Drejtoria e Arsimit - Kamenicë

Drejtoria e Arsimit - Kamenicë Faqja zyrtare e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës

📢 RISI🪧 Kështu do të duken këndet e leximit në shkollat tona 🥇
11/09/2026

📢 RISI
🪧 Kështu do të duken këndet e leximit në shkollat tona 🥇

🍐🍎 Aktivitet unik - vazhdojmë 🫶Frutat e sezonës, nga toka komunale tek nxënësit🍎🍊Një nga vizitat më të bukura në teren, ...
08/09/2026

🍐🍎 Aktivitet unik - vazhdojmë 🫶

Frutat e sezonës, nga toka komunale tek nxënësit🍎🍊

Një nga vizitat më të bukura në teren, është ajo tek nxënësit që po kujdesen për vjeljen e frutave në sipërfaqet komunale.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit jo vetëm që po mësojnë për rëndësinë e punës dhe kujdesit ndaj tokës, por po kontribuojnë drejtpërdrejt në një nismë që i shërben qytetit tonë.

Frutat e grumbulluara do të dërgohen në Kuzhinën Popullore, nga të cilat do të konsumojnë çdo ditë lëngje të freskëta e të shëndetshme.

Kjo nismë është dëshmi se hapësirat komunale mund të kthehen në mundësi konkrete për edukim, prodhim dhe mirëqenie.❤️

08/09/2026

Kamenica fillon mësimin gjithëditor në tri shkolla

📚🏫 DREJTORIA E ARSIMIT ME TË GJITHË DREJTORËT E SHKOLLAVE MBLIDHEN NË ROGANËNë përmbyllje të një jave të suksesshme, zhv...
04/09/2026

📚🏫 DREJTORIA E ARSIMIT ME TË GJITHË DREJTORËT E SHKOLLAVE MBLIDHEN NË ROGANË

Në përmbyllje të një jave të suksesshme, zhvilluam takimin e radhës me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Kamenicës.

📌 Gjatë takimit diskutuam për mbarëvajtjen e procesit mësimor, sfidat e fillim vitit shkollor, koordinimin ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe shkollave, si dhe prioritetet që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim, e në veçanti në shkollat me mësim gjithëditor.

🤝 Risi nga ky takim ishte se Drejtoria e Arsimit organizoi këtë takim në Roganë duke dhënë mesazhin se secili lokalitet është me prioritet të lartë.

Vazhdojmë së bashku për shkolla më të mira dhe mundësi më të mira për çdo nxënës! 📖

02/09/2026

📢 Kamenica është model për mësim gjithëditor 🥇 🏫🏡

Drejtori Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në KamenicëNë Ditën e Parë të Shkollës për këtë vit shko...
01/09/2026

Drejtori Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në Kamenicë

Në Ditën e Parë të Shkollës për këtë vit shkollor, në mesin e vizitave që Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Selami Klaiqi ka bërë sot, ka qenë edhe vizita tek SHFMU “Desanka Maksimovic” në Kamenicë, SHFMU “Bratsvo” në Strezoc dhe SHFMU “9 Maji” në Kolloleq.

Nën praninë e pjesëtarëve të KFOR-it, Drejtori Klaiqi ka shpërndarë çanta për të gjithë nxënësit.

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e Komunës së Kamenicës që të gjithë fëmijët, pa dallim komuniteti, të kenë mbështetje dhe mundësi të barabarta në arsim.

Kjo është një nismë e re nga Kryetari Rahimaj, e cila po ndodhë për herë të parë në Kamenicë.

Për institucionet komunale, arsimi mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë dhe investimi në fëmijë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e komunës.

Drejtori Klaiqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe partnerët institucionalë, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen kushte sa më të mira për mësim dhe zhvillim.

Një çantë për shkollë, një urim për një vit të ri dhe mbi të gjitha, një mesazh i qartë: çdo fëmijë i Kamenicës meriton të mësojë, të zhvillohet dhe të ndërtojë të ardhmen e tij me mundësi të barabarta.

📚 Një fillim i ri për nxënësit tanëSot, më 1 shtator, ka filluar mësimi tërëditor në tri shkolla:🏫 SHFMU “Metush Krasniq...
01/09/2026

📚 Një fillim i ri për nxënësit tanë

Sot, më 1 shtator, ka filluar mësimi tërëditor në tri shkolla:
🏫 SHFMU “Metush Krasniqi” - Roganë
🏫 SHFMU “Abdullah Krashnica” - Koretin
🏫 SHFMU “Skënderbeu” - Hogosht

Një fillim që sjell më shumë kohë për dije, aktivitete, bashkëpunim dhe zhvillim të nxënësve.

Urojmë një vit shkollor të mbarë, me shumë suksese dhe arritje! 📖

Sot nisëm një vit të ri shkollor, me shumë energji, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen.Urojmë të gjithë nxënësit dhe ...
01/09/2026

Sot nisëm një vit të ri shkollor, me shumë energji, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen.

Urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë, plot dije, suksese dhe arritje!

Një vit i ri shkollor, me plot projekte në të mirë të nxënësve tanë 📚✅Sonte, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor...
31/08/2026

Një vit i ri shkollor, me plot projekte në të mirë të nxënësve tanë 📚✅

Sonte, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, pata kënaqësinë të takohem me mësimdhënësit tanë, njerëzit që çdo ditë kanë në duar jo vetëm librin, por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Bashkëbiseduam për sfidat, për punën e bërë dhe për atë që duhet të bëjmë edhe më mirë. Sepse arsimi nuk është vetëm një sektor i komunës, është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Kamenicës.

Në këto vite kemi dëshmuar se kur investojmë në shkolla, në mësimdhënës dhe në nxënës, investojmë drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit tonë. Nga infrastruktura shkollore te mbështetja për nxënësit, nga krijimi i kushteve më të mira të punës te investimi në cilësinë e arsimit, puna jonë do të vazhdojë.

Mësimdhënësve tanë u shpreh mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar një vit të ri shkollor të suksesshëm, me energji të re dhe rezultate të reja.

Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve tanë në vitin e ri shkollor 2026/2027❤️

29/08/2026

MËSIMI TËRDITOR - KAMENICË

Address

Rr. Skenderbeu
Kamenicë
62000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Arsimit - Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share