21/11/2025
Participim nga Agjencia Kosovare e Standardizimit në Takimin e Parë Zyrtar të Grupit Punues të CEFTA-s dhe Vizitën Studimore në CEN/CENELEC
Më datat 07–08 nëntor 2025, Agjencia Kosovare e Standardizimit mori pjesë në Takimin e Parë Zyrtar të Grupit Punues të CEFTA-s për Dorëzimin e Pakove Ndërmjet Palëve, si dhe në vizitën studimore në CEN/CENELEC në Bruksel, që lidhet me masat jo-rregullatore të Vendimit të Komitetit të Përbashkët (JCD).
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të mëtejshëm të proceseve standardizuese dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal, me fokus në lehtësimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit të dorëzimit të pakove ndërmjet palëve.
Pjesëmarrja jonë në këto aktivitete forcon angazhimin e AKS-së për të kontribuar në zhvillimet e reja standardizuese dhe për të sjellë praktikat më të mira evropiane në Kosovë.