Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është organ qeveritar në Republikën e Kosovës, i cili angazhohet në zgjidhjen dhe trajtimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Komisioni siguron koordinim institucional, ofron mbështetje për familjet dhe punon për realizimin e të drejtave të viktimave, me synim zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-023 Për Persona të Zhdukur, dhe me Rregulloren nr. 15/2012 për punën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (10.07.2012).

Delegacioni i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe i shoqatave të familjeve vizitoi selinë e KNKK-së në Gjene...
02/09/2026

Delegacioni i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe i shoqatave të familjeve vizitoi selinë e KNKK-së në Gjenevë

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të shoqatave të familjeve të personave të zhdukur vizitoi selinë qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

Delegacioni u prit nga znj. Kristina Imbach von Arx, Bashkëpunëtore për Operacionet e Mbrojtjes për Euroazinë, dhe z. Florian von Koenig, Këshilltar në Agjencinë Qendrore të Kërkimit dhe në Qendrën e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe për Personat e Zhdukur.

Duke vlerësuar lart përkrahjen e rëndësishme dhe të vazhdueshme të KNKK-së që nga ditët e para të pasluftës, si për familjet e personave të zhdukur, ashtu edhe për institucionet e angazhuara në proces, delegacioni prezantoi progresin e arritur dhe sfidat që vazhdojnë ta përcjellin këtë proces. Në veçanti, u theksua mungesa e informacioneve të besueshme për lokacionet e mundshme të varreve, e cila, në rastin e luftës në Kosovë, ndërlidhet edhe me mungesën e bashkëpunimit nga Serbia dhe moslejimin e qasjes në arkivat e saj ushtarake.

Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi dhe përvoja e krijuar ndër vite në këmbimin e të dhënave ndërmjet KNKK-së dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në veçanti gjatë viteve të fundit në trajtimin e raporteve analitike me të dhëna nga arkivat ndërkombëtare si dhe progresi i arritur përmes këtij bashkëpunimi.

Njëzet e shtatë vjet pas përfundimit të luftës dhe në një fazë të rëndësishme të kalimit të procesit në pronësi të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës, u diskutua për të ardhmen dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit. Në këtë kuadër, u theksuan angazhimi i viteve të fundit në avancimin e kornizës ligjore, respektimi dhe garantimi i të drejtave të familjeve, këmbimi i përvojave me shtetet që kanë kaluar nëpër tragjedi të ngjashme të luftërave, si dhe zhvillimi i formave të dokumentimit dhe memorializimit kushtuar personave të zhdukur.

Gjatë qëndrimit në selinë e KNKK-së, delegacioni vizitoi edhe Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit  - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, në Gjenevë ...
31/08/2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, në Gjenevë u organizua një tryezë diskutimi kushtuar çështjes së personave të zhdukur, sfidave aktuale dhe përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së tyre.

Në këtë tryezë diskutimi, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani dhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara , si dhe znj. Catherine Haus, presidente e Kopshtit të të Zhdukurve në Gjenevë (Jardin des Disparus) morën pjesë si panelistë.

Në hapje të tryezës, znj Floreta Kabashi, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke iu uruar mirëseardhje pjesëmarrësve dhe duke vlerësuar rëndësinë e diskutimit dhe të angazhimit të përbashkët për çështjen e personave të zhdukur.

Kryesuesi i Komisionit, Agron Limani, e vendosi në qendër të fjalës së tij pritjen dhe të drejtën e familjeve për të mësuar fatin e më të dashurve të tyre, duke rikujtuar se edhe pas 27 vitesh, 1,564 persona vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur nga lufta në Kosovë. Ai theksoi se kërkimi nuk mund të ndalet me kalimin e viteve dhe se çdo rast i pazgjidhur mbetet një përgjegjësi e papërfunduar. Në këtë drejtim, kërkoi vazhdimin e kërkimeve, sigurimin e informatave të reja, hapjen e arkivave relevante nga institucionet e Serbisë, përdorimin e ekspertizës dhe teknologjisë, si dhe respektimin dhe informimin e familjeve në çdo fazë të procesit.

Përderisa, Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, foli për zhvillimin e kornizës ligjore dhe institucionale për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe për kalimin gradual ndërvite të procesit drejt pronësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ai vuri theksin te pengesat që vazhdojnë ta kufizojnë procesin, veçanërisht te mungesa e bashkëpunimit nga Serbia, qasja e kufizuar në arkiva ushtarake dhe mungesa e informatave konkrete që mund të çojnë në lokacione të reja dhe në zgjidhjen e rasteve në kuptim të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë.

Znj. Catherine Haus, Presidente e Kopshtit të të Zhdukurve në Gjenevë, ritheksoi mbështetjen e Kopshtit të të Zhdukurve për familjet e personave të zhdukur dhe aktivitetet sensibilizuese të tyre, duke vlerësuar rëndësinë e mbajtjes së kësaj çështjeje në vëmendjen publike dhe institucionale.

Përmes një video-mesazhi, të pranishmëve iu drejtua edhe znj. Grażyna Baranowska, Zëvendëskryesuese e Komitetit të OKB-së për Zhdukjet me Forcë

Ndërsa, në emër të familjeve, znj. Lutfi Vokshi Ademi solli zërin e familjarëve, pritjen e tyre shumëvjeçare, por edhe shpresën e ripërtërirë nga gjetja së fundmi e varreve masive , si dhe mundësinë që kërkimet e reja të sjellin përgjigjet e pritura prej vitesh.

Tryeza u përmbyll me një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, ku pjesëmarrësit patën mundësi të diskutonin me panelistët dhe të ngrinin çështje që lidhen me procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Pas përfundimit të diskutimit, për të pranishmit u shfaq filmi " Ferdonija", nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, me të cilin u përmbyll programi i aktivitetit.

Në shënim të 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, sot në Gjenevë, është hapur ekspozita “Ende duke ...
30/08/2026

Në shënim të 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur,
sot në Gjenevë, është hapur ekspozita “Ende duke pritur?”, e artistit Artan Korenica.

Ky aktivitet është organzuara nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus (Kopshti i të Zhdukurve).

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur
Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Gjenevë
Jardin des Disparus - Meyrin

Shënimi i 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me DhunëAktivitetet përkujtimore :Homazhe pranë Përme...
30/08/2026

Shënimi i 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë

Aktivitetet përkujtimore :
Homazhe pranë Përmendores së Personave të Zhdukur me Dhunë

𝟑𝟎 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 - 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐮𝐧𝐞̈Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhduku...
28/08/2026

𝟑𝟎 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 - 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐮𝐧𝐞̈

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, nën patronatin e përbashkët të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Albulena Haxhiu, dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe me shoqatat e familjeve dhe organizatat vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur, organizon aktivitetin qendror përkujtimor:

Të dielën, më 30 gusht 2026
Ora 09:30 - Homazhe pranë Përmendores së Personave të Zhdukur me Dhunë

📍 Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë

----

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝟑𝟎 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐭

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐚𝐥𝐥𝐮𝐝𝐞̈𝐫
Po ashtu, në kuadër të shënimit të 30 Gushtit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë vizitë përkujtimore në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe familjet e tyre.
28 gusht 2026 | Ora 12:00 | Kalludër, Komuna e Zubin Potokut

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐫𝐮𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞
Po ashtu, në kuadër të shënimit të 30 Gushtit, në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe organizohet tubimi sensibilizues dhe ndezja e flakadanëve, në nderim dhe kujtim të personave të zhdukur me forcë.
30 gusht 2026 | Ora 19:00 | Kompleksi Memorial, Krushë e Madhe
Organizojnë: Shoqatat “SHGV Krusha” dhe “Kreshniku”, Kryesia e fshatit dhe familjarët.

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐯𝐞̈
Në kuadër të shënimit të 30 Gushtit, të dielën, më 30 gusht 2026, në Gjenevë do të zhvillohen edhe aktivitetet në vijim:

Ora 11:00 – Hapja e ekspozitës “Ende duke pritur?” të artistit Artan Korenica
📍 Ferme de la Golette, Rue de la Campagne-Charnaux, 1217 Meyrin
Organizojnë: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus (Kopshti i të Zhdukurve).

Ora 13:30–17:00 – “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” – Marsh për Drejtësi
📍 Pritja e pjesëmarrësve në Parc des Cropettes nga ora 13:30; nisja e Marsh*t për Drejtësi, tashmë tradicional, në ora 14:00, drejt Place des Nations (para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë), ku nga ora 14:45 do të zhvillohet programi përkujtimor.
Organizon: Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat partnere.

Ora 18:00 – Tryezë diskutimi
📍 Aula de l’École des Boudines, Rue des Boudines 10, 1217 Meyrin
Organizojnë: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus (Kopshti i të Zhdukurve).

Ora 19:00 – Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit dhe prezantimi i librit “Bisedë përmes grilave”
📍 La Cité des Vents, 3 Rue de la Coupe Gordon-Bennett, 1219 Le Lignon, Vernier
Organizon: Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat partnere.

Ora 20:00 – Shfaqja e filmit dokumentar “Ferdonija”
(në shqip, me titra në anglisht)
📍 Aula de l’École des Boudines, Rue des Boudines 10, 1217 Meyrin
Organizojnë: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus (Kopshti i të Zhdukurve).

27/08/2026

NJOFTIM I PËRBASHKËT

NGA KOMISIONI QEVERITAR PËR PERSONA TË ZHDUKUR, POLICIA E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR MJEKËSI LIGJORE

Prishtinë, 27 gusht 2026

Me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, Komuna e Zubin Potokut.

Kjo vizitë zhvillohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të personave të zhdukur, të cilat për më shumë se dy dekada vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.

Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Të dhënat për vizitën:
Datë: 28 gusht 2026
Ora: 12:00
Lokacioni i varrit masiv në Kalludër – Zubin Potok,

Është mbajtur takimi përmbyllës i projektit të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), i realizuar me mbë...
26/08/2026

Është mbajtur takimi përmbyllës i projektit të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, ICMP-së dhe shoqatave të familjeve të personave të zhdukur.

Në fjalën e tij, gjatë këtij takimi, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani , shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ICMP-së ndër vite, duke veçuar kontributin në identifikimet përmes ADN-së, fuqizimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e familjeve, avancimin e bazave të të dhënave dhe bashkëpunimin rajonal.
Ai theksoi se përmbyllja e një projekti duhet të shërbejë si bazë për një etapë të re.
"Për ne, çështja e personave të zhdukur nuk është vetëm një çështje institucionale. Ajo është para së gjithash një çështje njerëzore, një obligim ndaj familjeve dhe një përgjegjësi ndaj së vërtetës. Prandaj, çdo rezultat i arritur ndër vite nuk duhet parë vetëm si një statistikë, por si një hap drejt një të vërtete që kërkon të dalë në dritë dhe drejt një drejtësie që ende mbetet e domosdoshme", theksoi Kryesuesi i Komisionit, Limani.

Për projektin konkret, aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura foli udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, i cili, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin, theksoi njëkohësisht domosdoshmërinë e fuqizimit të mëtejshëm të kapaciteteve vendore.
“Mbështetja e partnerëve ka qenë dhe mbetet e rëndësishme, por synimi ynë duhet të jetë që kapacitetet e krijuara ndër vite të fuqizohen dhe procesi të bartet në tërësi tek institucionet kompetente të Republikës së Kosovës”.
"Partneriteti i vërtetë nuk matet vetëm me kohëzgjatjen e tij. Në fund, suksesi ynë i përbashkët nuk do të matet me numrin e projekteve, takimeve apo databazave që kemi krijuar. Do të matet me numrin e familjeve që, pas gjithë këtyre viteve, më në fund marrin përgjigjen që u takon", theksoi udhëheqësi i Njësisë.

Për projektin e implementuar, më saktësisht të arriturat dhe rezultatet e projektit gjatë viteve të fundit, u prezantuan nga përfaqësuesit e ICMP-së, Samira Krehic dhe Luigj Ndou.

Ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve, u drejtuan edhe Sara Lindblom, nga Ambasada Suedeze dhe Drejtori i Përgjitshëm i Agjencisë së Forenzikës, Shemsi Duriqi , si dhe Major Bashkim Spahiu, Drejtori i Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës .

24/08/2026

Prezantohet raporti përmbledhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për gërmimet në komunën e Zubin Potokut

Prishtinë, 24 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për gërmimet katër-javore në Komunën e Zubin Potokut.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se gërmimet në tri lokacione rezultuan me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore, që vlerësohet se u përkasin së paku 23 personave, të cilët dyshohet të jenë viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Edhe pse numri përkon me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, kryeministri Kurti tha se “procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe, bashkë me familjet, t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”.

Teksa tha se është papërshkrueshëm e dhimbshme pritja kaq e gjatë dhe ankthi i përjetuar nga familjarët e të zhdukurve me dhunë, kryeministri theksoi se qindra familje kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, por edhe drejtësi.

“Të dyja, zbardhja e fatit sikurse edhe drejtësia, u janë mohuar dhe po u mohohen nga Serbia, që duke fshehur e duke mos i pranuar krimet, si dhe duke refuzuar të hapë arkivat e duke i klasifikuar ato, synon të tjetërsojë të vërtetën dhe t’i ikë përgjegjësisë. E nuk mjaftohet me këtë, Serbia arreston e përndjekë edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë tek institucionet ndërkombëtare”, tha ai.

Kryeministri Kurti përsëriti thirrjen që faktorët ndërkombëtarë ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior, që të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Doemos më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra, posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, dhe dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera. Familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet, nuk mund dënohen me pritje, ankth e dhimbje, edhe për 18 vjet të tjera. Andaj trysnia ndërkombëtare është jetike në këtë proces. Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet, në vitin 2026, e jo në vitin 2044”, theksoi kryeministri.

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur qytetarë,

Jemi bashkë me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limanin, dhe udhëheqësin e njësisë në këtë Komision, Kushtrim Gara, këtu bashkë para juve, për të prezantuar raportin përmbledhës për gërmimet në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, të komunës së Zubin Potokut.

Gërmimet katër-javore rezultuan me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore, që vlerësohet se u përkasin së paku 23 personave, të cilët dyshohet të jenë viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në lokacionin e parë, në varrin masiv ndërmjet Kalludrës së Madhe dhe të Vogël, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mbetjet mortore të gjetura dhe zhvarrosura u përkasin së paku 13 personave. Në varrin masiv në Jabukë, përkatësisht në lokacionin e dytë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 4 personave. Dhe, në lokacionin e tretë, përkatësisht varrin tjetër masiv në Kalludër, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të së paku 6 personave.

Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të identifikimit, pasi veçse janë marrë dhe dërguar për analizë të ADN-së mostrat e mbetjeve që dyshohet se u përkasin katër personave, të gjetur në fshatin Jabukë. Ndërsa, për të tjerët po vazhdon procesi paraprak i ekzaminimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, të enjten e javës së kaluar prezantoi një sasi të madhe të armatimit të gjetur ndërmjet këtyre lokacioneve, armë këto që po ashtu janë nisur për ekzaminim dhe analizë për lidhjen potenciale të tyre me krimin dhe masakrat në këto tre lokacione.

Të dashur qytetarë,

Numri 23 përkon me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, të cilët më 19 prill të vitit 1999, u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal.

Por, procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë së për kë bëhet fjalë dhe, bashkë me familjet, t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër.

Është papërshkrueshëm e dhimbshme pritja kaq e gjatë dhe ankthi i përjetuar nga familjarët e të zhdukurve me dhunë. Secili gërmim e secila informatë për një të tillë të mundshëm. Secili lokacion e secili emër. Qindra familje kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, por kërkojnë edhe drejtësi.

Të dyja, zbardhja e fatit sikurse edhe drejtësia, u janë mohuar dhe po u mohohen nga Serbia, që duke fshehur e duke mos i pranuar krimet, si dhe duke refuzuar të hapë arkivat e duke i klasifikuar ato, synon të tjetërsojë të vërtetën dhe t’i ikë përgjegjësisë. E nuk mjaftohet me këtë, Serbia arreston e përndjekë edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë tek institucionet ndërkombëtare.

Andaj, më shumë se kurdo tjetër, në momente si ky, faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior, që të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Doemos më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra, posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, dhe dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera.

Familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet, nuk mund dënohen me pritje, ankth e dhimbje, edhe për 18 vjet të tjera. Andaj trysnia ndërkombëtare është jetike në këtë proces.

Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet, në vitin 2026, e jo në vitin 2044.

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur qytetarë,

Nga prezantimi i hollësishëm nga ana e Komisionit do të shohim se gërmimet në veri të vendit kanë qenë të pakta dhe të kryera në rrethana të vështira, e shpeshherë të nxituara për shkaqe pasigurie, çka dëshmon se luftimi i bandave kriminale, shtrirja e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit tonë, kanë qenë parakusht që hetimet, gjurmimet e gërmimet të kenë sukses dhe ato të bëhen në mënyrë të papenguar.

Krahas Komisionit, dua të falënderoj Sektorin për Persona të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe njësi tjera përkatëse të Policisë, që për një kohë të gjatë dhe intensivisht kanë hetuar dhe hulumtuar për këto lokacione, pastaj shpreh mirënjohjen time për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet tona të sigurisë e drejtësisë në përgjithësi. E, po ashtu, edhe ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe ato mjekoligjore të EULEX-it, të angazhuara në kuadër të IML-së.

Faleminderit për vëmendjen. E tash po ia kaloj fjalën kryesuesit të Komisionit Agron Limani, para se të kalojmë te prezantimi i detajuar nga Kushtrim Gara.

https://kryeministri.rks-gov.net/news/prezantohet-raporti-permbledhes-i-komisionit-qeveritar-per-persona-te-zhdukur-per-germimet-ne-komunen-e-zubin-potokut/

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabu...
21/08/2026

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Sot kanë përfunduar gërmimet vlerësuese dhe procesi i zhvarrosjes së mbetjeve mortore në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Me përfundimin e aktiviteteve të sotme, është përmbyllur puna katërjavore e ekipeve në terren, e cila ka përfshirë gërmimet vlerësuese, zhvarrosjen e mbetjeve mortore, dokumentimin mjekoligjor dhe vlerësimin e plotë të hapësirave me interes.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, në aktivitetet gërmuese dhe procesin e zhvarrosjes kanë qenë të angazhuara ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, Sektorit të Policisë për Persona të Zhdukur (SPZh), në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), si dhe njësitë e tjera përkatëse të Policisë dhe sigurisë. Aktivitetet janë zhvilluar me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Aktivitetet janë zhvilluar në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata kompetente, sipas kërkesës së Prokurores së rastit në kuadër të Departamentit për Krime Lufte -në kuadër të PSRK-së.
Po ashtu, ekipet mjekoligjore të EULEX-it në kuadër të IML-së kanë përkrahur procesin e vlerësimit të lokacioneve dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore.

Bazuar në gjetjet dhe dokumentimin mjekoligjor, në lokacionin e tretë të varrit masiv është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjashtë individëve. Me këto gjetje, në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në këtë zonë, është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjithsej 23 personave, viktima të zhdukjes me forcë.

Pas përfundimit të aktiviteteve në terren, procesi vazhdon me ekzaminimet mjekoligjore në IML dhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, me qëllim të konfirmimit të identitetit të viktimave dhe për të pasuar me hapat e metejmë sipas procedurave përkatëse përfshirë informimin zyrtar të familjeve.

Në përmbyllje të kësaj pune katërjavore, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha ekipet dhe institucionet e angazhuara në këtë proces, duke filluar nga ekipi i Policisë së Kosovës në kuadër të Sektorit për Persona të Zhdukur, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë profesionistët e angazhuar në terren, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Mbi të gjitha, shprehim mirënjohje dhe respekt të veçantë për familjet e personave të zhdukur dhe Shoqatën e Familjeve “Zëri i Prindërve”, për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë këtij procesi

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbajti takim me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëveMe ftesë...
07/08/2026

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbajti takim me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve

Me ftesë të Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, sot u mbajt takimi me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, si dhe në koordinimin e aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë.

Gjatë takimit u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe shoqatave të familjarëve, me synim avancimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, respektimin e së drejtës së familjeve për të ditur dhe nderimin e dinjitetshëm të viktimave.

Address

Sheshi Skenderbeu Pn. Qeveria E Kosoves
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share