09/09/2026
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pejë, 09 Shtator 2026
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.Z.
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.Z. për vepren penale të “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1 pika 1.3 lidhur me nenin 18 të KPRK – së dhe veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par. 1, pika 1.3 lidhur me nenin 28 dhe 18 të KPRK – së.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Armend Lokaj, në çështjen penale kunder të pandehurit B.Z. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1 pika 1.3 lidhur me nenin 18 të KPRK – së dhe veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par. 1, pika 1.3 lidhur me nenin 28 dhe 18 të KPRK – së, ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorise Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e mases së paraburgimit.
Pas mbajtjes se seances degjimore me datë 09.09.2026 gjyqtari i procedures paraprake ka vendosur që të pandehurit B.Z. të i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data e arrestimit me datë 06.09.2026 ora 19:25 dhe do të zgjasë deri me datën 06.10.2026 ora 19:15. I pandehuri B. Z., paraburgimin e caktuar do ta mbaj në Institucionin e Kujdesit Shendetësor.
Masa e paraburgimit eshte caktuar në bazë të nenit 184 par. 1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe pika 1.2.3 lidhur me nenin 509 të KPPK- së.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej dyzet e tetë (48) orësh, përmes kesaj Gjykate, pranë Gjykates së Apelit në Prishtinë.