29/05/2026
Kryeshefi Ekzekutiv i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, z. Shpend Bilalli, së bashku me Aksionaren znj. Mimoza Sylejmani dhe Drejtorin për Transformim z. Gëzim Kastrati, mirëpritën në takim Ministrin e Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, si dhe z. Damien Sorrell nga European Investment Bank (EIB Global).
Gjatë takimit dhe vizitës në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, u diskutua për hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit për konservimin dhe modernizimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë për kryeqytetin dhe vendin tonë.
Në fokus të diskutimeve ishte progresi i deritanishëm i projektit, si dhe rëndësia e zbatimit të asistencës teknike për avancimin e infrastrukturës sportive, kulturore dhe rinore.
Ky projekt synon transformimin dhe modernizimin e një prej objekteve më ikonike të Prishtinës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.
Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të ketë rol të rëndësishëm edhe në organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI – Prishtina 2030, si një nga hapësirat kryesore mikpritëse, stërvitore dhe garuese të këtij eventi të madh ndërkombëtar sportiv.