Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare

Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Obiliqit. Ju do të informoheni në kohë reale për të rejat nga Komuna e Obiliqit.

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË UJITJES NË KOMUNËN E OBILIQITKomuna e Obiliqit ka ...
30/05/2026

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË UJITJES NË KOMUNËN E OBILIQIT

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ndërmarrjen Hidroekonomike “Iber-Lepenc”, për financimin e projektit të ujitjes që parasheh shtrirjen e gypit OD-630 mm, PN 16 bar.

Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NH “Iber-Lepenc”, z. Faruk Mujka.

Financimi i këtij projekti do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa përfitues direkt do të jenë fermerët e Mazgitit, Llazarevës, Raskovës, Bakshisë, Prugocit dhe Drenocit, si dhe fermerët e Fushës së Bardhosh*t (J), Lebanit, Trudës, Bardhosh*t, Bernicës së Poshtme dhe një pjese të Barilevës.

Përmes këtij investimi do të mundësohet ujitja e rreth 1,000 hektarëve tokë bujqësore, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e rendimenteve dhe forcimin e prodhimit vendor.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe mbështetjen e fermerëve, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rural të Komunës së Obiliqit.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve strategjike që ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Zyra për Informim, Obiliq.

Njoftim për mbyllje të përkohshme të rrugës “Hashim Shalaku” në DardhishtëTë nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se për shkak ...
29/05/2026

Njoftim për mbyllje të përkohshme të rrugës “Hashim Shalaku” në Dardhishtë

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e Linjës Ndërkombëtare Hekurudhore, do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Hashim Shalaku” në fshatin Dardhishtë.

Data: E dielë, 31 maj 2026
Kohëzgjatja: Gjatë tërë ditës

Për qarkullim do të shfrytëzohet rruga alternative, e paraqitur në hartën e bashkëngjitur.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Zyra për Informim, Obiliq.

Sot u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve të gjimnazit “17 Shkurti”, gjenerata 2023–2026.Në këtë ngjarje...
29/05/2026

Sot u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve të gjimnazit “17 Shkurti”, gjenerata 2023–2026.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Drejtoresha e Arsimit, znj. Sevdije Berisha, si dhe drejtoresha e shkollës, znj. Besa Gashi.

Gjatë ceremonisë, maturantët u përgëzuan për angazhimin dhe sukseset e arritura përgjatë viteve të shkollimit, ndërsa u uruan për suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Urime të gjithë maturantëve të gjeneratës 2023–2026 dhe shumë suksese në të ardhmen!

Zyra për Informim, Obiliq.

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për KomuniteteKomiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi ...
29/05/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete. Pas prezantimit të rendit të ditës dhe miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me trajtimin e çështjeve të parapara.

Rendi i ditës:

1. Arsyetimi për mungesë
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2026
5. Të ndryshme

Zyra për Informim, Obiliq.

Në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë është realizuar aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Avancimi i Përfshirjes ...
28/05/2026

Në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë është realizuar aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes”.

Në kuadër të këtij projekti po vazhdojnë trajnimet për grupin e grave fermere, këtë herë me temën “Marketingu i produkteve të grave fermere”. Si rezultat, 12 gra kanë përfituar grante për zhvillimin e marketingut dhe logove të bizneseve të tyre.

Sot është bërë edhe nënshkrimi i kontratave me përfituese, në mesin e të cilave ka edhe gra nga komuniteti serb, duke reflektuar përfshirje dhe bashkëpunim ndërkomunitar.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e organizatës CARE.

Ky aktivitet synon fuqizimin e grave në sektorin e agrobiznesit, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, si dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim ekonomik dhe social. Fuqizimi i grave mbetet çelësi për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme.

FTESË PËR BIZNESET EKZISTUESEKomuna e Obiliqit njofton të gjitha bizneset e interesuara se Ministria e Zhvillimit Rajona...
28/05/2026

FTESË PËR BIZNESET EKZISTUESE

Komuna e Obiliqit njofton të gjitha bizneset e interesuara se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizon punëtori informuese në kuadër të lansimit të thirrjes publike të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026.

Gjatë këtij takimi do të prezantohen objektivat e programit, kriteret e aplikimit, procedurat administrative, si dhe do të ofrohen sqarime shtesë për të gjitha palët e interesuara.

Data: 02.06.2026
Ora: 11:00
Vendi: Biblioteka e Qytetit

Ftohen të gjitha bizneset dhe të interesuarit të marrin pjesë.

Njoftohen gratë, vajzat dhe nënat vetushqyese të Komunës së Obiliqit që janë hapur aplikimet për kurse profesionale në b...
28/05/2026

Njoftohen gratë, vajzat dhe nënat vetushqyese të Komunës së Obiliqit që janë hapur aplikimet për kurse profesionale në bashkëpunim me Fondacionin “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”.

Kurset përfshijnë:
Rrobaqepësi, Pastiçeri, Grim, Parukeri, Manikyr & Pedikyr, Gjuhë Angleze dhe TIK.

https://obiliq.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/20260528090537552.pdf

Afati për aplikim është nga 18.05.2026 deri më 17.06.2026 në Zyrën Pritëse të Komunës së Obiliqit.

Zyra për Informim, Obiliq.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, uron të gjithë besimtarët myslimanë  festën e shenjtë të Kurban Bajramit.Në...
27/05/2026

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, uron të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të bekuar, lusim Zotin që të sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje. Kurban Bajrami na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin, duke forcuar besimin dhe afërsinë mes njerëzve.

Qoftë kjo festë e mbushur me bekime, gëzim dhe bereqet për të gjithë ju.

Gëzuar Kurban Bajramin!

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit KomunalKuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mb...
26/05/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

R E N D D I T E

1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstrakt-procesverbaleve nga mbledhjet e muajit Prill.
3. Miratimi i kërkesës së kryetarit të komunës për plotësim-ndryshimin e vendimit të formimit të KKSB-së me nr. 02-020-01-13244-26, dt.13.05.2026.
4. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të komunës me nr. 02-020-01-13241-26, dt.13.05.2026 për shqyrtimin e raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve gjatë vërshimeve të fundit.
5.Të ndryshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

Address

Rruga: Adem Jashari
Obiliq
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00
Sunday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare:

Share