08/10/2026
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË THIRRJES PUBLIKE PROJEKTI I REFORMËS SË NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) njofton ofruesit jopublikë të trajnimit se afati i aplikimit në thirrjen publike:
“Ofrimi i Programeve të Zhvillimit të Aftësive për Përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale për të Lehtësuar Aktivizimin në Tregun e Punës”,
e hapur më 25.09.2026, me afat aplikimi deri më 09.10.2026, shtyhet deri më 16.10.2026.
Shtyrja e afatit bëhet duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga ofruesit jopublikë të trajnimit, me qëllim të mundësimit të një pjesëmarrjeje më të gjerë në këtë proces.
Ftojmë ofruesit e interesuar të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të ri, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në thirrjen publike, në e-mailin: [email protected]