Zjarrëfikësit - Pejë

Zjarrëfikësit - Pejë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zjarrëfikësit - Pejë, Fire station, Pejë.

20/06/2024

Apel për kujdes nga zjarret
NJPZSH-Pejē

Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!
Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.

•Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

•Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, 🚒🧑‍🚒🧑‍🚒🧑‍🚒🧑‍🚒🧑‍🚒,
•Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192, 🚔🚔👮👮‍♀️,

•Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194. 🚑🚑👩‍🔬👨‍🔬,
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.
ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA,

JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim
NJPZSH- Pejē.

15/06/2018

Address

Pejë
30000

Telephone

+383/39 431 503

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zjarrëfikësit - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zjarrëfikësit - Pejë:

Share

Category