26/05/2026
Monitorimi i pyjeve me dronë nis në Majdani i Shalës së Bajgorës 🌳
Agjencia Pyjore e Kosovës, në zbatim të vendimit të ministrit të MBPZHR-së Armend Muja, fillon implementimin e projektit të monitorimit të pyjeve, përmes teknologjisë së dronëve.
Kjo mënyrë e monitorimit të pyjeve do të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, si dhe do të ndikojë në parandalimin dhe zvogëlimin e prerjeve ilegale dhe aktiviteteve të tjera ilegale në pyje dhe toka pyjore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, përmes saj shënohet një hap i rëndësishëm në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në vendin tonë.
Ky monitorim ka nisur fillimisht në Majdan - Shalë e Bajgorës, si zonë pilot për zbatimin e teknologjisë së dronëve në mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e pyjeve.