03/12/2024
Komuna e Obiliqit shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me
një sërë aktivitetesh të organizuara në Shtëpinë e Kulturës"Xhavit Haziri"
OJQ" Dëgjo Zërin tim" në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, organizoi një punëtori kreative me fëmijët me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë
Gjatë kësaj punëtorie, fëmijët krijuan kartolina festive për fundvit, të cilat do të sh*ten për të mbledhur fonde që të përdorën për aktivitete dhe punëtori tjera për këtë kategori fëmijësh.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Xhafer Gashi, i cili mes tjerash inkurajojë fëmijët për punën e tyre dhe theksoi mbështetjen e tij institucionale për ofrimin e mundësive të barabarta pa diskriminim.
Ndërkohë, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Liridona Shabani me një fjalim të ngrohtë, vlerësoi se:'' Të gjithë jemi të barabartë dhe se këta fëmijë janë plot dashuri dhe pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë"
Po në kuadër të shënimit të kësaj dite, Drejtoria e Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Kinematografike "Click Produktion" nga Prishtina, shfaqi filmin artistik "Will You Marry Me"( A do të martohesh me Mua). Filmi, i cili trajton tematika të rëndësishme sociale lidhur me personat me aftësi të kufizuara, ngjalli emocione të thella të të pranishmit.Aktiviteti filmik përfundoi mes duartrokitjesh dhe mbështetjes së fuqishme nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë shfaqje.
Liridona Shabani
DKRS