16/12/2025
📢 NJOFTIM – Ngritje e çmimit nga data 01.01.2026
Të nderuar sportdashës,
Ju njoftojmë se duke filluar nga 01 Janar 2026, çmimi i terminit për lojë në fushën e vogël në Qendrën Sportive Bazeli Sport do të jetë 30€ për orë.
Ky ndryshim është i detyruar dhe vjen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të kostos së energjinë elektrike, si dhe shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe pajisjet e lojës.
Ne kemi bërë maksimumin që ta shtyjmë këtë ndryshim sa më gjatë, por që të vazhdojmë t’ju ofrojmë kushte cilësore dhe ambient profesional, ky hap është i domosdoshëm.
🎯 Prioriteti ynë mbetet ofrimi i kushteve më të mira për lojtarët dhe për komunitetin sportiv.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!
Bazeli Sport – Gjithmonë në shërbim të lojës ⚽