Zemzem

Zemzem Shtëpia Botuese ZEMZEM - Themeluar në Shtator 2020

Ofertat Speciale nga ZEMZEMPërfito nga zbritjet speciale
26/04/2026

Ofertat Speciale nga ZEMZEM
Përfito nga zbritjet speciale

Oferte deri më 10 Prill.Nxine oferten.Çmimi normal 15€, me zbritje 7€
29/03/2026

Oferte deri më 10 Prill.
Nxine oferten.
Çmimi normal 15€, me zbritje 7€

09/03/2026
Doli nga shtypi pjesa e parë dhe e dytë. Mund ta porositni.https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9𝐄𝐧𝐜𝐢𝐤𝐥𝐨𝐩𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐤`𝐡𝐮𝐭 𝐇𝐚𝐧...
29/01/2026

Doli nga shtypi pjesa e parë dhe e dytë. Mund ta porositni.
https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9
𝐄𝐧𝐜𝐢𝐤𝐥𝐨𝐩𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐤`𝐡𝐮𝐭 𝐇𝐚𝐧𝐞𝐟𝐢, 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢 "𝐄𝐥-𝐌𝐞𝐛𝐬û𝐭" – 𝟑𝟎 𝐕𝐨𝐥𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐆𝐣𝐮𝐡ë𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞.
𝙉𝙜𝙖 𝘼𝙪𝙩𝙤𝙧𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙄𝙢𝙖𝙢𝙞 𝙈𝙪𝙝𝙖𝙢𝙚𝙙 𝙗𝙞𝙣 𝘼𝙝𝙢𝙚𝙙 𝙗𝙞𝙣 𝙀𝙗𝙞 𝙎𝙚𝙝𝙡 𝙎𝙝𝙚𝙢𝙨𝙪 𝙀𝙡 𝙀𝙞𝙢𝙚𝙝 Es-𝙎𝙖𝙧𝙖𝙝𝙨𝙞𝙟 (𝙧𝙖𝙝𝙞𝙢𝙚𝙝𝙪𝙡𝙡𝙖𝙝)
𝗣ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗱𝗶𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿ë 𝗻ë 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽 𝗻𝗴𝗮 𝗗𝗿. 𝗦𝗰𝗶. 𝗙𝗹𝗮𝗺𝘂𝗿 𝗦𝗼𝗳𝗶𝘂, 𝗸𝘂 𝗽ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝘆𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗯ë𝗿𝗶 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗽ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺 𝗽𝗼𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗼𝗿, 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗱𝗼𝗿ë𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗲, 𝘀𝗾𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝘂𝘀𝗻𝗼𝘁𝗮.
Pas më shumë se një mijë vitesh që nga shkrimi i saj, "El-Mebsût", një ndër veprat më të mëdha të trashëgimisë juridike islame, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në një botim unik prej 30 vëllimesh.
Kjo kryevepër e Imam Muhammed ibn Ahmed es-Serahsî përfaqëson thelbin e shkollës hanefite, duke shpalosur me hollësi çdo aspekt të fikhut: nga adhurimet deri te marrëdhëniet shoqërore, nga kontratat financiare deri te ligjet penale, dhe nga çështjet familjare deri te parimet e jurisprudencës.
El-Mebsût nuk është thjesht një tekst juridik, por një arkiv i gjallë i dijes, logjikës dhe trashëgimisë islame, i shkruar nën rrethana të jashtëzakonshme – nga burgu – me qëndrueshmëri, përkushtim dhe sakrificë për të vërtetën.
Çfarë e bën këtë botim historik?
Përkthimi i plotë dhe i pari në historinë e shqipes i kësaj vepre monumentale.
Realizuar me përkushtim nga Dr. Sci. Flamur Sofiu, me besnikëri ndaj origjinalit arab.
Botohet nën kujdesin e Institutit Islamologjik ALKIG - Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austirsë.
Do të Botohet në 30 volume, duke e bërë të kapshme për studim të thellë dhe afatgjatë.
Një burim i paçmuar për dijetarë, studentë të medreseve dhe fakulteteve islame, imamë dhe çdo kërkues të diturisë së sheriatit.
“El-Mebsût” është një dritare drejt thellësisë së fikhut islam dhe një lidhje e fuqishme me rrënjët e dijes klasike të Ehli Sunnetit.
Ky botim është ftesë për reflektim, studim dhe praktikë të diturisë së pastër islame në gjuhën tonë amtare.
Abonohu:
https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9

Doli nga shtypi pjesa e parë dhe e dytë. Mund ta porositni.https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9𝐄𝐧𝐜𝐢𝐤𝐥𝐨𝐩𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐤`𝐡𝐮𝐭 𝐇𝐚𝐧...
22/11/2025

Me ndihmën dhe mirësinë e Allahut të Madhëruar, Shtëpia Botuese Zemzem ka kënaqësinë të sjellë për herë të parë në gjuhë...
01/09/2025

Me ndihmën dhe mirësinë e Allahut të Madhëruar, Shtëpia Botuese Zemzem ka kënaqësinë të sjellë për herë të parë në gjuhën shqipe një seri të plotë prej 12 librash të dijetarit të madh, shejhut të Islamit, Muhammed ibn Abdulvehabit – Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
Këto vepra, të cilat kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ringjalljen e teuhidit dhe thirrjes së pastër islame në mbarë botën, janë përkthyer me kujdes nga gjuha arabe dhe janë pajisur me komentime të qarta, duke i bërë kështu të kuptueshme dhe të aksesueshme për çdo lexues shqiptar.
Seria përfshin librat më të njohur të autorit, të cilët trajtojnë tema themelore të besimit islam, pastrimin e fesë nga devijimet dhe kthimin tek burimet e pastra të Kur’anit dhe Sunnetit. Përkthimi i saktë dhe komentimi shpjegues ndihmojnë lexuesin të përvetësojë mesazhin e plotë të autorit, duke e bërë këtë seri jo vetëm një pasuri të madhe fetare, por edhe një udhëzues praktik për çdo musliman që dëshiron ta jetojë fenë sipas udhëzimit profetik.
Me këtë botim, Shtëpia Botuese Zemzem synon të sjellë një kontribut të vlefshëm në bibliotekën islame shqip, duke i dhënë lexuesit shqiptar mundësinë që të përfitojë nga trashëgimia e pasur e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe të qëndrojë i lidhur fort pas akides së pastër islame.
---------------------------
Porosite në këtë link:
https://zemzem.al/porosia.html

POROSI PËR LIBRIN "GJEMBI DHE KARAFILI"Autor: Jahja SinvarPërktheu: Mr. Eduart ThartoriFaqe: 497Formati: A5Botues: Fox P...
05/03/2025

POROSI PËR LIBRIN "GJEMBI DHE KARAFILI"
Autor: Jahja Sinvar
Përktheu: Mr. Eduart Thartori
Faqe: 497
Formati: A5
Botues: Fox Publishing
Porosia dërgohet FALAS në KOSOVË, SHQIPËRI dhe MAQEDONI

Linku per porosi:
https://forms.gle/SMQ2oEAxszZXRHJr9

Së shpejti del nga botimi libri 'GJEMBI DHE KARAFILI'Autor: JAHJA SINVARPërktheu: Eduart ThartoriBotues: FOX Publishing....
01/02/2025

Së shpejti del nga botimi libri 'GJEMBI DHE KARAFILI'
Autor: JAHJA SINVAR
Përktheu: Eduart Thartori
Botues: FOX Publishing.
Faqe: 497, Formati: A5
----------------------------
FJALA E BOTUESIT
Libri Gjembi dhe Karafili është një thirrje e fuqishme për drejtësi, një dokumentim i thellë dhe i ndjeshëm i vuajtjeve dhe masakrave të pafundme dhe të paimagjinueshme të popullit palestinez, të shkaktuara nga pushtuesi terrorist izraelit. Ai ndriçon histori që përshkruajnë jo vetëm dhimbjen fizike, por edhe shuarjen e shpresës, padrejtësitë e gjykatave, dëbimet dhe torturat e tmerrshme që kanë shoqëruar jetën e atyre që jetojnë nën okupimin zionist izraelit. Çdo fjalë, çdo pasazh dhe çdo faqe e këtij libri është një kujtesë e fuqishme se pas çdo numri dhe çdo statistike fshihet një jetë e shkruar me vuajtje, një shpirt që lufton për të mbijetuar dhe për të kërkuar të drejtat e mohuara të njeriut.
Për shumë vite, palestinezët kanë luftuar jo vetëm për mbijetesën e tyre, por edhe për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tyre, duke sfiduar një sistem që synon t’i fshijë ata nga historia. Torturat që ata përjetojnë janë më shumë se dhunë fizike; ato janë mundime psikologjike që vazhdojnë të ndjekin ata pas çdo momenti dhimbjeje. Historia e popullit palestinez është një histori e vazhdueshme e guximit, mbijetimit dhe shpresës, edhe në dritën e dhunës më të madhe.
Ky libër, si një thirrje për vetëdije dhe veprim, është një mundësi për të shpalosur të vërtetën dhe për të dëshmuar vuajtjet që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin. Le të mos i mbyllim sytë para dhimbjes dhe padrejtësisë që këta njerëz kanë duruar për më shumë se një shekull. Le të angazhohemi për një botë ku çdo njeri, pa dallim kombi apo feje, mund të jetojë me lirinë dhe dinjitetin që i takon.
Fakti që ky libër është shkruar në kushte kaq të vështira, në një burg të pushtuesve, e bën edhe më të fuqishme dhe të prekshme historinë që ai përmban. Të tridhjetë kapitujt e tij, të shkruara mes vuajtjeve të përditshme, janë një dëshmi e forcës shpirtërore dhe qëndrueshmërisë që individët e atij populli kanë treguar në kushte të pafavorshme, përballë mundimeve dhe padrejtësisë.
Përmes këtij libri, autori ka bërë një akt të rëndësishëm të mbijetesës dhe të rezistencës intelektuale dhe morale. Edhe pse fizikisht mund të jetë i mbyllur brenda mureve të një burgu, ai ka gjetur një mënyrë për të shpërndarë mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tij, duke i dhënë zë një populli që ka vuajtur dhe luftuar për lirinë e tij. Kjo është një formë e fuqishme e rezistencës: përmes fjalës dhe shkrimit, autori ka kapërcyer kufijtë e burgut dhe ka bërë të mundur që historia e tij dhe e popullit të tij të vazhdojë të jetojë dhe të dëgjohet nga të tjerët.
Për shumëkënd, libri mund të jetë një thirrje për të mos harruar, për të vazhduar luftën dhe për të mbajtur në jetë kujtimin e atyre që vuajnë dhe luftojnë për një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.

Behar Beqiri
Fox Publishing

Address

ZEJNEL SALIHU
Pristina
100000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zemzem posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category