Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, Law enforcement agency, Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59, Pristina.

ONDK është person juridik i pavarur jofitimprurës që qëllim kryesor ka përfaqësimi, koordinimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 04, 05 dhe 06 shtator 2026 – U mbajtë trajnimi treditor për zhvillim të vazhdueshëm profesional me ndërmjetës...
08/09/2026

Prishtinë, 04, 05 dhe 06 shtator 2026 – U mbajtë trajnimi treditor për zhvillim të vazhdueshëm profesional me ndërmjetësuesit e regjionit të Prishtinës.

Trajnimi u zhvillua nga trajnerë dhe profesionistë të fushave përkatëse, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike për temat e trajtuara.

Gjatë tri ditëve të trajnimit u trajtuan fusha të rëndësishme të ndërmjetësimit, përfshirë ndërmjetësimin në rastet familjare, barazinë gjinore dhe ndërmjetësimin në rastet gjinore, marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe ekzekutueshmërinë e saj, ndërmjetësimin penal, tregtar dhe pronësor, si dhe kornizën ligjore dhe parimet e ndërmjetësimit.

Trajnimi u organizuan nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, dhe u mbështetë nga CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues, me financim nga ADA – Agjencia Austriake për Zhvillim, si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë, në kuadër të projektit “SEE MEDIATION – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”.

www.ndermjetesimi.com

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤 𝐢 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 “𝐔𝐤𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢” 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧ë 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 ...
13/08/2026

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤 𝐢 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 “𝐔𝐤𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢” 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧ë 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢

Prizren, 12 gusht 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) dhe Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, i cili shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve akademike dhe praktikës profesionale në fushën e ndërmjetësimit.

Memorandumi u nënshkrua nga znj. Ganimete Xhelili, Kryetare e Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Ass. Milot Krasniqi, Shef për Mësim në Fakultetin Juridik. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme edhe znj. Arijeta Hoti Haxhiajdini, Anëtare e Bordit të Odes, përfaqësuese e Regjionit të Prizrenit.

Ky bashkëpunim synon krijimin e mundësive konkrete për studentët e Fakultetit Juridik, duke përfshirë praktika profesionale, pjesëmarrje në trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, si dhe promovimin e ndërmjetësimit si mjet efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje reflekton përkushtimin e të dyja institucioneve për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e brezave të rinj të juristëve për sfidat e tregut të punës.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet akademike dhe në krijimin e mundësive që studentët të njihen me ndërmjetësimin jo vetëm si një alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe si një fushë profesionale me perspektivë.

www.ndermjetesimi.com

𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐫ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 🤝Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se nga 21,992 palë të përfshira në rastet e...
11/08/2026

𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐫ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 🤝

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se nga 21,992 palë të përfshira në rastet e ndërmjetësimit të vetëinicuara, 2,859 ishin gra, që përbën rreth 13% të pjesëmarrësve.

Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe zgjidhjes së konflikteve, duke i inkurajuar ato të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe e gjetjes së zgjidhjeve.

Ndërmjetësimi – një hapësirë për dialog, pjesëmarrje dhe zgjidhje.

www.ndermjetesimi.com

Prishtinë, 01 korrik 2026 –Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të ...
02/07/2026

Prishtinë, 01 korrik 2026 –Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, dhe Kryetari i Bordit, Shkëlzen Dreshaj, u pritën në takim nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy odave, me fokus promovimin e ndërmjetësimit në komunitetin e bizneseve. Palët u dakorduan që së shpejti të organizojnë një sesion informues për anëtarët e OEGJK-së, me qëllim prezantimin e rolit dhe përfitimeve të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve afariste.

Ky takim shënon fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy odave, që synon promovimin e ndërmjetësimit si një mekanizëm modern dhe efikas në mbështetje të bizneseve, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture të dialogut dhe zgjidhjes konstruktive të mosmarrëveshjeve.

Falënderojmë Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Besojmë se aktivitetet e përbashkëta do të japin një kontribut të rëndësishëm në promovimin e ndërmjetësimit dhe forcimin e kulturës së dialogut në komunitetin e bizneseve.



www.ndermjetesimi.com

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐧ë 𝐇𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐄𝐫𝐚𝐬𝐦𝐮𝐬+ 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐎𝐑Përfaqësues të Odës së Ndërmjetësuesve t...
24/06/2026

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐧ë 𝐇𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐄𝐫𝐚𝐬𝐦𝐮𝐬+ 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐎𝐑

Përfaqësues të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës morën pjesë në vizitën studimore dhe trajnimin treditor të organizuar në Arnhem, Holandë, në kuadër të projektit Erasmus+ MEDIATOR – Modernizing Education with Dispute Intervention and Training for Occupational Readiness.

Trajnimi u organizua nga Netherlands Business Academy (NLBA) dhe mblodhi partnerët e projektit nga Kosova, Shqipëria, Holanda,Italia dhe Letonia duke ofruar një platformë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e ndërmjetësimit.
Projekti MEDIATOR synon integrimin e ndërmjetësimit në arsimin e lartë dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në këtë fushë përmes zhvillimit të programeve universitare, krijimit të qendrave të ndërmjetësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit akademik.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi modelet evropiane të edukimit në ndërmjetësim, zhvillimin e kurrikulave moderne, metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe mënyrat e ndërlidhjes së njohurive teorike me aftësitë praktike profesionale. Programi përfshiu ligjërata, punë në grupe, diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash ndërmjet institucioneve partnere.

Vizita studimore kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimin e aktiviteteve të ardhshme të projektit, me qëllim të avancimit të edukimit në fushën e ndërmjetësimit dhe përgatitjes së profesionistëve të rinj me njohuri dhe kompetenca të specializuara.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin profesional, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe avancimin e ndërmjetësimit në përputhje me standardet më të mira evropiane.



www.ndermjetesimi.com

𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐍Ë 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë, 𝐋𝐈𝐃𝐄𝐑 𝐍Ë 𝐑𝐀𝐉𝐎𝐍Në Tiranë u mbajt Forumi Rajonal i Ndërmjetësimit , në kuadër të së cilit u lansu...
13/06/2026

𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐍Ë 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë, 𝐋𝐈𝐃𝐄𝐑 𝐍Ë 𝐑𝐀𝐉𝐎𝐍

Në Tiranë u mbajt Forumi Rajonal i Ndërmjetësimit , në kuadër të së cilit u lansua zyrtarisht projekti rajonal “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore", ku morën pjesë përfaqësues të odave të ndërmjetësuesve, ministrive të drejtësisë dhe këshillave gjyqësorë e prokurorialë nga Kosova dhe rajoni. Pjesëmarrësit diskutuan zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e ndërmjetësimit si një mekanizëm modern dhe efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në këtë forum, Kosova u prezantua si një nga shembujt më të avancuar në rajon në fushën e ndërmjetësimit, duke dëshmuar zhvillim të qëndrueshëm institucional, profesionalizim të ndërmjetësuesve dhe rritje të përdorimit të ndërmjetësimit në praktikë, duke u pozicionuar si lidere në këtë fushë.

Një nga treguesit më të rëndësishëm të këtij suksesi është edhe numri i rasteve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit në Kosovë, i cili në vitin 2025 ka arritur në 11,937 raste të zgjidhura, duke reflektuar besueshmërinë dhe efikasitetin e këtij mekanizmi në praktikë.

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe profesionalizmin e ndërmjetësuesve si faktorë për forcimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe rritjen e besueshmërisë së tij.
Ajo foli gjithashtu për perspektivën dhe zhvillimin e ndërmjetësimit në Kosovë, duke theksuar se ndërmjetësimi po konsolidohet si një mekanizëm gjithnjë e më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe rëndësinë e partneriteteve ekzistuese, duke theksuar se Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës është tashmë e përfshirë në dy projekte të rëndësishme:
SEE Mediation – Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore, implementuar nga CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim; dhe
Erasmus/Mediator – Modernizimi i arsimit me ndërhyrje në mosmarrëveshje dhe trajnime për gatishmëri profesionale.

Gjatë forumit u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe harmonizimit të praktikave më të mira, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit si instrument për paqe sociale dhe efikasitet në sistemin e drejtësisë.
Forumi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe afirmimit të ndërmjetësimit si një alternativë moderne dhe e besueshme në zgjidhjen e konflikteve.

Forumi u organizua nga CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues në bashkëpunim me Odat e Ndërmjetësuesve, të Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit, si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë.



www.ndermjetesimi.com

13/06/2026
04/06/2026
𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë...
03/06/2026

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me propozimin e përfshirë në Draft Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 01.nr.110-2782, për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, i cili parasheh caktimin e taksës komunale në shumën prej 700 euro për ushtrimin e veprimtarisë profesionale të ndërmjetësuesit.

Konsiderojmë se kjo ngarkesë financiare është e pajustifikuar dhe joproporcionale me realitetin e profesionit të ndërmjetësuesit në Kosovë. Ndërmjetësimi është një profesion i lirë me interes publik, i cili kontribuon në zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve, uljen e numrit të lëndëve në gjykata dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi.
Pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm, ndërmjetësimi ende përballet me sfida të shumta në praktikë dhe nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të fuqizimit institucional. Për më tepër, tarifat e ndërmjetësimit janë të kufizuara dhe të përcaktuara në atë mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet një shërbim i përballueshëm dhe efektiv. Për këtë arsye, ndërmjetësuesit nuk mund të trajtohen njësoj me profesionet e tjera të lira sa i përket barrës fiskale komunale.

Vendosja e një takse prej 700 euro rrezikon të dekurajojë ushtrimin e profesionit, të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit dhe të krijojë barriera shtesë për profesionistët që kontribuojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës i bën thirrje Komunës së Prishtinës (Kryeqyteti Prishtina) që të rishqyrtojë këtë propozim dhe të marrë parasysh specifikat e profesionit të ndërmjetësuesit, kontributin e tij në interes publik dhe nevojën për politika që mbështesin fuqizimin e ndërmjetësimit, e jo rëndimin e ushtrimit të tij.

Mbështetja e ndërmjetësimit duhet të reflektohet përmes politikave që e nxisin dhe e fuqizojnë këtë mekanizëm, e jo përmes masave që vështirësojnë ushtrimin e tij.


𝐎𝐃𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐔𝐄𝐒𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë𝐒

Me 22–24 maj, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Punëtorëve Socialë të Kosovës, organizoi traj...
28/05/2026

Me 22–24 maj, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Punëtorëve Socialë të Kosovës, organizoi trajnim në kuadër të projektit: “Enhancing Mediation for Social Justice and Community Reconciliation in Kosovo” me mbështetjen e UNMIK – United Nations Mission in Kosovo, dhe kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësuesve në trajtimin e rasteve me ndjeshmëri të lartë sociale, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve dhe ndërmjetësimin familjar.

Gjatë trajnimit, ndërmjetësuesit u angazhuan në diskutime interaktive, analiza të rasteve praktike dhe shkëmbim përvojash profesionale, duke thelluar njohuritë mbi qasjen e bazuar në interesin më të mirë të fëmijës dhe zbatimin e standardeve në ndërmjetësimin familjar.



www.ndermjetesimi.com

Address

Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës:

Share