Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost

Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost Në këtë mënyrë Agjencia dëshiron të sigurohet që të drejtat e çdo individi për privatësi të mbrohen gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Misioni

Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. Këshilldhënia organeve publike dhe private, marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura, inspektimet dhe kontrollet, informimi i publikut, si dhe promovimi e përkrahja e të drejtave themelore për mbrojtjen e të dhënave personale janë pjesë e fushëveprimtarisë kryesore në kuadër të misionit të Agjencisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e misionit të përhershëm të Agjencisë, duke ditur prioritetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrime evropiane.

Pesë Vite në Shërbim të QytetarëveMë 25 Qershor 2026, Agjencia për Informim dhe Privatësi shënoi 5 vjetorin e themelimit...
26/06/2026

Pesë Vite në Shërbim të Qytetarëve

Më 25 Qershor 2026, Agjencia për Informim dhe Privatësi shënoi 5 vjetorin e themelimit të saj, respektivisht 15 vjetorin e autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës, duke kurorëzuar një rrugëtim të ndërtuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në mbrojtje të dy të drejtave themelore: mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, partnerë, autoritete homologe, organizata ndërkombëtare, shoqëri civile dhe bashkëpunëtorë të Agjencisë, të cilët, përgjatë viteve, kanë kontribuar në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtyre pesë viteve, Agjencia:

🔸Harmonizoi kornizën ligjore me standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
🔸Trajtoi mijëra kërkesa, ankesa dhe raste administrative, duke garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të qytetarëve.
🔸Realizoi inspektime, vendimmarrje dhe mbikëqyrje ndaj institucioneve publike dhe private për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
🔸Trajnoi qindra zyrtarë publikë dhe profesionistë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë administratën publike, sistemin e drejtësisë, shëndetësinë, arsimin, sektorin financiar, telekomunikimet, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile.
🔸Organizoi fushata të vazhdueshme ndërgjegjësuese, Javën e Privatësisë dhe Javën e Qasjes në Dokumente Publike, si dhe aktivitete me nxënës, studentë, gazetarë dhe qytetarë në mbarë vendin.
🔸Digjitalizoi ofrimin e shërbimeve dhe modernizoi proceset institucionale për t’i afruar ato më shumë me qytetarët.
🔸Forcoi bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, duke e pozicionuar Agjencinë si një autoritet të besueshëm dhe aktiv në rrjetet evropiane dhe ndërkombëtare.
🔸Mori rol aktiv në zhvillimet që lidhen me Aktin e Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act), duke vendosur mbrojtjen e të dhënave personale në qendër të qeverisjes së inteligjencës artificiale.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, theksoi se “misioni ynë nuk matet me kohën që ka kaluar, por me ndikimin që kemi lënë dhe me përgjegjësinë që kemi ndaj çdo qytetari. Të mbrosh të drejtat e qytetarëve do të thotë të mbrosh dinjitetin e tyre.”

Në vlerësim të punës, rezultateve dhe kontributit të Agjencisë përgjatë pesë viteve të fundit, me fjalë rasti u drejtuan U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, Zëvendëskryetari i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Drejtori i Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Zdravko Vukić, Presidenti i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për Informim (ICIC) dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Shqipërisë, z. Besnik Dervishi, si dhe z. Jarmo Helppikangas, në emër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ndërsa përmes video-mesazheve përshëndetëse ceremonisë iu bashkuan Nënkryetari i Asamblesë Globale të Privatësisë (GPA), z.Brent Homan, Zëvendëskomisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informimit i Gjermanisë, z. Andreas Hartl.

Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe promovimin e transparencës institucionale, Agjencia ndau mirënjohje për zyrtarët e mbrojtjes së të dhënave personale dhe zyrtarët përgjegjës për qasje në dokumente publike të institucioneve publike dhe private, dhe falendëroi në veçanti partnerët dhe bashkëpunëtorët që kanë mbështetur vazhdimisht misionin.

Sot, Agjencia për Informim dhe Privatësi është një institucion i respektuar dhe partner i besueshëm në nivel evropian dhe ndërkombëtar, anëtare e organizatave dhe rrjeteve më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës me profesionalizëm dhe duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e standardeve, politikave dhe praktikave që mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve.

Me të njëjtin përkushtim, Agjencia do të vazhdojë të punojë për forcimin e llogaridhënies së institucioneve, rritjen e transparencës, mbrojtjen e e të dhënave personale dhe avancimin e të drejtave themelore të çdo qytetari.

Dje. Sot. Në të ardhmen.

25/06/2026
Lansohet Vlerësimi i ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dh...
16/06/2026

Lansohet Vlerësimi i ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, kanë lansuar Vlerësimin e ndikimit të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) në raport me mbrojtjen e të dhënave personale.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, theksoi se ky vlerësim paraqet një hap të rëndësishëm në përgatitjen e institucioneve të Kosovës për sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale, duke siguruar që mbrojtja e të dhënave personale dhe të drejtat themelore të qytetarëve të mbeten në qendër të zhvillimit dhe përdorimit të sistemeve të IA-së.

Në këtë kuadër, projekti mbështet:
🔹 Vendosjen e mbrojtjes së të dhënave personale në qendër të qeverisjes së IA-së;
🔹 Forcimin e kapaciteteve të AIP-së për mbikëqyrjen e sistemeve të IA-së me rrezik të lartë;
🔹 Zhvillimin e mekanizmave për vlerësimin e ndikimit të IA-së mbi të drejtat themelore;
🔹 Konsolidimin e rolit të AIP-së në epokën e inteligjencës artificiale.

Ky proces kontribuon në harmonizimin e mëtejshëm të kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me acquis të Bashkimit Evropian, duke forcuar gatishmërinë e vendit për sfidat e transformimit digjital.

📌Këshilli i Evropës mbështet Agjencinë për Informim dhe Privatësi në shkëmbimin e përvojave për qasjen në informacionMe ...
04/06/2026

📌Këshilli i Evropës mbështet Agjencinë për Informim dhe Privatësi në shkëmbimin e përvojave për qasjen në informacion

Me ftesë të Këshillit të Evropës, Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi, morën pjesë më 3 dhe 4 qershor 2026 , në programin rajonal “Shkëmbimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor mbi Qasjen në Informacion në Kontekstin e Lirisë së Shprehjes” në Strasbourg.

Ky aktivitet rajonal, i organizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim në fushën e Lirisë së Shprehjes pranë Këshillit të Evropës, mblodhi përfaqësues institucionalë të autoriteteve përgjegjëse për qasjen në informacion nga vendet e rajonit, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe identifikimit të mekanizmave që kontribuojnë në ushtrimin më efektiv të së drejtës për qasje në informata, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve pjesëmarrëse.

Gjatë programit dyditor, së bashku me ekspertë të Këshillit të Evropës, diskutimet u përqendruan në standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtën e qasjes në informacion, garantimin e kësaj të drejte, si dhe mekanizmat e ankimit në rastet e kufizimit ose refuzimit të qasjes.

Pjesë e programit ishte edhe shkëmbimi i përvojave me përfaqësues të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të Sekretariatit të Grupit për Qasje në Informacion të Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre diskutimeve u trajtua zbatimi i rekomandimeve të mekanizmit monitorues të Konventës së Tromsøs nga shtetet palë, si dhe u prezantuan përvoja dhe praktika të ndryshme në avancimin e transparencës dhe të drejtës për qasje në informacion.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon Këshillin e Evropës për mbështetjen dhe ndërsa mbetet e përkushtuar në aplikimin mbetet e standardeve të larta ndërkombëtare në procesin e vendimmarrjes në relacion me qasjen në dokumente publike.

📌Savet Evrope podržava Agenciju za informacije i privatnost u razmeni iskustava o pristupu informacijama

Na poziv Saveta Evrope, poverenica Agencije za informacije i privatnost, Krenare Sogojeva-Dermaku, i generalna direktorka Lumnije Demi učestvovale su 3. i 4. juna 2026. godine u regionalnom programu „Regionalna razmena na Zapadnom Balkanu o pristupu informacijama u kontekstu slobode izražavanja“, u Strausbourg.

Ovaj regionalni događaj, koji je organizovala Direkcija za saradnju u oblasti slobode izražavanja pri Savetu Evrope, okupio je institucionalne predstavnike organa nadležnih za pristup informacijama iz zemalja regiona, sa ciljem razmene najboljih praksi i identifikovanja mehanizama koji doprinose efikasnijem ostvarivanju prava na pristup informacijama, kao i jačanju saradnje među institucijama učesnicama.

Tokom dvodnevnog programa, zajedno sa ekspertima Saveta Evrope, diskusije su bile usmerene na međunarodne i evropske standarde u oblasti prava na pristup informacijama, obezbeđivanje ostvarivanja ovog prava, kao i mehanizme žalbe u slučajevima ograničavanja ili uskraćivanja pristupa informacijama.

Program je takođe obuhvatio razmenu iskustava sa predstavnicima Evropskog suda za ljudska prava i Sekretarijata Grupe za pristup informacijama Saveta Evrope. Tokom ovih razgovora razmatrana je primena preporuka mehanizma za praćenje sprovođenja Tromso konvencije od strane država ugovornica, a učesnici su predstavili i iskustva i dobre prakse u unapređenju transparentnosti i prava na pristup informacijama.

Agencija za informacije i privatnost zahvaljuje Savetu Evrope na podršci i ostaje posvećena primeni visokih međunarodnih standarda u procesima donošenja odluka u vezi sa pristupom javnim dokumentima.

📌Council of Europe Supports the Information and Privacy Agency in Exchanging Experiences on Access to Information

At the invitation of the Council of Europe, the Commissioner of the Information and Privacy Agency, Krenare Sogojeva-Dermaku, and the Director General, Lumnije Demi, participated on 3 and 4 June 2026 in the regional programme “Regional Exchange in the Western Balkans on Access to Information in the Context of Freedom of Expression”, in Strasbourg.
This regional event, organized by the Freedom of Expression Cooperation Division of the Council of Europe, brought together institutional representatives of authorities responsible for access to information from across the region, with the aim of exchanging best practices and identifying mechanisms that contribute to the more effective exercise of the right of access to information, as well as strengthening cooperation among participating authorities.

During the two-day programme, together with experts from the Council of Europe, discussions focused on international and European standards concerning the right of access to information, the safeguarding of this right, and appeal mechanisms in cases of restriction or denial of access.

The programme also included an exchange of experiences with representatives of the European Court of Human Rights and the Secretariat of the Council of Europe Access to Information Group.

Discussions addressed the implementation of the recommendations issued under the monitoring mechanism of the Tromsø Convention by the respective States Parties, while participants also shared experiences and good practices related to enhancing transparency and the right of access to information.

The Information and Privacy Agency expresses its gratitude to the Council of Europe for its continued support and remains committed to applying high international standards in decision-making processes related to access to public documents

AIP thirrje për Partitë dhe Subjekteve Politike- Respektoni privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë proc...
02/06/2026

AIP thirrje për Partitë dhe Subjekteve Politike- Respektoni privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor

2 qershor 2026, Prishtinë

Pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) përsërit thirrjen për Partitë dhe Subjektet Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor

Me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të integritetin zgjedhor, Agjencia kërkon nga Partitë dhe Subjektet Politike respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të-

🔸sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;
🔸mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik;
🔸mos ekspozojnë të dhënat personale gjatë komunikimit përmes postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) apo thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak;
🔸respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit;
🔸shmangin çdo formë të profilizimit apo përpunimit masiv të dhënave të ndjeshme, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse përkatëse, përfshirë vlerësimin paraprak të ndikimit mbi të dhënat personale kur është e nevojshme;
🔸sigurojnë transparencë të plotë ndaj qytetarëve për mënyrën e përpunimit të të dhënave, duke publikuar politika te qarta të privatësisë në mënyrë të thjeshtë dhe të qasshme.

Agjencia kërkon nga Partitive dhe Subjektet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës në përputhje me kërkesat ligjore.

---------------------
AIP poziva političke partije i političke subjekte – Poštujte privatnost i lične podatke građana tokom izbornog procesa

2 jun 2026, Priština

Pet dana pre održavanja nacionalnih izbora na Kosovu, Agencija za informacije i privatnost (AIP) ponavlja svoj poziv političkim partijama i političkim subjektima da zaštite lične podatke građana tokom izbora koji će se održati 7. juna.
U cilju očuvanja i unapređenja izbornog integriteta, Agencija poziva političke partije i političke subjekte da poštuju privatnost i zaštitu ličnih podataka građana Republike Kosovo, i da:
* obezbede da se svaka obrada ličnih podataka vrši na osnovu zakonitog osnova za obradu, kao što su saglasnost građana, legitimni interes političkog subjekta ili drugi osnovi propisani zakonom;
* ne koriste kontakt podatke građana prikupljene tokom vršenja javnih funkcija ili na druge načine u svrhe političkog marketinga;
* ne otkrivaju lične podatke tokom komunikacije putem elektronske pošte (e-mail), SMS poruka ili telefonskih poziva bez prethodne saglasnosti;
* poštuju pravo građana da u svakom trenutku ulože prigovor na korišćenje njihovih podataka za direktni marketing i da odmah prekinu komunikaciju nakon prijema takvog prigovora;
* izbegavaju svaki oblik profilisanja ili masovne obrade osetljivih podataka, osim kada postoji jasan pravni osnov i kada su preduzete odgovarajuće zaštitne mere, uključujući prethodnu procenu uticaja na zaštitu podataka o ličnosti kada je to potrebno;
* obezbede potpunu transparentnost prema građanima u vezi sa načinom obrade njihovih podataka, objavljivanjem jasnih politika privatnosti na jednostavan i pristupačan način.
Agencija zahteva od političkih partija i političkih subjekata da obezbede zaštitu ličnih podataka građana Republike Kosovo u skladu sa zakonskim zahtevima.
---------------------

AIP Calls on Political Parties and Political Entities to Respect Citizens’ Privacy and Personal Data During the Electoral Process
2 June 2026, Pristina
Five days before the national elections in Kosovo, the Agency for Information and Privacy (AIP) reiterates its call to political parties and political entities to protect citizens’ personal data during the elections to be held on 7 June.
With the aim of safeguarding and promoting electoral integrity, the Agency calls on political parties and political entities to respect the privacy and protection of the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo and to:
* ensure that any processing of personal data is carried out on a lawful basis, such as the consent of citizens, the legitimate interest of the political entity, or other legal grounds provided by law;
* refrain from using citizens’ contact information collected through the exercise of public functions or obtained through other means for political marketing purposes;
* avoid disclosing personal data through electronic communications, including e-mails, SMS messages, or telephone calls, without prior consent;
* respect citizens’ right to object at any time to the use of their personal data for direct marketing purposes and immediately cease such communications upon receiving an objection;
* avoid any form of profiling or large-scale processing of sensitive personal data, except where there is a clear legal basis and appropriate safeguards have been implemented, including conducting a prior data protection impact assessment where necessary;
* ensure full transparency towards citizens regarding the processing of their personal data by publishing clear and accessible privacy policies.
The Agency calls on political parties and political entities to ensure the protection of the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo in accordance with legal requirements.

AIP nis aktivitetet për zbatimin e zotimeve -Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)Me përgjeg...
28/05/2026

AIP nis aktivitetet për zbatimin e zotimeve -Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

Me përgjegjësi të lartë institucionale, me qëllim të forcimit dhe avancimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, krahas standardeve ndërkombëtare, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur konsultimet me institucionet e Kosovës për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2026-2028, dokument ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës në muajin prill të këtij viti, në kuadër të zbatimit të programit- Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Zotimi i Agjencisë është i orientuar në forcimin e transparencës, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies, nëpërmjet publikimit pro-aktiv të informacioneve nga ana e institucioneve publike me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në informata dhe rrjedhimisht ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët.

▪️ Standardizimi dhe përmirësimi i publikimit pro-aktiv të dokumenteve publike siguron që qytetarët të kenë qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në informatat mbi aktivitetet e institucioneve publike dhe ju mundëson të monitorojnë procesin e vendimmarrjes, planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike dhe zbatimin e politikave publike.

▪️ Ky zotim do të realizohet nëpërmjet një qasje të strukturuar dhe të standardizuar për publikimin pro-aktiv të informatave dhe do të zhvillohet me partneritet me pesë institucione publike, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Kamenicës Lipjanit dhe Drenasit, të cilat janë caktuar si institucione pilot për të ndërtuar një model të unifikuar të transparencës që do të aplikohet në të gjitha institucionet publike.

▪️ Publikimi pro-aktiv i informatave do të ju mundësojë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të bëhen pjesë aktive e zbatimin e politikave dhe aktiviteteve institucionale dhe inkurajon një pjesëmarrje më aktive të qytetarëve në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike në Kosovë. Me theks të veçantë, publikimi pro-aktiv, do të kontribuoj në ngritjen e besimit të qytetarëve në institucione, krahas rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien karshi qytetarëve dhe grupeve të interesit.

▪️ Partneriteti për Qeverisje të Hapur, është një nismë vullnetare ndërkombëtare e themeluar në vitin 2011 dhe përfshin 76 qeveri kombëtare, ndërsa Kosova është bërë pjesë e saj në vitin 2023. Partneriteti për qeverisje të hapur promovon zhvillimin e transparencës dhe forcimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, një mekanizëm kyç për të garantuar demokracinë dhe integritetin e institucioneve publike.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon për bashkëpunimin Council of Europe Office in Pristina, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe e Kamenicës e Lipjanit dhe e Drenasit për bashkëpunimin për arritjen e Objektivave në zbatimin e Planit të Veprimit – Partneriteti për Qeverisje të Hapur.
----------------------------------------
AIP pokreće aktivnosti za sprovođenje obaveza – Partnerstvo za otvorenu upravu
Sa visokom institucionalnom odgovornošću i u cilju jačanja i unapređenja transparentnosti i odgovornosti javnih institucija, u skladu sa visokim međunarodnim standardima, Agencija za informacije i privatnost započela je konsultacije sa institucijama Kosova radi sprovođenja Nacionalnog akcionog plana 2026–2028. Ovaj dokument je usvojila Vlada Kosova u aprilu ove godine u okviru programa Partnerstvo za otvorenu upravu.
Obaveza Agencije usmerena je na jačanje transparentnosti, učešća i odgovornosti kroz proaktivno objavljivanje informacija od strane javnih institucija, sa ciljem olakšavanja pristupa građana informacijama i pružanja bržih i efikasnijih usluga građanima.
• Standardizacija i unapređenje proaktivnog objavljivanja javnih dokumenata obezbeđuje građanima lak i direktan pristup informacijama o aktivnostima javnih institucija i omogućava im da prate procese donošenja odluka, planiranje i upravljanje javnim fondovima, kao i sprovođenje javnih politika.
• Ova obaveza će se realizovati kroz strukturisan i standardizovan pristup proaktivnom objavljivanju informacija i razvijaće se u partnerstvu sa pet javnih institucija: Ministarstvom kulture i turizma, Ministarstvom životne sredine, prostornog planiranja i infrastrukture, kao i opštinama Kamenica, Lipljan i Glogovac, koje su određene kao pilot institucije za izgradnju jedinstvenog modela transparentnosti koji će se primenjivati u svim javnim institucijama.
• Proaktivno objavljivanje informacija omogućiće građanima, organizacijama civilnog društva i medijima da postanu aktivni učesnici u sprovođenju institucionalnih politika i aktivnosti i podstiče aktivnije učešće građana u izradi, sprovođenju i praćenju javnih politika na Kosovu. Posebno će proaktivno objavljivanje doprineti povećanju poverenja građana u institucije, uz povećanje odgovornosti javnih institucija za jačanje transparentnosti i odgovornosti prema građanima i interesnim grupama.
• Partnerstvo za otvorenu upravu je dobrovoljna međunarodna inicijativa osnovana 2011. godine i obuhvata 76 nacionalnih vlada, dok je Kosovo postalo deo ove inicijative 2023. godine. Partnerstvo za otvorenu upravu promoviše razvoj transparentnosti i jačanje odgovornosti i polaganja računa, što predstavlja ključni mehanizam za garantovanje demokratije i integriteta javnih institucija.
Agencija za informacije i privatnost zahvaljuje Savetu Evrope, Ministarstvu kulture i turizma, Ministarstvu životne sredine, prostornog planiranja i infrastrukture, kao i opštinama Kamenica, Lipljan i Glogovac na saradnji u ostvarivanju ciljeva sprovođenja Akcionog plana – Partnerstvo za otvorenu upravu.
----------------------------------------
AIP Launches Activities for the Implementation of Commitments – Open Government Partnership
With high institutional responsibility and with the aim of strengthening and advancing the transparency and accountability of public institutions, in line with high international standards, the Agency for Information and Privacy has initiated consultations with Kosovo institutions for the implementation of the National Action Plan 2026–2028. This document was approved by the Government of Kosovo in April of this year within the framework of the Open Government Partnership program.
The Agency’s commitment is focused on strengthening transparency, participation, and accountability through the proactive publication of information by public institutions, with the aim of facilitating citizens’ access to information and consequently providing faster and more efficient services to citizens.
• Standardizing and improving the proactive publication of public documents ensures that citizens have easy and direct access to information regarding the activities of public institutions and enables them to monitor decision-making processes, planning and management of public funds, and the implementation of public policies.
• This commitment will be implemented through a structured and standardized approach to the proactive publication of information and will be developed in partnership with five public institutions: the Ministry of Culture and Tourism, the Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, and the municipalities of Kamenica, Lipjan, and Drenas, which have been designated as pilot institutions to build a unified transparency model that will be applied across all public institutions.
• The proactive publication of information will enable citizens, civil society organizations, and the media to become active participants in the implementation of institutional policies and activities and encourages more active citizen participation in the drafting, implementation, and monitoring of public policies in Kosovo. In particular, proactive publication will contribute to increasing citizens’ trust in institutions, alongside increasing the responsibility of public institutions to strengthen transparency and accountability towards citizens and interest groups.
• The Open Government Partnership is a voluntary international initiative established in 2011 and includes 76 national governments, while Kosovo became part of it in 2023. The Open Government Partnership promotes the development of transparency and the strengthening of responsibility and accountability, a key mechanism for guaranteeing democracy and the integrity of public institutions.
The Agency for Information and Privacy thanks the Council of Europe, the Ministry of Culture and Tourism, the Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, and the municipalities of Kamenica, Lipjan, and Drenas for their cooperation in achieving the objectives of implementing the Action Plan – Open Government Partnership.

🔐 A e dini se si përpunohen të dhënat tuaja personale në marrëdhënien e punës?📖 Lexoni Udhëzuesin e Agjencisë për Inform...
20/05/2026

🔐 A e dini se si përpunohen të dhënat tuaja personale në marrëdhënien e punës?

📖 Lexoni Udhëzuesin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe informohuni:
▪️ kur lejohet përpunimi i të dhënave personale
▪️ cilat praktika duhet të shmangen
▪️ të drejtat e punëtorëve dhe detyrimet e punëdhënësve
▪️ masat për mbrojtjen e privatësisë në marrëdhënien e punës
--------------------
🔐 Da li znate kako se obrađuju vaši lični podaci u radnom odnosu?
📖 Pročitajte Vodič Agencije za informacije i privatnost i informišite se o:
▪️ kada je dozvoljena obrada ličnih podataka
▪️ koje prakse treba izbegavati
▪️ pravima zaposlenih i obavezama poslodavaca
▪️ merama za zaštitu privatnosti u radnom odnosu
--------------------
🔐 Do you know how your personal data is processed in the employment relationship?
📖 Read the Guide of the Information and Privacy Agency and learn about:
▪️ when the processing of personal data is permitted
▪️ which practices should be avoided
▪️ the rights of employees and the obligations of employers
▪️ measures for protecting privacy in the employment relationship

📌Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon forcimin e kapaciteteve me institucionet e drejtësisëMe mbështetjen e EULEX...
14/05/2026

📌Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon forcimin e kapaciteteve me institucionet e drejtësisë

Me mbështetjen e EULEX-it, Agjencia sot organizoi tryezën e rrumbullakët të rradhës me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, me fokus në sfidat dhe zhvillimet aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Avokatura Shtetërore e Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Sistemi Prokurorial, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit trajtuan çështje që ndërlidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në mbrojtjen e të dhënave personale, rëndësinë e garantimit të llogaridhënies dhe sigurisë publike, parandalimin e mbledhjes së të dhënave të tepërta, si dhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të hetimeve penale. Po ashtu, u diskutua edhe për aspektet ligjore dhe sanksionet që lidhen me shkeljen e privatësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e praktikave për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me standardet evropiane.

Udhëheqësit e institucioneve theksojnë se mbrojtja e të dhënave personale do të jetë ndër prioritetet kryesore të instit...
14/05/2026

Udhëheqësit e institucioneve theksojnë se mbrojtja e të dhënave personale do të jetë ndër prioritetet kryesore të institucioneve përgjegjëse

Takimi i Grupit Punues Ndërinstitucional: Respektimi i privatësisë në komunikimin publik

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), si dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), realizuan sot takimin e katërt me radhë për të shqyrtuar veprimet e ndërmarra ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale në komunikimin publik, në kuadër të zotimeve të përcaktuara me Marrëveshjen e arritur në korrik të vitit të kaluar.

Mekanizmat dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet për mbrojtjen e privatësisë dhe parandalimin e publikimit të informatave të paautorizuara ishin në fokus të diskutimeve të Grupit Punues Ndërinstitucional. Në takim u diskutua për veprimet konkrete të ndërmarra me qëllim të sigurimit të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, përballë publikimeve të paautorizuara dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Veprimet e ndërmarra nga institucionet dhe rezultatet e arritura:

🔸Trajnimi i mbi 100 gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë për mbrojtjen e të dhënave personale;
🔸Mbi 30 takime të realizuara me pronarë dhe udhëheqës të mediave;
🔸Përgatitja e akteve nënligjore për mbrojtjen e të dhënave personale nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës;
🔸Vlerësimi i publikimit të informatave që përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve, si dhe identifikimi i masave parandaluese që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Veprimet e ndërmarra nga institucionet reflektojnë angazhimin e përbashkët ndërinstitucional për të garantuar respektimin e së drejtës për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke u bazuar në standardet demokratike të lirisë së medias dhe informimit publik, ruajtjen e integritetit të proceseve hetimore dhe gjyqësore, si dhe promovimin e gazetarisë profesionale në diskursin publik.

Udhëheqësit e institucioneve theksojnë se mbrojtja e të dhënave personale do të jetë ndër prioritetet kryesore të veprimeve të institucioneve përgjegjëse dhe se të gjitha institucionet janë duke i përmbushur detyrat sipas memorandumit të nënshkruar.

Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për bashkëpunimin në arritjen e qëllimit të përbashkët për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

---------------------

Rukovodioci institucija ističu da će zaštita ličnih podataka biti među glavnim prioritetima delovanja nadležnih institucija
Sastanak Međuinstitucionalne radne grupe: Poštovanje privatnosti u javnoj komunikaciji
Agencija za informacije i privatnost (AIP), Kancelarija glavnog državnog tužioca (ZKPSH), Policija Kosova (PK), Policijski inspektorat Kosova (IPK), kao i Udruženje novinara Kosova (AGK), održali su danas četvrti po redu sastanak radi razmatranja međuinstitucionalnih aktivnosti preduzetih za zaštitu ličnih podataka u javnoj komunikaciji, u okviru obaveza definisanih Sporazumom postignutim u julu prošle godine.
Mehanizmi i aktivnosti koje su institucije preduzele za zaštitu privatnosti i sprečavanje objavljivanja neovlašćenih informacija bili su u fokusu diskusija Međuinstitucionalne radne grupe. Na sastanku se razgovaralo o konkretnim merama preduzetim u cilju obezbeđivanja sprovođenja zakona i zaštite prava građana od neovlašćenih objava koje su u suprotnosti sa važećim zakonodavstvom.
Aktivnosti koje su institucije preduzele i postignuti rezultati:
* Obuka više od 100 sudija, tužilaca i stručnih saradnika o zaštiti ličnih podataka;
* Održavanje više od 30 sastanaka sa vlasnicima i rukovodiocima medija;
* Priprema podzakonskih akata za zaštitu ličnih podataka od strane Kancelarije glavnog državnog tužioca, Policije Kosova i Policijskog inspektorata Kosova;
* Procena objavljivanja informacija koje sadrže lične podatke građana, kao i identifikacija preventivnih mera koje nadležne institucije treba da preduzmu.
Aktivnosti koje su institucije preduzele odražavaju zajedničku međuinstitucionalnu posvećenost garantovanju poštovanja prava na privatnost i zaštitu ličnih podataka, zasnovanu na demokratskim standardima slobode medija i javnog informisanja, očuvanju integriteta istražnih i sudskih procesa, kao i promovisanju profesionalnog novinarstva u javnom diskursu.
Rukovodioci institucija ističu da će zaštita ličnih podataka biti među glavnim prioritetima delovanja nadležnih institucija.
Agencija za informacije i privatnost zahvaljuje Kancelariji glavnog državnog tužioca, Policiji Kosova, Policijskom inspektoratu Kosova i Udruženju novinara Kosova (AGK) na saradnji u ostvarivanju zajedničkog cilja zaštite ličnih podataka građana Republike Kosovo.

---------------------
Institutional leaders emphasize that the protection of personal data will remain among the main priorities of responsible institutions
Meeting of the Interinstitutional Working Group: Respecting privacy in public communication
The Agency for Information and Privacy (AIP), the Office of the Chief State Prosecutor (OCSP), the Kosovo Police (KP), the Police Inspectorate of Kosovo (P*K), as well as the Association of Journalists of Kosovo (AJK), held today their fourth consecutive meeting to review the interinstitutional measures undertaken to protect personal data in public communication, within the framework of the commitments established by the Agreement reached in July of last year.
The mechanisms and measures undertaken by the institutions to protect privacy and prevent the publication of unauthorized information were the main focus of the discussions of the Interinstitutional Working Group. The meeting addressed concrete actions taken to ensure the implementation of the law and the protection of citizens’ rights against unauthorized publications that are contrary to the applicable legislation.
Measures undertaken by the institutions and achieved results:
* Training of more than 100 judges, prosecutors, and professional associates on the protection of personal data;
* Organization of more than 30 meetings with media owners and executives;
* Preparation of secondary legislation on personal data protection by the Office of the Chief State Prosecutor, the Kosovo Police, and the Police Inspectorate of Kosovo;
* Assessment of the publication of information containing citizens’ personal data, as well as identification of preventive measures to be undertaken by responsible institutions.
The actions undertaken by the institutions reflect a joint interinstitutional commitment to guaranteeing respect for the right to privacy and the protection of personal data, based on democratic standards of media freedom and public information, the preservation of the integrity of investigative and judicial processes, and the promotion of professional journalism in public discourse.
Institutional leaders emphasized that the protection of personal data will remain among the main priorities of responsible institutions.
The Agency for Information and Privacy expresses its gratitude to the Office of the Chief State Prosecutor, the Kosovo Police, the Police Inspectorate of Kosovo, and the Association of Journalists of Kosovo (AJK) for their cooperation in achieving the shared objective of protecting the personal data of the citizens of the Republic of Kosovo.

Address

Rr. "Zejnel Salihu" Nr. 22, Prishtinë/ish Objekti I Gjykatës Themelore Të Prishtinës
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share