05/06/2026
Muaji i Prindërimit në QKMF
Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Prindërimit, sot u mbajt sesioni i parë grupor me prindër dhe fëmijë, ku përveç nënave morën pjesë edhe baballarë, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së të dy prindërve në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
Sesionet janë të organizuara për fëmijët e grupmoshës 1 deri në 17 muaj dhe kanë për qëllim ofrimin e njohurive dhe këshillave praktike për kujdesin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Sesioni u udhëhoq nga koordinatorja Violeta Gorani, së bashku me infermieret Xhenifere Dresha dhe Pranvera Dakaj, të cilat ndanë informacione dhe udhëzime të vlefshme me prindërit pjesëmarrës.
Falënderojmë të gjithë prindërit për pjesëmarrjen aktive dhe interesimin e treguar. Këto sesione do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me qëllim të mbështetjes së prindërve dhe promovimit të zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve.