Instituti Bujqësor i Kosovës

Instituti Bujqësor i Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti Bujqësor i Kosovës, Rruga Adem Jashari 244, Pejë.

03/06/2022
Në vazhden e takimeve të rregullta të Grupit Punues për Menaxhimin e sëmundjeve në hardhinë e rrush*t, sot në Departamen...
09/06/2021

Në vazhden e takimeve të rregullta të Grupit Punues për Menaxhimin e sëmundjeve në hardhinë e rrush*t, sot në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec kontribut të veçant ka dhënë edhe përfaqësuesi i Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve pranë Institutit Bujqësor të Kosovës. Para të pranishmëve ai spjegoi në mënyrë të detajuar monitorimin dhe menaxhimin e Cikadës të hardhisë së rrush*t (Scaphoideus titanus), insekti i cili përveq dëmeve të mëdha është edhe bartës i sëmundjes karantinore Flavescenca e artë e hardhisë (Flavescence dorèe).

Sot u realizuan mbjelljet e fushave eksperimentale të patates, me qëllim hulumtimin dhe përcaktimin e Vlerës Kultivuese ...
13/04/2021

Sot u realizuan mbjelljet e fushave eksperimentale të patates, me qëllim hulumtimin dhe përcaktimin e Vlerës Kultivuese dhe Përdoruese (VKP), te disa varietete të patates. Hulumtimet do të realizohen në dy regjione të ndryshme agroklimatike të Republikës së Kosovës (në Pejë dhe Pestovë). Fushat eksperimentale janë nën menaxhimin e Sektorit të Prodhimit Bimorë, i cili funksionon në kuadër të Institutit Bujqësor të Kosovës.
Përgjegjës për hulumtime,
MSc. Arton Bekolli

Hulumtimi dhe përcaktimi i Vlerës Kultivuese dhe Përdoruese (VKP) të disa varieteteve të ndryshme të grurit, elbit dhe t...
19/03/2021

Hulumtimi dhe përcaktimi i Vlerës Kultivuese dhe Përdoruese (VKP) të disa varieteteve të ndryshme të grurit, elbit dhe tritikaleve, që janë duke u testuar përmes fushave eksperimentale në fermën e Institutit Bujqësor të Kosovës, Vitomericë - Pejë, 2021.
Hulumtimet fushore janë nën udhëheqjen e MSc. Arton Bekolli, Zyrtar i Lartë për Kultura Bujqësore.

Lajmi për vdekjen e Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi ishte një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Institutit Bujqesore...
26/07/2020

Lajmi për vdekjen e Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi ishte një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Institutit Bujqesore te Kosoves.
Nga viti 1999 deri në vitin 2015 ishe një ndër zyrtaret me të angazhuar në IBK – si shef i laboratorit të farërave – specialist i bimëve njëvjeçare – drithërave.

Duke e parë rrethanat dhe kërkesen u angazhove në thëmelimin e Fakultetit të Agrobiznesit, në dy këto instutucione vitale të vendit ishe shembulli i përkushtimit.
Do të kujtojm përherë me respekt dhe gjithëmon do ta vlerësojm kontributin tënd në zhvillimin e Institutit Bujqësor të Kosovës.
Është humbje e madhe për familjen, koleget dhe Kosovën.
I përjetshëm qoft kujtimi për Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi .
Stafi i Institutit Bujqësor të Kosovës.

22/04/2020
Informacion mbi zhvillimin e Punëtorisë dy ditore në kuadrin e Programit Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore ...
27/02/2020

Informacion mbi zhvillimin e Punëtorisë dy ditore në kuadrin e Programit Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Instituti Bujqësor i Kosovës sot, më 27.02.2020 organizon ditën e dytë të Punëtorisë “Vlerësimi i aktiviteteve të kryera gjatë vitit 2019, sfidat e projektit dhe planifikimi i Planit Dinamik për vitin 2020, në kuadrin e implementimit të Programit Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik”.

Gjatë ditës së parë të Punëtorisë pjesëmarrësit nëpërmjet stafit akademik të projektit, u njohën me prezantimet e aktiviteteve që do të zhvillohen konform Planit Dinamik të propozuar për vitin 2020.
Prezantimet u paraqiten sipas tematikave përkatëse nga: Prof. Dr. Perparim Laze, Prof. Dr. Florim Isufi, Prof. Dr. Shpend Shahini, ndërsa nga stafi profesional i Institutit Bujqësor të Kosovës prezantuan: Fehmi Geci, Zenun Husaj dhe Valmira Havolli.

Gjatë ditës së dytë Punëtoria do të vijoj me prezantimet e tjera nga stafi akademik; Prof. Dr. Perparim Laze, prof. Dr. Alban Ibraliu, Prof. Dr. Fadil Millaku, Prof. Dr. Muhamet Zogaj, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Prof. Dr. Vangjo Kovaçi, Prof. Dr. Abdulla Mani dhe Dr. Ilir Salillari.

Pejë, 27 Shkurt 2020

Sot ka filluar punëtoria dy ditore qe do të mbahet më 26-27.02.2020 duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Konferencave...
26/02/2020

Sot ka filluar punëtoria dy ditore qe do të mbahet më 26-27.02.2020 duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Konferencave të Instituti Bujqësor të Kosovës.
Punëtoria ka për qëllim vlerësimin e aktiviteteve të kryera në vitin 2019, sfidat e projektit dhe planifikimi i planit dinamik për vitin 2020, në kuadrin e Implementimit të Programi Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Address

Rruga Adem Jashari 244
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38339423747

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti Bujqësor i Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti Bujqësor i Kosovës:

Share