25/05/2026
Të nderuar qytetarë, miq dhe përkrahës ,
Pas një periudhe angazhimi dhe përgjegjësie në krye të Degës së AAK-së, ju njoftoj se kam marrë vendim të tërhiqem nga detyra e kryetarit të degës,njëkohësisht falenderoj kryesinë e degës dhe kryetarin “Liderin “ Ramush Haradinaj për besimin e dhën ndër vite ,mirnjohëse përjetë.
Ky vendim është personal dhe vjen pas një reflektimi të gjatë, por dua ta bëj të qartë se largimi nga pozita nuk nënkupton largim nga Politika apo nga rruga jonë e përbashkët politike, angazhimin tim si kryetare e ndërpres për arsye personale dhe angazhimeve familjare , por që besimin për kryetar të degës ia kaloj antarit të kahershëm të Aleancës z.Berajdin Shehu .
Do të vazhdoj të jem pjesë aktive duke dhënë kontributin tim për të mirën e qytetarëve.
Falënderoj secilin bashkëpunëtor, aktivist dhe qytetar për besimin, për çdo votë të dhënë , për mbështetjen dhe respektin gjatë gjithë kësaj kohe, si në zgjedhjet komunale ashtu edhe ato nacionale
Çdo sukses i arritur ka qenë rezultat i punës sonë të përbashkë,dhe së bashku me ju do të vazhdojmë të punojmë pa ndalur për qytetin tonë të Kaçanikut .
Shihemi në procese të tjera !
Me respekt Hafize Sallahu !