Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen.

Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe atdhetarit Zymer Prekaj.Kontributi i tij për ...
31/07/2026

Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe atdhetarit Zymer Prekaj.

Kontributi i tij për çështjen kombëtare, për idealet që besonte dhe për angazhimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE! - Qendra në Pejë do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i respektuar.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Prekaj, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Zymer Prekajn dhe u prehtë në paqe.

31/07/2026

Sot, asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan seancën e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi nuk ishin plotësuar kushtet minimale për zhvillimin e saj në mënyrë të rregullt dhe demokratike.

Kjo është hera e dytë që aparatura e votimit dhe e diskutimit në anën e opozitës nuk funksionon, ndërsa, çuditërisht, në anën e pushtetit ajo është plotësisht funksionale. Për më tepër, gjatë gjithë seancës pati provokime të vazhdueshme dhe përpjekje për t’ua pamundësuar fjalën asambleistëve të opozitës. Të gjitha këto u toleruan deri në momentin kur situata degradoi në tentativa për përplasje fizike.

Ne refuzojmë të marrim pjesë në seanca ku cenohen rregullat themelore të funksionimit demokratik dhe ku synimi kryesor është heshtja e opozitës, në vend të debatit të lirë dhe përfaqësimit të interesit të qytetarëve.

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!Më 1 gusht, e shtunë, në Sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë takohemi me si...
22/07/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Më 1 gusht, e shtunë, në Sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë takohemi me simpatizantë e anëtarë, aktivistë e bashkatdhetarë, në pritjen e sivjetshme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi fillon në ora 20:00

Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë

Faleminderit!
08/06/2026

Faleminderit!

Për dhjetë ditë të fushatës kemi mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë.

Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara.

Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës.

Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt.

Ju faleminderit!

07/06/2026

DIL VOTO!

Për 4 minuta vendos për 4 vitet e ardhshme.

Kosova ia qet pikën.
06/06/2026

Kosova ia qet pikën.

06/06/2026

Një falënderim i veçantë për të gjithë qytetarët që gjatë këtyre ditëve na pritën me zemër të hapur, fjalë të mira dhe mikpritje të ngrohtë.

Në emër të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, ju ftojmë të mbështetni dhe votoni të gjithë kandidatët e propozuar nga qendra jonë.

Nesër, së bashku, ia qesim pikën këtij rrugëtimi të suksesshëm! ❤️

Një videomesazh nga kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, njëherësh kandidat për deputet, Taulant Kelmendi, në përmbyllje të kësaj fushate zgjedhore.

Faleminderit e shihemi bashkë në fitoren e madhe!

Bashkë me Grabocin, sonte ia qitëm pikën!Sonte, Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, G...
04/06/2026

Bashkë me Grabocin, sonte ia qitëm pikën!

Sonte, Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, së bashku me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, njëherësh kandidat për deputet, Taulant Kelmendi, takuan banorët e fshatit Graboc.

Në një bashkëbisedim të hapur me banorët, u diskutua për zhvillimet në vend, sfidat dhe nevojat e qytetarëve, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë në shërbim të tyre.

Falënderojmë banorët e Grabocit për mikpritjen e ngrohtë!

Address

Wesli Klark
Pejë

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share