Komuna Istog

Komuna Istog Komuna e Istogut
Zyra e Informimit Publik Istog
https://istog.rks-gov.net/ | [email protected]

Istogu përfiton 1.65 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social AdekuatKomuna e Istogut ka përfit...
08/09/2026

Istogu përfiton 1.65 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat

Komuna e Istogut ka përfituar grant në vlerë prej 1 milion e 650 mijë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Marrëveshja e Grantit u nënshkrua dje nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në kuadër të këtij projekti që synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Përmes këtij investimi do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.

Ky projekt përbën një investim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e një banimi më të sigurt dhe më dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të punëtorit të administratës komunale, Nazmi BytyçitNë nderim të jetës dhe vepr...
04/09/2026

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të punëtorit të administratës komunale, Nazmi Bytyçit

Në nderim të jetës dhe veprës së Nazmi Bytyçit, sot u mbajt mbledhje komemorative, ku u kujtua me respekt kontributi i tij shumëvjeçar në shërbim të Komunës së Istogut dhe qytetarëve.

Nazmi Bytyçi për vite me radhë ishte pjesë e administratës komunale, ndërsa shërbeu edhe si Sekretar i Këshillit Komunal të Financimit. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryetarëve të Komunës së Istogut, Fadil Feratit dhe Haki Rugovës.

Në këtë mbledhje, Nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Nazmi Bytyçit, duke theksuar se puna dhe kujtimi për të do të mbeten gjatë në kujtesën e institucionit.

“Nazmiu ishte një njeri i përkushtuar ndaj punës dhe institucionit. Kontributi i tij ndër vite do të mbetet i kujtuar me respekt. Jemi pranë familjes Bytyçi dhe u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, tha Ademaj.

Në emër të Komunës së Istogut dhe të pranishmëve, familjes Bytyçi iu shprehën ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.

I paharruar qoftë kujtimi për Nazmi Bytyçin!

TELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara familje Bytyçi,Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit t...
04/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Bytyçi,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nazmi Bytyçi.
Nazmiu ishte një punëtor i devotshëm dhe i përkushtuar i Komunës së Istogut, i cili për vite me radhë dha kontributin e tij në shërbim të institucionit dhe qytetarëve.

Ai shërbeu edhe si Sekretar i Këshillit Komunal të Financimit, duke qenë një figurë e respektuar dhe e çmuar në jetën institucionale të komunës.

Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish kryetarëve të Komunës së Istogut, Fadil Feratit dhe Haki Rugovës, me të cilët punoi dhe bashkëpunoi për shumë vite në shërbim të komunës.

Kontributi, përkushtimi dhe kujtimi për Nazmiun do të mbeten gjatë në mesin e kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Istogut.

Në këto momente të rënda, familjes Bytyçi dhe të gjithë të afërmve të tij ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

I paharruar qoftë kujtimi për Nazmi Bytyçin!

Kryetari i Komunës Ilir FERATI

Komuna e Istogut iu bashkua protestës së Asociacionit të Komunave të KosovësSot, u mbajt protesta e organizuar nga Asoci...
01/09/2026

Komuna e Istogut iu bashkua protestës së Asociacionit të Komunave të Kosovës

Sot, u mbajt protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë protestë mori pjesë edhe Komuna e Istogut, e cila shprehu përkrahjen për kërkesat e Asociacionit të Komunave të Kosovës në mbrojtje të interesave të komunave dhe qytetarëve.

Në mesin e përfaqësuesve të Komunës së Istogut të pranishëm në protestë ishin Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Enver Rugova, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Përmes kësaj proteste, komunat e Kosovës kërkuan mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës së përvojës së punës prej 0.5% nga buxheti i nivelit qendror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe respektimin e autonomisë lokale.

Komuna e Istogut e përkrah këtë iniciativë institucionale të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kërkesat për trajtim të drejtë të komunave nga niveli qendror.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të pushtetit lokal dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

1 Shtatori nis me vizita në të gjitha shkollat e Komunës së IstogutMe rastin e 1 Shtatorit, ditës së parë të fillimit të...
01/09/2026

1 Shtatori nis me vizita në të gjitha shkollat e Komunës së Istogut

Me rastin e 1 Shtatorit, ditës së parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Naim Behlulaj, kanë vizituar sot të gjitha shkollat e Komunës së Istogut.

Gjatë vizitave, Nënkryetari Ademaj dhe Drejtori Behlulaj uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa takuan edhe drejtorët e shkollave, me të cilët biseduan për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Në këtë ditë të veçantë për nxënësit, u përcollën urimet për një vit të suksesshëm, me rezultate të mira, punë të palodhshme dhe arritje të reja.

Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve arsimore, do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe krijimin e një mjedisi sa më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Urime 1 Shtatori dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët dhe stafin e institucioneve arsimore të Komunës së Istogut!

NJOFTIMTë nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se shërbimi emergjent i QKMF-së në Istog ka filluar punën në objektin e Shtëpisë...
31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se shërbimi emergjent i QKMF-së në Istog ka filluar punën në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Istog.

Ky ndryshim bëhet përkohësisht, deri në përfundimin e ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së në Istog.

Për çdo nevojë për shërbim emergjent, ju lutemi të drejtoheni në lokacionin e përkohshëm, në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Istog.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe.

Sot, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut, u mbajt një takim i përbashkët me fermerët dhe sh*tësit e tregut, me që...
26/08/2026

Sot, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut, u mbajt një takim i përbashkët me fermerët dhe sh*tësit e tregut, me qëllim të dakordimit për hapjen e tregut të ri dhe procedurat e nevojshme administrative.

Në takim u diskutua për organizimin e tregut, kushtet e funksionimit dhe hapat administrativë që duhet të ndiqen për të mundësuar fillimin e punës së tij.

Pas diskutimeve, u dakordua që tregu i ri të hapet më 5 nëntor 2026, duke krijuar kushte më të përshtatshme për fermerët, sh*tësit dhe qytetarët.

Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, dhe Nënkryetari Genc Ademaj, të cilët u shprehën për rëndësinë e bashkëpunimit me fermerët dhe sh*tësit për funksionalizimin sa më të mirë të tregut të ri.

Komuna e Istogut do të vazhdojë me procedurat e nevojshme administrative dhe organizative deri në hapjen e tregut.

NJOFTIMNjoftohen zyrtarët e Komunës së Istogut dhe qytetarët se nesër duke filluar nga ora 11:00, në objektin e Komunës ...
26/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen zyrtarët e Komunës së Istogut dhe qytetarët se nesër duke filluar nga ora 11:00, në objektin e Komunës së Istogut do të zhvillohen stervitje nga KFOR-i.

Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë lëvizje të personelit dhe mjeteve të KFOR-it, ndaj lusim zyrtarët dhe qytetarët të mos shqetësohen, pasi bëhet fjalë për një aktivitet të planifikuar dhe rutinë.

Faleminderit për mirëkuptimin.

U mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së IstogutSot u mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Legjislacion...
20/08/2026

U mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Istogut

Sot u mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Legjislacionit të VIII-të të Kuvendit të Komunës së Istogut, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Enver Rugova.

Në mbledhje mori pjesë Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, së bashku me ekzekutivin dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, të cilët ishin të pranishëm në këtë seancë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua Raporti i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, breshëri, i datës 20 korrik 2026.

Në mënyrë të veçantë u shqyrtua gjendja e dëmeve të shkaktuara në territorin e Komunës së Istogut, me fokus dëmet e pësuara nga fermerët dhe kulturat bujqësore.

Pas shqyrtimit, raporti do t’i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të mëtejmë institucionalë dhe vlerësimit të mundësive për mbështetjen e fermerëve të prekur.

Komuna e Istogut shpreson që Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes institucioneve përkatëse, do t’i përgjigjet kësaj situate dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për fermerët që kanë pësuar dëme nga breshëri.

Komuna e Istogut do të vazhdojë të angazhohet dhe të bashkëpunojë me institucionet qendrore për adresimin e dëmeve dhe mbështetjen e fermerëve të prekur.

Nesër mbahet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Legjislacionit të VIII-të të Kuvendit të Komunës së IstogutNë rend dite është:...
19/08/2026

Nesër mbahet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Legjislacionit të VIII-të të Kuvendit të Komunës së Istogut

Në rend dite është:

1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësia Natyrore, breshëri, të datës 20.07.2026, në Komunën e Istogut.

Address

Rruga Fadil Ferati 121
Istog
31000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

038/ 200 43 814

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share