16/06/2026
16 Qershori – Dita e Çlirimit të Malishevës
Sot kujtojmë me krenari dhe respekt të thellë Ditën e Çlirimit të Malishevës, një datë që simbolizon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e bijve dhe bijave më të mira të vendit për lirinë që gëzojmë sot.
Fshati Dragobil, si pjesë e këtij rrugëtimi të lavdishëm, nderon dëshmorët, martirët, veteranët e luftës dhe të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e atdheut. Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Në këtë ditë të shënuar, le të kujtojmë me mirënjohje të përhershme të rënët për liri dhe të punojmë së bashku për zhvillimin, unitetin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Urime Dita e Çlirimit të Malishevës!
Këshilli Lokal Dragobil