Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, ishin të pranishëm në mbikëqyrjen e procesit të zhvarrimit d...
09/09/2026

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, ishin të pranishëm në mbikëqyrjen e procesit të zhvarrimit dhe rivarrimit të martirit të lirisë, Faton U. Aruqi, në Rezallë të Skenderajt.
Faton U. Aruqi bëhet martiri i 9-të gjatë vitit 2026 që i bashkohet martirëve të tjerë në Kompleksin Memorial në Rezallë. Si institucion shtetëror, kërkesa dhe angazhimi ynë është i qartë: të jemi pranë familjeve, ta ndajmë me ta dhimbjen me zemër e përkushtim, t’i bashkojmë martirët në komplekset memoriale, aty ku kujtimi dhe sakrifica e tyre ruhen e nderohen përjetësisht.
Kjo është një detyrë shtetërore dhe përgjegjësi e përhershme e AMMKM-së – që sakrifica e tyre të mos harrohet dhe vendi i tyre i përjetshëm të jetë në hapësirat memoriale të dedikuara për nderimin e martirëve.
Lavdi e përjetshme martirëve të Rezallës, Faton U. Aruqit dhe të gjithë martirëve e të rënëve për lirinë e Kosovës🇽🇰!

Në Komunën e Pejës, në Bjeshkët e Sejnovës, u bë shënjimi i “Thesareve të Lirisë”, vendeve ku ranë dëshmorët e lirisë së...
31/08/2026

Në Komunën e Pejës, në Bjeshkët e Sejnovës, u bë shënjimi i “Thesareve të Lirisë”, vendeve ku ranë dëshmorët e lirisë së Kosovës: Ajet C. Rexhaj, Hetem C. Rexhaj, Mehmet C. Rexhaj, Arif H. Hysenaj dhe Faruk B. Murati.
Nga sot, këta dëshmorë do të kujtohen përjetësisht pikërisht në vendet ku dhanë jetën për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Komunës së Pejës dhe të gjithë Kosovës.

Deklarata e Performancës së AMMKM-së 2025
25/08/2026

Deklarata e Performancës së AMMKM-së 2025

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2025- Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale
25/08/2026

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2025- Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

Sot, drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin, zhvilloi një vizitë pune në Duraj të Kaçanikut, ku nga afë...
30/07/2026

Sot, drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin, zhvilloi një vizitë pune në Duraj të Kaçanikut, ku nga afër u njoh me punimet e realizuara në memorialin e familjes Salijaj, vend ku prehen pesë martirë të lirisë.

Gjatë kësaj vizite u vlerësua ecuria e punimeve për rregullimin dhe rehabilitimin e memorialit, sistemimin e hapësirës përreth, përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërhyrjet e nevojshme për krijimin e kushteve të denja për këtë vend të kujtesës historike, në përputhje me respektin dhe nderimin që meritojnë të rënët për lirinë e vendit.

Në kuadër të këtij projekti do të vendoset edhe një pllakë informuese me të dhëna përkatëse historike, e cila do të shërbejë në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës për rëndësinë e këtij memoriali.

Ruajtja e kujtesës historike dhe përkujdesja ndaj vendprehjeve të dëshmorëve dhe martirëve mbeten një përgjegjësi dhe mision i përhershëm institucional i AMMKM-së. Angazhimi ynë do të vazhdojë me përkushtim të plotë, ndërsa nderimi dhe lavdia u takojnë përjetësisht atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Në këtë vizitë na nderuan me praninë e tyre familjarët e familjes Salijaj – vëllai, motra, djali dhe të afërm të tjerë – si dhe ish i burgosuri politik Berat Luzha, mik i familjes.
Lavdi të rënëve të familjes Salijaj në Duraj të Kaçanikut dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë!

Sot, Drejtori Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së, priti në takim arkitektin Shkumbin Alihajdaraj, të cilit i ndau një...
13/07/2026

Sot, Drejtori Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së, priti në takim arkitektin Shkumbin Alihajdaraj, të cilit i ndau një mirënjohje për kontributin e tij vullnetar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për projektin e zhvarrimit dhe rivarrimit të dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut.

Me këtë rast, u vlerësua roli i arkitektit Alihajdaraj si urë bashkëpunimi ndërmjet Shoqatave të Dala nga Lufta – Dega Istog dhe AMMKM-së, duke dhënë një kontribut të çmuar në koordinimin dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë.

Drejtori Hakaj e falënderoi për angazhimin e tij profesional dhe vullnetar, ndërsa arkitekti Alihajdaraj shprehu mirënjohjen për vlerësimin, duke theksuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribuojë në projekte që nderojnë sakrificën e dëshmorëve dhe ruajnë kujtesën historike të vendit.

08/07/2026

Njoftim për opinionin publik lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale njofton opinionin publik, pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, Drejtori Ekzekutiv, me datë 06.07.2026, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë.

Kjo kërkesë është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 354, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

AMMKM ka nën menaxhim Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, në bazë të kontratës publike kornizë me nr. 207-AMMKM-25-6581-2-1-1/C86 – Mirëmbajtja e Kompleksit Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, Komuna e Podujevës, e cila ka hyrë në fuqi më 28.08.2025 dhe përfundon me datën 28.08.2028.

Njëkohësisht, Agjencia është duke realizuar edhe projektin "Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM 'Kulla e Zahir Pajazitit', Orllan – Podujevë", sipas kontratës nr. 207/27900-25-9937-5-2-1/C97, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial.

Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni do të njoftohet pas pranimit të raportit zyrtar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse, të cilat janë duke kryer detyrat e tyre në mënyrë profesionale për mbrojtjen e vlerave të Luftës Çlirimtare dhe të monumenteve të mbrojtura me legjislacionin në fuqi.

Sot, Drejtori Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së, priti në një takim arkitektin Demë Osmanaj, me ç’rast vlerësoi lart...
03/07/2026

Sot, Drejtori Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së, priti në një takim arkitektin Demë Osmanaj, me ç’rast vlerësoi lart kontributin e tij të vazhdueshëm dhe të çmuar në mbështetje të projekteve të Agjencisë.

Gjatë takimit, Drejtori Hakaj theksoi se kjo mirënjohje i ndahet arkitektit Demë Osmanaj si një shenjë falënderimi dhe respekti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite. Ai u shpreh se, në periudhën pas luftës për liri, shembuj si z. Osmanaj janë frymëzim për brezat, pasi kanë dhënë kontribut të pakursyer në hartimin dhe realizimin e projekteve kushtuar dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës, pa kërkuar asnjë kompensim apo përfitim.

Duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin tuaj, institucioni ynë ju është mirënjohës sot dhe gjithmonë për kontributin e dhënë në nderim të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit, theksoi Drejtori Hakaj.

Nga ana e tij, z. Demë Osmanaj falënderoi Drejtorin Hakaj dhe stafin e AMMKM-së për mikpritjen dhe vlerësimin e treguar. Ai shprehu respekt të veçantë për bashkëpunimin institucional dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në hartimin dhe zbatimin e projekteve që përkujtojnë të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

Me emocion, arkitekti Demë Osmanaj u shpreh se kjo mirënjohje është një motivim i madh për të dhe familjen e tij, duke shtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të japë kontributin e tij me përkushtim, në mënyrë që të mbetet një shembull i veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës për liri.

Sot u realizua një takim zyrtar pune në zyrat e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Koso...
01/07/2026

Sot u realizua një takim zyrtar pune në zyrat e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, ku Drejtori Ekzekutiv, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin profesional të Agjencisë, priti në takim znj. Paulina Budny nga Fondacioni Jahjaga.
Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me drejtësinë tranzicionale, proceset e memorializimit dhe ruajtjen e kujtesës historike në Republikën e Kosovës. Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërorganizativ në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e së vërtetës historike, si dhe nderimit të viktimave të luftës.
Drejtori Ekzekutiv, z. Imer Hakaj, prezantoi aktivitetet dhe projektet që AMMKM është duke i zhvilluar në kuadër të planit të punës për memorializimin dhe drejtësinë tranzicionale. Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë, Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim avancimin e proceseve të dokumentimit, memorializimit dhe drejtësisë tranzicionale.
Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv, z. Hakaj, ritheksoi se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave që veprojnë në këtë fushë mbetet thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave të luftës, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për liri. Prandaj zhvillimi i iniciativave të përbashkëta në funksion të ruajtjes së së vërtetës historike dhe edukimit të brezave të ardhshëm do të mbetet synim i përhershëm i Agjencisë.

Sot, z. Imer Hakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, së bashku me ...
18/06/2026

Sot, z. Imer Hakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, së bashku me stafin e agjencisë, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe të nderimeve kushtuar Dëshmorit të Kombit, Basri Canolli – Shpendi, në përvjetorin e rënies së tij heroike.
Në Canaj të Marecit, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, komandantë të zonave të luftës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë, u përkujtua me nderim dhe respekt jeta dhe vepra e Basri Canollit – Shpendit, luftëtarit të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me guxim, përkushtim dhe atdhedashuri u rreshtua në rrugën e lirisë së vendit.
Në këtë ditë përkujtimore, u vlerësua lart kontributi dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës, si dhe qëndresa dhe përkushtimi i familjes Canolli, e cila i dha atdheut një bir të denjë dhe një luftëtar të paepur të lirisë.
Kujtimi për Dëshmorin e Kombit, Basri Canolli – Shpendi, do të mbetet i përjetshëm në historinë e Kosovës dhe në kujtesën e brezave që gëzojnë lirinë për të cilën ai dha jetën.
Lavdi Dëshmorit të Kombit, Basri Canolli – Shpendi!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!

Address

Zeinel Salihu
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 04:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share