Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë

Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë, Government Organization, Pejë.

🌎DITA BOTËRORE E PUNËS SOCIALE📌Sot dhe çdo ditë, promovojmë angazhimin e palëkundur të punëtorëve socialë për mbrojtjen ...
18/03/2026

🌎DITA BOTËRORE E PUNËS SOCIALE

📌Sot dhe çdo ditë, promovojmë angazhimin e palëkundur të punëtorëve socialë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e familjeve dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse

🤝Përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe empatisë, punëtorët socialë janë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen dhe mbështetja e atyre që kanë më së shumti nevojë.

📌Takimi  konstituiv i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në PejëËshtë formuar Ekipi për të Drejtat e Fëmijës, në këtë përbë...
16/03/2026

📌Takimi konstituiv i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Pejë

Është formuar Ekipi për të Drejtat e Fëmijës, në këtë përbërje:

1.Gazmend Muhaxheri – Kryesues – Kryetar i Komunës së Pejës.
2.Albulena Bajraktaraj – Zëvendëskryesuese – Drejtoria e Mirëqenies Sociale.
3.Faik Jahmurataj – Anëtar – Stacioni Policor në Pejë.
4.Naser Gega – Anëtar – Drejtoria për Arsim.
5.Petrit Loci – Anëtar – Drejtoria e Shëndetësisë.
6.Xhenet Syka – Anëtare – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
7.Diellëza Berisha – Anëtare – Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
8.Kaltrina Lajqi – Anëtare – Komiteti për Politikë dhe Financa, nga Kuvendi Komunal.
9.Dafina Draga – Anëtare – Komiteti për Komunitete, nga Kuvendi Komunal.
10.Drita Krasniqi – Anëtare – NJDNJ/Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Komuna e Pejës.
11.Shpat Morina – Anëtar – Qendra për Punë Sociale.
12.Naser Lajqi – Anëtar – OJQ "Syri i Vizionit".

Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, përfshirë vendimin për rikonstituimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, vendimin për themelimin e Sekretariatit të Ekipit, si dhe shqyrtimin e Planit të Punës për periudhën 2024–2026.

☀️Shtëpia për Mbrojtjen e Fëmijës po finalizohet Çdo fëmijë meriton një mundësi për një fillim të sigurt dhe një të ardh...
11/03/2026

☀️Shtëpia për Mbrojtjen e Fëmijës po finalizohet

Çdo fëmijë meriton një mundësi për një fillim të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.
Mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrë institucionale – është përgjegjësi e gjithë shoqërisë🤝

Gazmend Muhaxheri
Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë

Thirrje publike!
03/03/2026

Thirrje publike!

THIRRJE PUBLIKE

Për subvencionimin e OJQ-ve, që ofrojnë shërbime me karakter social.

Komuna e Pejës shpall thirrje publike për subvencionimin e Organizatave Joqeveritare (OJQ), që veprojnë në Komunën e Pejës dhe janë me seli në Pejë.

Për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem konsultoni Rregulloren MF – Nr.04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, që veprojnë në Komunën e Pejës.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Certifikata e regjistrimit të OJQ-së.

Certifikata e licencimit të OJQ-së.

Dëshmi për plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe specifike sipas neneve 10 dhe 11 të Rregullores MF – Nr. 04/2017.

Dëshmi se OJQ nuk ka obligime ndaj ATK-së (vërtetim nga ATK).

Dokument identifikues i udhëheqësit/es së OJQ-së.

Konfirmim bankar për xhirollogarinë e OJQ-së.

Raport narrativ dhe financiar i vitit paraprak (nëse OJQ ka qenë përfituese e thirrjes së mëparshme të shpallur nga Komuna e Pejës).

Formulari i Aplikimit për Program/Projekt (Formulari 9).

Formulari i Buxhetit (Formulari 10).

Prioritet do t’u jepet projekteve, që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e kategorive të cenueshme dhe që kontribuojnë në realizimin e plotë të planeve, strategjive dhe fushëveprimit të DMS-së.

Afati për aplikim: 03.03.2026 – 20.03.2026.

Njoftimi për OJQ-të e përzgjedhura për financim do të bëhet brenda afatit ligjor.

Dorëzimi i aplikacioneve për subvencionim sipas kësaj thirrje publike bëhet pranë Qendrës për Shërbime të Qytetarëve.

🙏  "Islamic Relief",  për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ,dhuron 150 pako ushqimore për familjet në kushte të vë...
03/03/2026

🙏 "Islamic Relief", për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ,dhuron 150 pako ushqimore për familjet në kushte të vështira jetese.
📌Përzgjedhja e familjeve përfituese është realizuar nga Qendra për Punë Sociale.
🤝Drejtoria për Mirëqenie Sociale , shpreh mirënjohje të thellë për organizatën bëmirëse , e cila koontribuon vazhdimisht në sektorin e mirëqenies dhe jo vetëm.

Address

Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Mirëqenies Sociale - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share