18/04/2026
Rinia Demokratike e Kosovës anëtarësohet në Rrjetin e Rinisë Evropiane Liberale – LYMEC
Lajm fantastik për Rininë Demokratike!🎉
Sot, në Kongresin Pranveror 2026 të LYMEC, të mbajtur në Vjenë të Austrisë, Rinia Demokratike e Kosovës u anëtarësua si anëtare e asociuar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe përfaqësimit ndërkombëtar të të rinjve tanë.
Në këtë kongres, RDK u përfaqësua nga Trim Syla, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe kryetar i RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin tonë për forcimin e demokracisë dhe fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje.
Ky anëtarësim hap mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe përfaqësim më të fuqishëm të të rinjve tanë në arenën politike europiane.
Urime të gjithë të rinjve, urime RDK!💙