09/06/2026
Një hap larg të një suksesi tjetër, Jan!
Nesër, nga ora 20:15 në Krešimir Ćosić Hall, zhvillohet ndeshja vendimtare mes Zadar dhe Cibona, ku do të përcaktohet kampioni i Kroacisë. Seria është 2-2 dhe gjithçka vendoset në 40 minutat e fundit.
Në dhjetor, Cibona ishte vetëm në vendin e katërt, ndërsa sot është një fitore larg titullit. Ky transformim nuk erdhi rastësisht. Në këtë rrugëtim, Jan Palokaj ka qenë një nga njerëzit që i dha ekipit energji, besim dhe shpirt fitues në momentet më të rëndësishme të sezonit.
Nesër është shpërblimi për gjithë mundin, sakrificën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit. Një ndeshje që mund të kurorëzojë një sezon të jashtëzakonshëm.
Forca Jan! Luaj si gjithmonë, me zemër dhe karakter. Të gjithë jemi krenarë me ty dhe besojmë se nesër mund ta shkruash kapitullin më të bukur të karrierës tënde.
💙🏆 Nga vendi i katërt në prag të titullit – tani ka mbetur vetëm edhe një hap! 🏆💙