10/09/2026
Sot është vendosur kamera e parë monitoruese në parkun e lagjes Kalabria, duke nisur kështu procesin e shtrirjes së sistemit të monitorimit edhe në parqe dhe hapësira të tjera publike të Kryeqytetit.
Qëllimi është i qartë: më shumë siguri, më pak dëmtime të lodrave dhe më shumë kujdes për hapësirat që janë të të gjithëve.
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave dhe drejtorit Lulzim Fushtica, në qëllimin e përbashkët që parqet t’i bëjmë hapësira sa më të sigurta për qytetarët.
Hap pas hapi, monitorimi do të zgjerohet edhe në parqe të tjera, me mbikqyrje 24/7 nga Policia e Kosovës.