29/01/2025
Njoftim për dorëheqje nga Kryesuesi i Bordit të Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë
Të dashur miq,
Pas një periudhe bukur të ngjeshur jemi angazhuar me shumë profesionistë të shërbimeve sociale të punojmë së bashku për të avancuar rolin dhe për të fuqizuar pozitën e QPS-ve në mënyrë që të kemi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët në nevojë. Përpjekjet e tona dhe bordit kanë qenë të vazhdueshme dhe jam krenar që kemi bërë punë të mira e shumë do të bëhen në të ardhmen. Një falenderim të madh për të gjithë QPS-të dhe profesionistët që më kanë besuar dhe përkrahur pa rezervë. I falenderoj të gjithë partnerët nga institucionet qendrore e lokale, organizatat e shoqërisë civile për bashkëpunim dhe ecjet e përbashkëta. Dua të besoj që Asociacioni i QPS-ve do të jetë më i sukseshëm se që ka qenë deri më tani.
Për shkak të angazhimeve të tjera unë kam ofruar dorëhqjen dhe u.d e kryetares është caktuar Adelina Rexhepi Braha drejtore e QPS-së Ferizaj, e cila së bashku me pjesën tjetër të Bordit do të kujdesen për organizimin e Kuvendit të rregulltë
Falenderi me mirënjohje për të gjithë!
Sinqerisht,
Blerimi Shabani