21/10/2025
Shkruan asambleistja më e votuar në DARDANË:
Faleminderit nga zemra për 441 vota ♥️
Jam thellësisht mirënjohëse për çdo votë, për çdo fjalë të mirë dhe për çdo mbështetje që më keni dhënë.
Me 441 vota, por edhe me mbështetjen e çmuar të diasporës, u bëra kandidatja më e votuar për Asamblenë Komunale në Kamenicë nga të gjitha partitë politike.
Ky është më shumë se një numër – është besimi juaj i pastër në mua dhe në punën që bëjmë së bashku.
Ky rezultat është fryt i bashkëpunimit, përkushtimit dhe dashurisë për vendin tonë.
Do të vazhdoj të jem zëri juaj, me ndershmëri, guxim dhe zemër, për Kamenicën cep më cep, që të gjithë e duam.
Faleminderit për çdo dorë që u ngrit për mua, për çdo zemër që më besoi, dhe për çdo shpresë që më dha forcë.
Faleminderit familjeve tona Beqiraj–Fera, e në veçanti bashkëshortit tim, që në çdo hap ishte pranë meje.
Këtë sukses ia dedikoj të gjithëve ju që, me votën tuaj në këto zgjedhje komunale, më radhitët asambleisten e parë me më së shumti vota në Kamenicë për herë të dytë.
Me respekt e mirënjohje,
Arbnore Beqiraj–Fera
Nga faqja Karaçeva e Ulët, i urojmë shëndet dhe punë të mbarë në katër vitet e ardhshëm.
Urime për rezultatin e merituar!