Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë

Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë

17/09/2026
16/09/2026

Një grup besimtarësh nga Kosova ka nisur sot udhëtimin drejt vendeve të shenjta për kryerjen e Umres, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pjesë e këtij grupi janë edhe disa prej koordinatorëve të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Bereqetit".

Pas mbërritjes në Aerportin e Xhides, besimtarët kanë vazhduar rrugëtimin drejt Medines. Gjatë ditëve në vijim, besimtarët do të vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit a.s., si dhe vendet e tjera historike të Medinës, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Mekës për të kryer umren.

16/09/2026

DEKLARATË E MYFTIUT TË KOSOVËS
ME RASTIN E VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË

Të dashur vëllezër e motra,
Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Tribunalit në Hagë është juridikisht i kontestueshëm, i ndikuar politikisht dhe, sipas vlerësimit tonë, në mospërputhje të plotë me standardet e një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë ligjërisht.
Ky vendim, vlerësojmë se rrezikon të shërbejë si një mjet për relativizimin e krimeve të kryera nga Serbia në vendin tonë, krime këto që përbëjnë një kapitull të pashlyeshëm dhe të dokumentuar të historisë sonë të afërt.
As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.
Të dashur qytetarë,
Në këto momente të rëndësishme, si çdo herë tjetër, ne qëndrojmë palëkundshëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë.
Beteja jonë për drejtësi dhe për mbrojtjen e dinjitetit dhe pafajësisë së çlirimtarëve tanë nuk përfundon këtu. Ne besojmë në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare të prirë nga UÇK-ja, besojmë në kontributin dhe integritetin e prijësve dhe udhëheqësve të saj, si dhe në të drejtën e tyre për një proces gjyqësor të drejtë, objektiv, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta universale të drejtësisë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

15/09/2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026, ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre.

Në vendim thuhet se ky veprim shërben si shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë vendin. Vendimi, i nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hyn në fuqi menjëherë.

N‘mejtepXhamia H.Ibrahim Devolli - Pejë
12/09/2026

N‘mejtep

Xhamia H.Ibrahim Devolli - Pejë

Emisioni "N'mejtep", çdo të Premte ora 19:00https://www.facebook....

🕌 NJOFTIMTë nderuar besimtarë, bashkatdhetarë dhe banorë të Komunës së Pejës ju njoftojmë se:NESËR ME DATË 11.09.2026 DO...
10/09/2026

🕌 NJOFTIM

Të nderuar besimtarë, bashkatdhetarë dhe banorë të Komunës së Pejës ju njoftojmë se:

NESËR ME DATË 11.09.2026 DO TË SHTROHET SEXHADJA NË XHAMITË E PEJËS PËR RESTAURIMIN E XHAMISË SË SHTYPEQIT TË VOGËL – RUGOVË

Me kënaqësi ju njoftojmë se, falë ndihmës së Allahut Fuqiplotë dhe përkrahjes së vazhdueshme të bamirësve, restaurimi i Xhamisë së Shtypeqit të Vogël në Rugovë po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit.

Deri më tani janë përfunduar një sërë punimesh të rëndësishme, ndër të cilat:

▪️ Përfundimi i kulmit
▪️ Vendosja e dritareve dhe derës.
▪️ Suvatimi dhe lyerja e brendshme e objektit, sipas projektit të paraparë.

Xhamia tashmë ka marrë pamjen e saj, duke ruajtur me kujdes vlerat tradicionale, kulturore dhe historike të kësaj treve.

Megjithatë, për përfundimin e plotë të projektit, mbeten edhe disa punime të rëndësishme:

🔹 Hytbeja
🔹 Tavani dhe mahfili
🔹 Sistemi i ngrohjes
🔹 Nivelizimi (ibercuku)
🔹 Muri rrethues me gurë
🔹 Rregullimi i oborrit
🔹 Shatërvani
🔹 Punimet dhe Instalimet elektrike
🔹 Punë të tjera për përfundimin e plotë të restaurimit

Për ta përmbyllur këtë vepër të çmuar, na duhet ende ndihma juaj.

Çdo gur i vendosur, çdo derë e hapur dhe çdo sexhade e shtruar në këtë xhami do të jetë dëshmi e kontributit të atyre që e mbështetën këtë vepër për hir të Allahut Fuqiplotë.
Prandaj, ju ftojmë me respekt dhe zemër të hapur që, sipas mundësive tuaja, të kontribuoni në përfundimin e këtij projekti nesër në sexhade.

Këshilli i Bashkësisë Islame – Pejë u bën thirrje të gjithë besimtarëve, bashkatdhetarëve, afaristëve dhe njerëzve vullnetmirë që të na përkrahin.

Le ta bashkojmë forcën, vullnetin dhe bujarinë tonë për ta rikthyer plotësisht këtë shtëpi të Allahut në shërbim të besimtarëve dhe brezave që do të vijnë.

🤲 I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet shkak për një shpërblim të madh tek Allahu. Një ndihmë e juaja sot mund të shndërrohet në namaz, lutje, mësim dhe adhurim për shumë vite e breza.

🌿 Bëhu pjesë e këtij sevapi të vazhdueshëm!

Mos e humbni mundësinë që emri dhe kontributi juaj të lidhen me përfundimin e një shtëpie të Allahut. Ndihmoni sipas mundësive tuaja, sepse Allahu nuk e shikon vetëm shumën e dhënë, por sinqeritetin e zemrës dhe qëllimin e mirë.

Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ata që do të kontribuojnë në këtë projekt, ua shtoftë pasurinë, ua pranoftë sadakanë dhe ua bëftë këtë vepër sadaka të vazhdueshme. 🤲

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

💳 TË DHËNAT PËR DONACION

PËR TRANSFERE NGA JASHTË KOSOVËS

Banka përfituese:
NLB Banka SH.A.

SWIFT:
NLPRXKPR

Adresa e bankës:
Ukshin Hoti 124, Prishtinë, Kosovë

IBAN:
XK05 1706 0010 1113 8731

Përfituesi:
KBI Pejë

Adresa e përfituesit:
Rr. Lidhja e Pejës nr. 31, Pejë, Kosovë

Qëllimi i pagesës:
Donacion për restaurimin e Xhamisë së Shtypeqit të Vogël – Rugovë
🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌🕌

🇽🇰 PËR TRANSFERE BRENDA KOSOVËS

Xhirollogaria:
1706 0010 1113 8731
NLB Banka

Përfituesi:
KBI Pejë

Adresa:
Rr. Lidhja e Pejës nr. 31, Pejë, Kosovë

Qëllimi i pagesës:
Donacion për restaurimin e Xhamisë së Shtypeqit të Vogël – Rugovë

🤲 Allahu ju shpërbleftë për çdo kontribut, përkrahje dhe lutje!

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME – PEJË
🕌 Xhamia e Shtypeqit të Vogël – Rugovë | 2026

08/09/2026


Doli nga shtypi numri i ri i revistës “Dituria Islame”, që shënon 40-vjetorin e botimit të saj (nr. 430, shtator 2026). Në këtë numër mund të lexoni:

2 Urimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me rastin e muajit të Mevludit
4 “Lexo!” – Fillimi i revolucionit të dijes
5 E vërteta të dalë në dritë
7 Leximi dhe dija në ajetet e para të shpalljes hyjnore
10 E lejuara (hallalli) – korniza më e gjerë e dispozitave islame
14 Ruajtja e trashëgimisë profetike në epokën hipermoderne (2)
16 Edebi – forma njerëzore e idealeve të fesë
21 Komentimi i sures “Jusuf” nga Hafëz Ali Korça
24 Nga dituria te përkushtimi
28 Kur drita humb udhërrëfyesin
31 Kurora që bie në çastin e fundit
34 Dija dhe edukata – dy komponentë të formimit të personalitetit të njeriut
37 Dija si faktor i formimit të individit dhe i zhvillimit të shoqërisë
41 Profesioni i bariut – roli dhe ndikimi i tij në edukimin e njeriut
44 Dasmat shqiptare ndërmjet komercializimit dhe traditës
47 Socializimi i gjuhës shqipe përmes termave të sociolinguistikës
50 Zhvillimi i mendimit filozofik në Andaluzinë mesjetare (shek. X–XIII) dhe ndikimi i tij në qytetërimin evropian
53 “Imami rus” i Prizrenit – ndërmjet rrëfimit, legjendës dhe dokumentit
57 Ferizaj gjatë shekullit XV deri në dekadën e parë të shekullit XX
60 Sistemet ikën, mësim-besimi mbeti
62 Në Malishevë u vu gurthemeli i Xhamisë së Gurit

Revistën “Dituria Islame” mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë (https://www.facebook.com/librariadituriaislame, dhe në të gjitha selitë e Këshillave të Bashkësisë Islame në të gjitha qendrat e Kosovës

Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë               në bashkëpunim meDEPARTAMENTIN E GRUAS – PEJË🌙 NJOFTIMPër nder të muaj...
07/09/2026

Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë
në bashkëpunim me
DEPARTAMENTIN E GRUAS – PEJË

🌙 NJOFTIM

Për nder të muajit të lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhammedit ﷺ, ju ftojmë në një program të veçantë.

📖 LIGJËRATË
“Jeta e Muhammedit ﷺ”

🎙️ Prof. Vaxhide Podvorica

09.09.2026
E Mërkurë

🕛 Ora 12:00

📍 Ndërtesa e Kursit të Kuranit
„Mehmet Akif Ersoy“ – Pejë

🎶 Ilahi – Koktej

Mirë se vini!

Address

Lidhja E Pejes
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+38339434763

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë:

Shortcuts

Share

Category