtatorit, Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, Albulena Haxhiu, U.D. Presidente dhe Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndan një mesazh të rëndësishëm mbi domosdoshmërinë e kujdesit për shëndetin mendor dhe solidarizimit shoqëror.

Thyerja e heshtjes dhe largimi i stigmës rreth shëndetit mendor kërkon angazhimin e secilit prej nesh. Ne jemi këtu për të dëgjuar, për të mbështetur dhe për të kujtuar se gjithmonë ekziston një rrugëdalje.

💛Thirr ose shkruaj falas dhe në mënyrë anonime në Linjën e Jetës:
📞 0800 12345

Presidenca e Republikës së Kosovës

Linja e Jetës ju fton në një diskutim të hapur mbi domosdoshmërinë e një Ligji për Parandalimin e Vetëvrasjes në Kosovë....
07/09/2026

Linja e Jetës ju fton në një diskutim të hapur mbi domosdoshmërinë e një Ligji për Parandalimin e Vetëvrasjes në Kosovë.

Qëllimi i këtij diskutimi është të sjellë së bashku perspektiva nga politika, qeveria e sektori i parandalimit të vetëvrasjes, për të shqyrtuar se si një ligj i tillë mund të zbatohet në praktikë. 💚

Diskutimi do t’i synojë vendimmarrësit politikë, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët e shëndetit mendor dhe anëtarët e publikut të gjerë të interesuar për parandalimin e vetëvrasjes dhe politikat e shëndetit mendor.

Panelistë të këtij diskutimi janë:
Kushtrim Bislimi- Zyrtar i Projektit të pas-interventimit (post-vention) në vetëvrasjet dhe për
pabarazitë shëndetësore sociale e territorial
Paris Guri- Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Genti Behramaj- Përvojë e jetuar
Ndërsa tryeza do të moderohet nga Bind Skeja-Drejtor ekzekutiv i organizatës QIPS.

Kjo do të jetë një hapësirë e sigurt për të ndarë mendime, shqetësime dhe ide se si secili/secila prej nesh mund të kontribuojë në avancimin e kësaj çështjeje.

Diskutimi mbahet më 11 shtator, në hapësirat e Concept Library (K2.0), nga ora 14:00-16:00. 💛

Address

Ferat Dragaj, 25
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 02:00
Tuesday 10:00 - 02:00
Wednesday 10:00 - 02:00
Thursday 10:00 - 02:00
Friday 10:00 - 02:00
Saturday 10:00 - 02:00
Sunday 10:00 - 02:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Linja e Jetës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Linja e Jetës:

Shortcuts

Share

Category