Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës Faqja zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi për ngushëllime familjen JashariSkënderaj, 13 qershor 2026Kryeministri në detyrë i ...
13/06/2026

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Skënderaj, 13 qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizitoi familjen Jashari për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve, kryeministri në detyrë Kurti e vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit, para dhe gjatë luftës çlirimtare.

“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skënderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, shkroi kryeministri në detyrë Kurti në librin e kujtimeve.

12/06/2026

Pritja shtetërore për 27 vjetorin e Ditës së e Çlirimit të Kosovës

Kryeministri në detyrë Kurti në shënim të 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, bëri homazhe në Prekaz dhe në Pri...
12/06/2026

Kryeministri në detyrë Kurti në shënim të 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, bëri homazhe në Prekaz dhe në Prishtinë

Prekaz, Prishtinë, 12 qershor 2026

Në shënim të 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në kuadër të agjendës shtetërore, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas Prekazit, në Prishtinë kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te Varrezat e Dëshmorëve, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti si dhe te pllaka përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s.
..

Prononcimi i kryeministrit në detyrë Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz:

Sikurse për çdo vit edhe sivjet më 12 Qershor, vijmë këtu si krerë të institucioneve në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të popullit shqiptar, që shënon edhe vendin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë, për bashkim, për shtet dhe për pavarësi.

Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me dy djemtë e tij, Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden e Zarifen, Feriden e Adilen, dhe me të gjithë të tjerët të cilët nuk u nënshtruan për asnjë moment, është sot në thelb të historisë së popullit tonë, dhe atë jo vetëm si Kosovë e si Republikë demokratike, por njëkohësisht edhe si komb shqiptar në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë dhe në kuptimin e shtrirjes së përtej së tashmes. Pra, nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen kur siç thotë edhe himni kombëtar shqiptar ‘ne do të rrojmë’.

Prandaj, duke u kthyer e rikthyer këtu, duke kujtuar e përkujtuar flijimin e Jasharëve ne më së miri i qëndrojmë besnik çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë dhe bashkimit, zhvillimit dhe progresit.

Lavdi Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
Gëzuar Dita e Çlirimit të Kosovës, 12 Qershori!
..

Prononcimi i kryeministrit në detyrë Kurti pas homazheve te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti:

Aksionet guerile para luftës, sikurse ato të komandantit Zahir Pajaziti dhe ngjarjet historike, si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë bërë udhën e çlirimit të pakthyeshme. Çdo 12 Qershor ne kujtojmë të gjithë brezat, të cilët u përpoqën, vuajtën, u sakrifikuan përgjatë okupimit të Kosovës nga Serbia për afër 87 vite, e që u përmbyllë me luftën e lavdishme çlirimtare dhe me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Komandanti Zahir Pajaziti bashkë me Hakif Zejnullahun, Edmond Hoxhën dhe me shumë shokë të tjerë, e dinin që liria e popullit, çlirimi i vendit, bashkimi e shteti, demokracia e Republika, nuk mund të bëhen pa e konsideruar që faktori i brendshëm është vendimtar dhe nismëtar. Prandaj, ata qysh herët u organizuan në mënyrë që Kosova të çlirohet dhe të shporret armiku ynë, Serbia agresore e hegjemoniste.

Sot, Republika e Kosovës e ka ushtrinë e fortë, e ka policinë e aftë, e së shpejti do të ketë edhe xhandarmëri, në mënyrë që ta sigurojmë paqen, ta garantojmë stabilitetin institucional, t’i kontribuojmë sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë, të vazhdojmë me hapat tonë drejt integrimit në NATO e në Bashkim Evropian, dhe sundimi i ligjit e të drejtat për qytetarët të jenë kudo, përherë, për secilin.

Gëzuar 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës dhe lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

10/06/2026

Shënohet 148 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

09/06/2026

Intervista për RTK-në e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Austri.

Agjenda e shënimit të 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
09/06/2026

Agjenda e shënimit të 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, StockerVjenë, 9 qershor 2026Në kuadër të...
09/06/2026

Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker

Vjenë, 9 qershor 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Kryeministri në detyrë Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.

Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se mirëpret deklaratën e kancelarit Stocker në Tivat, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor. Pasi tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj të anëtarësimit, kryeministri në detyrë Kurti foli për rëndësinë që BE-ja të përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, investimet dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës, energjinë dhe transformimin digjital. Ndërsa, u diskutua edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

08/06/2026
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në detyrë, Glauk Konjufca, sonte nga ora 20:...
05/06/2026

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në detyrë, Glauk Konjufca, sonte nga ora 20:30 i ftuar në RTV Dukagjini.

Ju ftojmë ta ndiqni!

04/06/2026

Reagim publik ndaj deklaratave të pasakta të ish-Deputetit Daut Haradinaj

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes këtij reagimi, dëshiron të informojë dhe sqarojë opinionin publik lidhur me deklarimet e pasakta të bëra nga ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Daut Haradinaj, në emisionin “Debat Plus”, në TV Dukagjini, në lidhje me dy persona nga komuniteti serb për të cilët është pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme ua ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

MPB-ja sqaron se regjistrimi i shtetësisë së personave në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë dhe as me procesin aktual të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile. Të dy personat janë regjistruar në regjistrat përkatës shumë vite më parë, respektivisht në vitet 2001 dhe 2007.

Sipas të dhënave zyrtare, Milovan Bojović është regjistruar për herë të parë në vitin 2007 dhe ka qenë posedues i dokumenteve identifikuese të UNMIK-ut. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka marrë në vitin 2011. Që nga ajo kohë, ai nuk ka realizuar asnjë shërbim përmes sistemit të Gjendjes Civile.

Gjithashtu, vlen të theksohet se i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës më 8 prill 2016. Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit, mirëpo më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur ndërprerjen e kësaj mase, duke mundësuar lirimin e tij. Pas lirimit, ai ishte larguar nga territori i Republikës së Kosovës nga Policia e Kosovës.

Sa i përket personit të dytë, Suzana Ranković, MPB-ja sqaron se ajo është qytetare e Republikës së Kosovës dhe nuk është vajza apo mbesa e Aleksandër Rankovićit, siç është pretenduar në deklaratën e z. Haradinaj. Kjo qytetare ka poseduar letërnjoftim të UNMIK-ut që nga viti 2001, të cilin e ka konvertuar në letërnjoftim të Republikës së Kosovës në vitin 2015.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë akterëve publikë dhe politikë që para se të bëjnë deklarime publike të verifikojnë faktet dhe të shmangin përhapjen e informatave të pasakta, të cilat mund të dezinformojnë opinionin publik dhe të cenojnë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, transparencës institucionale dhe ofrimit të informacioneve të sakta për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Address

Ndërtesa E Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qeveria e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share