Zyra për Barazinë Gjinore

Zyra për Barazinë Gjinore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra për Barazinë Gjinore, Public Service, Komuna e Pejës, Pejë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit “ÇIKAT N’MOTOR – PEJË”, një mundësi për të mësuar, për t’u fuqizuar dhe për të s...
19/06/2026

Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit “ÇIKAT N’MOTOR – PEJË”, një mundësi për të mësuar, për t’u fuqizuar dhe për të sfiduar së bashku stereotipet gjinore. Ejani të përjetojmë një përvojë ndryshe në një atmosferë të sigurt dhe motivuese!
Klubi i Motoçiklizmit Çikat

"ÇIKAT N'MOTOR - PEJË"

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklizmit “Çikat” dhe Autoshkollën Flakroni, organizon aktivitetin “Çikat n’motor – Pejë”, me qëllim të fuqizimit të vajzave dhe grave përmes përfshirjes në motoçiklizëm dhe promovimit të barazisë gjinore.

Aktiviteti u ofron pjesëmarrëseve mundësinë për të mësuar bazat e ngasjes së motoçikletës nën mbikëqyrjen e instruktorëve të licencuar, në një ambient të sigurt, edukativ dhe motivues.

Aktiviteti do të mbahet më 20.06.2026, në sheshin "Skënderbeu”, nga ora 11:00 – 14:20.

Pjesëmarrja është e hapur për vajzat (16+) dhe gratë dhe është pa pagesë.

Pas përfundimit të aktivitetit, nga ora 14:20, rreth 50 motoristë nga e gjithë Kosova do të realizojnë një xhiro simbolike në qytetin e Pejës në mbështetje të iniciativës.

Ftojmë të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara të bëhen pjesë e kësaj përvoje unike, që promovon fuqizimin, motivimin dhe sfidimin e stereotipeve gjinore.

Një simbol i fuqishëm i kujtesës, dinjitetit dhe solidaritetit me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosov...
18/06/2026

Një simbol i fuqishëm i kujtesës, dinjitetit dhe solidaritetit me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Peja nderon të kaluarën dhe riafirmon përkushtimin për respekt, drejtësi dhe barazi.
Jahjaga Foundation

Pjesëmarrëse në kampin dyditor të Programit EmPOWER, dedikuar grave politikane të nivelit lokal 12–13 qershor Këto dy di...
15/06/2026

Pjesëmarrëse në kampin dyditor të Programit EmPOWER, dedikuar grave politikane të nivelit lokal 12–13 qershor

Këto dy ditë intensive ishin një mundësi e vlefshme për thellim në tema kyçe të qeverisjes lokale, si integrimi gjinor, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe parandalimi i dhunës ndaj grave në politikë.

Përmes diskutimeve konstruktive dhe punës praktike, kontribuam në avancimin e rekomandimeve që synojnë forcimin e rolit të grave në vendimmarrje.

Ky program nuk ishte vetëm një hapësirë shkëmbimi idesh, por edhe një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rrjetit të grave në politikë dhe nxitjes së ndryshimeve konkrete në komunitetet tona.

Faleminderit organizatorëve, kolegeve pjesëmarrëse dhe në veçanti Edlira Çepani për angazhimin profesional, udhëheqjen e sesioneve dhe përvojën e ndarë gjatë këtij programi.

Programi EmPOWER është mbështetur nga OSCE Mission in Kosovo

Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet pa mbrojtje për shkak të mungesës së mundësive.Informimi dhe qasja në ndihmë juridike ...
15/06/2026

Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet pa mbrojtje për shkak të mungesës së mundësive.
Informimi dhe qasja në ndihmë juridike falas janë hapa të rëndësishëm drejt një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

15/06/2026

Kujdesi i barabartë krijon mundësi të barabarta. Duke investuar në kujdes, investojmë në barazi dhe në një të ardhme më të drejtë për shoqërinë tonë.

Komuna e Pejës vazhdon të mbështesë organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të rëndësishme sociale për qytetarët ta...
14/06/2026

Komuna e Pejës vazhdon të mbështesë organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të rëndësishme sociale për qytetarët tanë. Përmes këtyre bashkëpunimeve, kontribuojmë në fuqizimin e shërbimeve për kategoritë në nevojë dhe në ndërtimin e një komuniteti më gjithëpërfshirës.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave në tregun e punës”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe i realiz...
11/06/2026

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave në tregun e punës”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe i realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, u organizua trajnim njëditor me gra dhe vajza në kërkim aktiv të punës.

Trajnimi u mbajt nga trajnerja Adelina Berisha dhe u fokusua në zhvillimin e shkathtësive praktike dhe profesionale për tregun e punës, duke përfshirë hartimin e CV-së dhe letrës motivuese, përgatitjen për intervista pune, komunikimin profesional dhe aftësi të tjera që kontribuojnë në rritjen e mundësive për punësim.

Falënderojmë Qendrën Kosovare për Studime Gjinore për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij aktiviteti, si dhe të gjitha gratë dhe vajzat për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

Përmes bashkëpunimeve të tilla, vazhdojmë të mbështesim fuqizimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Komuna e Pejës
Embassy of the Netherlands in Kosovo

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë ide inovative dhe iniciativa sipërmarrëse të aplikojnë në Thirrjen Publike për s...
09/06/2026

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë ide inovative dhe iniciativa sipërmarrëse të aplikojnë në Thirrjen Publike për subvencionimin e Start-Up bizneseve dhe bizneseve ekzistuese deri në 1 vit.

Barazia e mundësive në zhvillimin ekonomik është çelës i një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Fuqizimi i vajzave dhe grave në STEM nuk është vetëm mundësi individuale por është investim në të ardhmen e Kosovës.
05/06/2026

Fuqizimi i vajzave dhe grave në STEM nuk është vetëm mundësi individuale por është investim në të ardhmen e Kosovës.

Njoftim

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka marrë dje vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, ndërsa të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në shpalljen e konkursit.

_________________________________

Obaveštenje

Ministar obrazovanja i nauke u tehničkom mandatu, Hajrula Čeku, juče je doneo odluku o raspisivanju javnog poziva za dodelu stipendija studentkinjama i ženama koje su prvi put upisane u akademskoj 2025/26. godini na programe iz oblasti nauke, tehnologije, inženjerstva i matematike (STEM) u javnim institucijama visokog obrazovanja na Kosovu.

Javni poziv biće otvoren u ponedeljak, 8. juna 2026. godine, dok će sve informacije u vezi sa uslovima prijavljivanja, potrebnom dokumentacijom i rokovima biti objavljene u tekstu konkursa.

___________________________________

Announcement

The Acting Minister of Education and Science, Hajrulla Çeku, yesterday made the decision to launch a public call for the awarding of scholarships for female students and women enrolled for the first time in the 2025/26 academic year in Science, Technology, Engineering, and Mathematics (STEM) programs at public higher education institutions in Kosovo.

The public call will open on Monday, June 8, 2026, and all information regarding application requirements, necessary documentation, and deadlines will be published in the official competition notice.

Ftojmë vajzat dhe gratë e Pejës të bëhen pjesë e aktivitetit "Çikat n'Motor" dhe të dëshmojnë se guximi, vetëbesimi dhe ...
04/06/2026

Ftojmë vajzat dhe gratë e Pejës të bëhen pjesë e aktivitetit "Çikat n'Motor" dhe të dëshmojnë se guximi, vetëbesimi dhe rruga drejt mundësive të reja nuk njohin kufij gjinorë. 🏍️💜
Komuna e Pejës

🏍️✨ ÇIKAT N'MOTOR – PEJË ✨🏍️

Adrenalinë, motora, energji pozitive dhe një eksperiencë që s'harrohet! 🔥

Pas suksesit n'Prishtinë, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, po vijmë edhe n'Pejë me aktivitetin që i afron vajzat dhe gratë me botën e motoçiklizmit. 💜

📍 Sheshi "Skënderbeu" – Pejë
📅 20 Qershor 2026
🕚 11:00 – 14:00

Me instruktorë të licencuar për motoçikleta nga Autoshkolla Flakroni, krejt çikat dhe gratë 16+ vjeç kanë mundësi me i mësu FALAS bazat e motoçiklizmit! 🏍️

Merre shoqen edhe hajde m'so motorin FALAS! 🤍

Address

Komuna E Pejës
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra për Barazinë Gjinore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category