LDK - Junik

LDK - Junik Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK - Junik, Political Party, Junik.

Doktori Xhavit Rabushaj nga Deçani p***a qenë kandidat i AAK-së për asamblenë e Deçanit. Si ka mundësi që një anëtar i A...
09/11/2025

Doktori Xhavit Rabushaj nga Deçani p***a qenë kandidat i AAK-së për asamblenë e Deçanit.

Si ka mundësi që një anëtar i AAK në Deçan, të lëshoj vërtetime mjekësore për votuesit në Junik, me qëllim që atyre të ju mundësohet votimi me përcjellës?!

Si ka mundësi që shumica e këtyre votuesve të jenë me moshë të re, dhe të njëjtit të pajisen me vërtetime mjekësore nga Xhavit Rabushaj.

LDK Dega në Junik do të adresoj të gjitha këto raste te organet kompetente dhe do të kërkoj prej tyre që ato të trajtohen me shumë seriozitet.

09/11/2025

Dyshime për keqpërdorimin e votimit me asistencë

Orëve të fundit është duke u raportuar një numër shumë i madh i personave (rreth 50-60 sosh) të cilët po votojnë me asistencë.

Shumica prej këtyre personave nuk janë as të moshuar dhe as invalid, por janë të rinj të cilët nuk kanë asnjë problem shëndetësor. Megjithatë përcjellësit e tyre janë duke prezantuar kryesisht nga i njëjti mjek i cili është në Deçan me inicialet Xh.R.

Zakonisht rritja kaq drastike e numrit të shoqëruesve është indikacion për tentim të keqpërdorimit të votës. Në rastin konkret, dyshimet shtohen edhe më shumë kur vërtetimet po nxirren në Deçan dhe jo në QKMF Junik. Kjo për arsye se për të lejuar përcjelljen e votuesve, kompetencë territoriale për të lëshuar vërtetimet mjekësore është vetëm QKMF Junik. Rrjedhimisht ekziston edhe dyshimi i bazuar se është realizuar figura ligjore e veprave penale si legalizimi i përmbajtjes së rrjeshme, apo falsifikimi i dokumentit apo vepra tjera penale.

Votimi me asistencë është e drejtë që ju takon vetëm atyre të cilët realisht kanë nevojë, jo për të dëmtuar integritetin e zgjedhjeve.

Kërkojmë nga KQZ, Policia dhe Prokuroria, që të hetojnë urgjentisht këtë rast, të verifikojnë autenticitetin e diagnozave dhe përfshirjen e mundshme të personave zyrtarë në këtë skandal.

R.Sh

Le ta kthejmë besimin në fitore! ✌️✌️🇽🇰Në Junik me Ruzhdën.Në Prishtinë me Përparimin.Në Pejë me Gazin.Në Dragash me Bex...
08/11/2025

Le ta kthejmë besimin në fitore! ✌️✌️🇽🇰

Në Junik me Ruzhdën.
Në Prishtinë me Përparimin.
Në Pejë me Gazin.
Në Dragash me Bexhetin.
Në Obiliq me Xhafën.
Në Fushë Kosovë me Besnikun.
Në Suharekë me Ardianin.
Në Viti me Sokolin.
Në Gjilan me Arbërin.

Bashkë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë shpresë.

Me LDK-në, për Republikën që duam! ✌️

Junik, 16 tetor 2025KOMUNIKATË PËR MEDIAKomunikata e LDK Dega në Junik lidhur me deklaratat e pavërteta të përfaqësuesve...
16/10/2025

Junik, 16 tetor 2025

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Komunikata e LDK Dega në Junik lidhur me deklaratat e pavërteta të përfaqësuesve të AAK-së në Junik

Fillimisht ju faleminderit të gjitha mediave për interesimin dhe për mundësinë që të prezantojmë përgjigjen tonë lidhur me deklaratat shpifëse dhe akuzat e pabazuara të partisë AAK – dega në Junik dhe eksponentëve të tyre.

Më 12 tetor 2025 janë mbajtur zgjedhjet lokale në Komunën e Junikut. Procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe pa incidente. Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ, del se LDK është partia e parë në këto zgjedhje. Aktualisht jemi në pritje të numërimit të votave të mërgatës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht. Përndryshe jemi të bindur se pas përfundimit të numërimit të votave, LDK do të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve në komunën e Junikut pa balotazh.

Partia AAK dega në Junik për shkak të humbjes së zgjedhjeve në Junik, në mënyrë të organizuar janë duke zhvilluar një fushatë propaganduese dhe shpifëse me qëllim të njollosjes së procesit demokratik të zgjedhjeve të 12 tetorit në Junik si dhe me qëllim që para elektoratit të tyre të mundohen që të arsyetojnë humbjen dhe debaklin që kanë pësuar në këto zgjedhje.

Në thelb, akuza e AAK përmban dy (2) elemente kryesore:

1. Sipas tyre, “në vitin 2025 në Junik janë evidentuar rreth 300 votues më shumë sesa në vitin 2021”, si dhe
2. Sipas tyre, “në Junik në zgjedhjet e 12 tetorit kanë marrë pjesë në votime disa persona të cilët kanë mbiemra ata mendojnë që nuk janë të Junikut”.
Sa i përket rreth 300 votuesve të cilët janë shtuar në listën e votuesve për Komunën e Junikut në vitin 2025, ju njoftojmë si në vijim:

- Në komunën e Deçanit në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 39,875 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 41,444 votues apo 1,569 votues më shumë sesa në vitin 2021.
- Në komunën e Gjakovës në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 113,165 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 121,768 votues apo 8,603 votues më shumë sesa në vitin 2021.
- Në nivel të Kosovës (pra të gjitha komunat) në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 1,885,448 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 2,025,105 votues apo 139,657 votues më shumë sesa në vitin 2021.
Në vazhdën e të dhënave më sipër, ju njoftojmë se pothuajse në secilën komunë është rritur numri i votuesve në vitin 2025 në raport me vitin 2021. Këtu përfshihen edhe komuna e Deçanit dhe komuna e Gjakovës ku pikërisht AAK ka fituar zgjedhjet (sikurse LDK në Junik). Mirëpo çuditërisht thirrja e tyre për të hetuar procesin zgjedhor për shkak të këtij fakti nuk e përfshin edhe Gjakovën dhe Deçanin ku ata kanë fituar zgjedhjet, por i referohet vetëm Junikut ku ata i kanë humbur zgjedhjet.

E vërteta në gjithë këtë ngjarje, ka të bëj me faktin që Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil në muajin korrik të vitit 2025 ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës se pas muajit 1 gusht 2025, asnjë qytetarë nuk mund të shkarkoj dokumentet e gjendjes civile përmes platformës e-Kosova (as fizikisht në sportelet e komunave), pa i përditësuar të dhënat lidhur me vendbanimet e tyre. Si rrjedhojë, qytetarët në gjithë Kosovën (duke përfshirë edhe Junikun, Deçanin, Gjakovën, Prishtinën, etj) kanë përditësuar adresat e vendbanimeve të tyre në platformën e-Kosova. Më tutje, KQZ përmes ARC ka përditësuar listën e votuesve ashtu që për një numër shumë të madh të qytetarëve në gjithë Kosovën janë ndryshuar vendvotimet. Në fakt edhe mediat kanë raportuar për faktin që shumë qytetarëve u janë ndryshuar vendvotimet e tyre në mënyrë automatike nga KQZ dhe ky fakt tanimë është i njohur për publikun. Përndryshe edhe vet KQZ pak ditë para zgjedhjeve ka bërë një njoftim publik lidhur me ndryshimin e vendvotimeve të qytetarëve.

Sidoqoftë, paradoksi në gjithë këtë mes është fakti që akuzat e AAK drejtohen kundër LDK dega në Junik, për proceset që janë zhvilluar nga KQZ dhe ARC. Natyrisht që një akuzë e tillë është jo vetëm e pabazuar por edhe e palogjikshme. Në anën tjetër, duhet cekur se në RKS është në fuqi edhe ligji nr. 02/L-121 për vendbanimin dhe vendqëndrimin ku secilit qytetar i garantohen e drejta e ndryshimit të vendbanimit në mënyrë të lirë.

Sa i përket ndryshimit të vendbanimit, duhet të shtohet edhe një fakt me rëndësi. Ndryshimi i vendbanimit nuk bëhet nga komunat por nga zyret e gjendjeve civile të cilat janë në kuadër të ARC/MPB. Pra për të ndryshuar vendbanimin, kompetente është MPB përmes ARC dhe jo Komuna. Ky fakt është i mirënjohur pa çka se është i përkufizuar edhe në ligjin në fuqi për vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Një shembull tipik të ndryshimit të vendvotimit për shkak të ndryshimit të vendbanimit është po ashtu rasti i z. Ramush Haradinaj i cili është edhe kryetar i AAK. I njëjti jeton dhe vepron në Komunën e Graçanicës konkretisht në lagjen luksoze të njohur si lagja “Marigona”. I njëjti në këto zgjedhje e ka ndryshuar vendbanimin në vendin e tij të lindjes në fshatin Gllogjan të Deçanit, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar pikërisht në Deçan. Konsiderojmë se një veprim i tillë është tërësisht i ligjshëm dhe LDK nuk bën thirrje për të hetuar penalisht këtë rast siç ka bërë thirrje vet partia e z. Ramush Haradinaj.
Kaq sa i përket akuzave për ndryshimin e vendvotimeve. Ndërsa sa i përket rritjes së numrit të votuesve, siç është cekur edhe më sipër, ndoshta në Junik janë shtuar më së paku votues në raport me Komunat tjera (edhe nëse e shprehim këtë rritje në numra por edhe nëse e shprehim në përqindje në raport me numrin e votuesve pjesëmarrës në zgjedhjet e 12 tetorit). Sidoqoftë, rritja e numrit të votuesve mund të ndodhë mbi bazën e shumë faktorëve. Fillimisht, çdo vit në Junik shtohen nga 50 deri në 70 votues të rinj të cilët mbushin 18 vjet dhe regjistrohen si votues për herë të parë. Përndryshe, është fakt i njohur që KQZ në çdo palë zgjedhje vetëm i shton votuesit e rinj në listën e votuesve mirëpo nuk i largon nga lista e votuesve personat që kanë ndërruar jetë. Kjo e shpjegon edhe faktin që në listën e KQZ ka më shumë votues sesa banorë rezident në listën e ASK (Agjencinë e Statistikave të Kosovës).

Tutje, në Junik ndodhin me dhjetëra martesa brenda një viti ku qytetarët e Junikut martohen me qytetarë nga komuna të tjera. Në këto raste çiftet martesore mund të vendosin që të regjistrojnë vendbanimin e tyre në Junik dhe rrjedhimisht të regjistrohen edhe si votues në Komunën e Junikut. Ngjashëm edhe vajzat që kanë lindur në Junik dhe janë martuar mund të vazhdojnë të jetojnë në Junik dhe të jenë votuese të Junikut. Kur jemi te martesat, sipas ligjit në fuqi për familjen, secili qytetar me rastin e lidhjes së martesës ka të drejtën që të ruaj mbiemrin e vet/saj, prandaj kjo mund të arsyetoj edhe faktin që në Junik vazhdimisht është në rritje numri i personave me mbiemra që mund të mos jenë të zakonshëm. Tutje, gjatë mandatit të LDK në Junik, janë krijuar kushte shumë të mira për të bërit biznes. Prandaj ekzistojnë me dhjetëra raste kur personat nga jashtë Junikut kanë zhvendosur vendbanimin e tyre për shkak se kanë gjetur një vend të punës në Junik së sektor të ndryshëm. Mirëpo mbi të gjitha, duhet cekur faktin që Juniku është një nga vendet më të bukura që ekzistojnë në Kosovë. Maja më e lartë në Kosovë është maja e Gjeravicës e cila ndodhet në Junik. Prandaj nuk e kuptojmë pse duhet të kufizohet e drejta e qytetarëve për zgjedhur vendbanimin e tyre sipas ligjit në fuqi.

Sa i përket personave që sipas eksponentëve të AAK në Junik kanë mbiemra që nuk janë të Junikut, duhet potencuar një detaj shumë të rëndësishëm. Asnjë parti politike nuk ka dhe nuk duhet të ketë qasje në listën e personave që kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Prandaj dilema kryesore në këtë rast është se prej nga e p***an siguruar ata informacionin dhe kush p***a votuar dhe për kë p***an votuar personat e caktuar në Junik! Vota është e fshehtë pa çka është e drejtë kushtetuese e garantuar. Prandaj AAK nuk do të duhej të dinte se cili person me mbiemër atipik (sipas tyre) p***a votuar për LDK në zgjedhjet e 12 tetorit. Prandaj kjo çështje përbën me të vërtetë dyshim të arsyeshëm për hetime penale, dhe jo thirrjet shpifëse dhe të pabazuara nga eksponentët e AAK.

E vërteta është se në territorin e Komunës së Junikut, përkatësisht në lagjen “Agim Ramadani” dhe në lagje të tjera, jetojnë banorë me mbiemra që janë etiketuar padrejtësisht si “të huaj”. Këta janë banorë të vendosur në Junik që nga paslufta dhe taksapagues të rregullt të shërbimeve komunale. Mbiemrat e tillë përfshijnë: Nimanaj, Sadriaj, Neziraj, Nakaj, Topalli, Mazrekaj, Tolaj, Koliqi, Ramaj, Qelaj, Trezhnjeva, Asllani, Sadiku, Veseli, Rama, Kamberi, Ademaj, Latifi, Shahini, Zajmi, Emini, Gjuraj, Kastrati.

Gjithashtu, rikujtojmë se shumë shtete të Bashkimit Evropian u kanë mundësuar qytetarëve të tyre marrjen e dyshtetësive, gjë që ka ndikuar në rikthimin e shtetësisë së Kosovës për shumë bashkëqytetarë tanë që jetojnë jashtë vendit. Kjo po ashtu ka ndikuar që të rritet numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Vlen theksohet edhe një fakt tjetër me shumë rëndësi. Në listat e votuesve të diasporës, të miratuar nga KQZ, figurojnë edhe persona me mbiemrat Berdynaj dhe Bozhdaraj të cilët po ashtu janë mbiemra atipik mirëpo të cilët në rastin konkret janë familjarë të njërit prej kandidatëve të AAK në Junik. Pra edhe familjarët e kandidatëve të AAK kanë mbiemra atipik dhe një fakt i tillë nuk është fare i kundërligjshëm, përkundrazi është diçka krejt normale.

Në fund por jo për nga rëndësia, duhet cekur faktin që AAK në Junik me datë 14.10.2025 ka parashtruar ankesë në PZAP e cila ankesë është hedhur poshtë si e palejuar përmes vendimit me shenjën ZL.Anr.217/2025. Ndër të tjera në këtë vendim, PZAP sqaron faktin që lista e votuesve është përcaktuar qysh para hapjes së fushatës zgjedhore. Në këtë listë kanë pasur qasje të gjitha partitë politike (dhe qytetarët përmes faqes së KQZ), prandaj të njëjtit nëse kanë pasur dyshime apo vërejte, është dashur që atëherë të parashtrohet ankesë dhe jo tani pas përfundimit të zgjedhjeve. Këtij konstatimi të saktë nga PZAP, i shtojmë edhe faktin që AAK në Junik menjëherë pas mbylljes së votimeve pas orës 19:00, në qendër të qytetit të Junikut ka festuar me fishekzjarrë duke menduar që ata do të fitojnë këto zgjedhje. Mirëpo pas numërimit të votave, është dëshmuar se junikasit as nuk blihen, as nuk sh*ten, as nuk frikohen por as nuk mashtrohen. Rrjedhimisht zgjedhjet i ka fituar LDK në Junik dhe vetëm pasi që AAK e ka kuptuar humbjen, kanë filluar të nxjerrin në publik akuzat dhe shpifjet për të cilat po tani po bëhet fjalë.

Me logjikën e pretendimeve të AAK në Junik, qytetarët e Kosovës duhet të votojnë vetëm në vendin ku kanë lindur. Po ashtu sipas tyre, lista e votuesve duhet të mbetet e njëjtë dhe numri i banorëve në një Komunë nuk duhet të ndryshoj. Mirëpo kjo logjikë e shprehur në këtë formë nuk gjen zbatim as në vendet me sundim monokratik dhe lëre më në shtetin e Kosovës. A e dini se sa shqiptar të Kosovës votojnë në shtetet Evropiane? A është e ndaluar kjo sipas AAK?

Me shumë respekt e potencojmë edhe faktin që numri më i madh i banorëve të Junikut kanë migruar në shtetet perëndimore pikërisht gjatë kohës sa ka qeverisur AAK në Junik gjatë viteve 2009-2021. Prandaj për eksponentët politik të kësaj partie, është shumë befasues fakti që gjatë qeverisjes së LDK në Junik gjatë viteve 2021-2025, shumë qytetarë janë kthyer për të jetuar në Junik. Nga ky këndvështrim, shfrytëzojmë rastin që të ftojmë të gjithë personat nga Kosova dhe nga diaspora por edhe nga të gjitha vendet tjera, që të vijnë në Junik dhe të bëhen banorë të Junikut. Kjo sepse Juniku është vend shumë i bukur me shumë potencial. Në komunën e Junikut ka vend të mjaftueshëm për të gjithë dhe pa përjashtim të gjithë janë të mirëseardhur pavarësisht mbiemrit të tyre apo vendlindjes së tyre apo vendbanimit të tyre të mëhershëm.

Për të përmbyllur këtë reagim, LDK në Junik është duke pritur me qetësi çertifikimin e zgjedhjeve nga KQZ dhe konfirmimin e LDK si fituese të këtyre zgjedhjeve. Faleminderit për qindra urimet dhe mesazhet mbështetëse që kam pranuar nga qytetarët që jetojnë në Junik dhe në mërgatë. Njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të mos ndikohen nga provokimet, shpifjet apo akuzat e pabazuara të eksponentëve politik të AAK dega në Junik.

Të dashur qytetarë,Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Junik, ju fton në Tubimin Elektoral që do të mbahet:📅 19 shtat...
18/09/2025

Të dashur qytetarë,

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Junik, ju fton në Tubimin Elektoral që do të mbahet:

📅 19 shtator 2025
⏰ Ora 19:00
📍 Restaurant Gjeravica – Junik

Në këtë tubim, përveç kandidatëve dhe strukturave të LDK-së , do të jetë prezent edhe Kryetari i LDK-së, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku.

Ky është një moment i rëndësishëm për të ndarë vizionin tonë për zhvillimin e Junikut dhe për të dëgjuar idetë tuaja.
Prania juaj është forca jonë!

Le të bashkohemi për një Junik më të mirë, më të fuqishëm, përtej çdo pritjeje!


Të dashur qytetarë të Junikut,Pas hapjes së fushatës zgjedhore, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve t...
14/09/2025

Të dashur qytetarë të Junikut,

Pas hapjes së fushatës zgjedhore, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal – një ekip që përfaqëson dinjitetin, profesionalizmin dhe vlerat më të mira të Junikut tonë.

Kjo është lista e fitores, sepse në të gjenden njerëzit që ju i njihni mirë: fqinjët tuaj, familjarët tuaj, miqtë dhe bashkëqytetarët që gëzojnë respekt e besim të padiskutueshëm në çdo lagje e fushë të jetës.

- Janë profesionistë të dëshmuar.
- Janë qytetarë me integritet dhe të kaluar të pastër.
- Janë të gatshëm të punojnë për interesin tuaj – pa asnjë kompromis.

Gjatë këtyre katër viteve të para në krye të komunës, kemi dëshmuar me punë, me rezultate konkrete, me përkushtim të paepur. Por puna nuk ka mbaruar – sfidat e reja kërkojnë vendime të guximshme dhe mbështetje të fuqishme në Kuvendin Komunal.

Prandaj, në 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙣 𝙚 𝙫𝙤𝙩𝙞𝙢𝙞𝙩, ju ftoj me gjithë zemër:
Dilni masivisht dhe votoni listën e LDK-së për Kuvendin Komunal!
Fuqizoni zërin tuaj, përkraheni vizionin tonë, garantoni vazhdimësinë e zhvillimit!

Zëri juaj është forca jonë.

.
#113

113 – numri që sjell vazhdimësinë, për ta çuar Junikun Përtej!     #113
05/09/2025

113 – numri që sjell vazhdimësinë, për ta çuar Junikun Përtej!



#113

🟦 Njoftim për qytetarët e Komunës së Junikut📌 Aderim i ri në radhët e LDK-së – Dega në JunikTë nderuar qytetarë,Me kënaq...
01/08/2025

🟦 Njoftim për qytetarët e Komunës së Junikut
📌 Aderim i ri në radhët e LDK-së – Dega në Junik

Të nderuar qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se z. Besart Tofaj, Nënkryetar i Komunës së Junikut dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt në qeverisjen tonë lokale, ka vendosur që nga sot t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik.

Z. Tofaj ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e kaluara dhe, gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes, ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë në funksionin e tij si Nënkryetar. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e qartë e përputhjes së vlerave, vizionit dhe angazhimit të përbashkët për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Besarti është një prurje e fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë.

🗣️ Në këtë frymë bashkëpunimi, ftojmë edhe përfaqësues të tjerë nga subjektet e ndryshme politike që ndajnë vizionin për një Junik më të mirë, që t’i bashkohen projektit tonë politik dhe qeverisës – sepse LDK – Dega në Junik përfaqëson sot shpresën e vetme reale për një të ardhme më të mirë për komunën tonë.

R.Sh

16/05/2025

Të dashur qytetarë të Junikut,

Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës.

Kjo mbështetje e strukturës së partisë, e kombinuar me besimin dhe përkrahjen që çdo ditë po e ndjej nga qytetarët e Junikut, më jep forcë dhe vullnet për të vazhduar angazhimin tim në shërbim të komunës sonë. Megjithatë zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës.

Së bashku kemi realizuar shumë projekte e iniciativa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe njëkohësisht kemi të planifikuara edhe shumë projekte të tjera që do të realizohen në vazhdim, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut në çdo drejtim.

LDK në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë dhe besoj fuqishëm se me mbështetjen tuaj dhe punën tonë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojmë pa balotazh.

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Junikut si dhe mërgatës junikase për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin tonë të përbashkët për të mirën e Junikut.

Me mirënjohje dhe përkushtim,
R. Sh

Së bashku me kandidatët për deputet, Besa Gaxherri dhe Demokrat Ganijaj, dhe anëtaret e Forumit të Gruas të LDK-së në Ju...
27/01/2025

Së bashku me kandidatët për deputet, Besa Gaxherri dhe Demokrat Ganijaj, dhe anëtaret e Forumit të Gruas të LDK-së në Junik, po angazhohemi për fuqizimin e grave çdo ditë! Është koha të bashkohemi dhe të punojmë për një të ardhme më të barabartë dhe mundësi më të mira. Le të bëjmë ndryshimin që meritojmë!




1 Lumir Abdixhiku
17 Armend Zemaj
27 Besa Gaxherri
37 Fadil Hadergjonaj Bjeshka
80 Hysen S. Cekaj
83 Zeqir Gjukaj
109 Demokrat K. Ganijaj

Address

Junik
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK - Junik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share