02/01/2026
Si QRTK Pejë (institucion vartës i MKRS) jemi krenarë për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin e Planit të Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër të Pejës 2025–2035.
Ky dokument është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ekspertë ndërkombëtarë, Komuna e Pejës, shoqëria civile në Pejë, studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe partnerë të tjerë.
Si i tillë Plani vendos bazën për mbrojtjen, ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, duke siguruar zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm të kësaj tërësie të rëndësishme urbanistike dhe historike të Pejës.
https://www.facebook.com/100057341113775/posts/1380397587214932/?app=fbl
🏘️ Çarshia e Vjetër e Pejës bëhet me Plan të Menaxhimit 2025–2035
Në mandatin tonë, në trashëgiminë kulturore të Pejës është investuar si asnjëherë më parë.
Kemi restauruar asete të shumta, ndër to: kullën e Fazli Buqollit në Raushiq, kullën e Sheremetit, shkollën e parë shqipe, dyqanin e Musa Goranit në Çarshinë e Pejës, mullirin e Cal Malush*t në Kotradiq, konakun e Mahmut Begollëve, kullën e Goskajve, ndërsa shumë të tjera janë në proces restaurimi.
Tash kemi miratuar edhe Planin e Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër, një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë së Vjetër të Pejës.
Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës - QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.
Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë me investime në tërësinë urbanistike të Çarshisë së Pejës.
Bashkëngjitur gjeni Planin e Menaxhimit të Çarshisë së Vjetër të Pejës: https://url-shortener.me/64CM